Epilog 2

3.1K 200 538
                                    


Tirane, nentor, 2019

Dera e klases u hap vrullshem, as u mor mundimi te trokitej. Viola ngriti koken nga regjistri e pa kinse shtrember nga ai.

-He Nikolas, me futesh edhe si pasha per me teper? Te cohemi edhe nga vendi per ty?-kryqezoi duart ne kraharor dhe e pa me nje vetull te ngritur.

-Ti jo zyshe. Tjeret po, taksirat e kane.-i dha nje buzeqeshje te madhe capkene e ajo luftoi per te mbajtur ate qendrimin e rrepte.

- Je 20 minuta me vonese. Perjashte.-i beri me dore nga dera por djali vec qeshi me nje shkundje te kokes.

-Jam ne kohe tani?-hapi canten e nxorri qe aty te nje trendafil te bardhe. Ja zgjati duke i shkelur edhe syrin per me teper. Viola vec shkundi koken duke qeshur. Ndonjehere nuk i besohej dot sa trazovac ishte ky femije.

-Tani u bere 10 minuta me vonese.-i mori trendafilin me nje mbledhje te supeve.

-Tani besoj se u bera fiks?-nxorri nga canta edhe nje cokollate e Viola vendosi doren ne fytyre.

-Femije i poshter.-shkundi koken ne mosbesim. Ama, e dinin te gjithe qe ajo kishte njelloj afeksioni te vecante per Nikolasin.

-Po me mos me thuaj ashtu se mi preve shpresat fare.-u shtremberua ne fytyre tjetri.

-Shko ulu te shoket e mos bej llafe. Shpresat e tua. Budalla.-tha gjoja serioze.

-Po pse mi zyshe? E di cfare cifti do benim ne ee? Bombastik fare. Kujdes ke refuzon, jam cuni me king i shkolles. -tha tere seriozitet e shoket e tij filluan te qeshnin.

-Une si mami yt po qe bukur do dukeshim.-u shtuan te qeshurat edhe me tej.

-Ejjj...dashuria nuk njeh moshe. Mos ma thyej zemren time te shkrete. E di zyshe, sa te pashe, brenda rashe. A di sa e bukur qe je? Ku di une, si engjell tamam. -tha me nje ze enderrimtar tjetri.

-Zyshe, budall budall Niku po qe mire e ka. Na ecen dita mbare kur te shohim.-mbeshteten nxenesit e tjere. Kjo ishte padyshim klasa e saj e preferuar.

-Shko ulu te shoket se na bere corap.-pa serish rrepte Nikolasin por ai shtremberoi fytyren.

-Ja se po ulem ketu.-mori karrigen prane kompjuterit me te afert dhe e afroi tek banka e Violes. U ul si pa te keq.

-Te kam llastuar shume une ty me duket.

- Mendoj se thelle thelle, ndien te njejten gje si une.-vazhdoi me karagjozlleqet e tij e ajo rrotulloi syte merzitshem.

-Pse nuk shkon tu besh karizmatikun shoqeve te tua?

- Jua kam bere boll atyre, mos ma qaj hallin. Saqe nuk me shij...-nuk e mbaroi dot fjalen pasi nje ze i terhoqi vemendjen.

-A ka mundesi te mos me rrish si panorame para tabeles? Nuk po shikoj asgje nga ato qe ka shkruar zysha.

Viola vendosi buzen ne gaz. Nikolasi ngriti vetullat i argetuar.

-Oooo, kush foli. O Bardha moj.-ngriti zerin me te madhe. E te tere perqendruan vemendjen tek ata.

-A mund ta qepesh? E kam Bianka.-ju kthye e irritiuar.

-O zemra, jam shqiptar une. Flas shqip. E po te kishin qene atdhedashes ata te shpise tate, ta kishin vene Bardha. Po snuk...duhet me u cu Gjergji nga varri me mallku shqiptaret qe harrojne gjuhen e vet.-tha me ze dramatik.

- Se ti e ke shqiptar ne fakt.-u hodh gjithe ironi.

-O emer universal ky. Nuk eshte se kam emer ngjyre italisht . Nuk quhem Bianko.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now