Edhe Argenti, edhe Xhoni e vune re qarte gjendjen e tij ate nate. Si rrallehere, Xhoni nuk hodhi asnje nga ato kunjat e tij. Thjesht doli per ca e kur u kthye, kishte ne qese shishe te ndryshme alkooli. Vodka, uiski edhe gjin.
-Kjo vodka eshte e qelbet po te pakten te zen.-komentoi e dy te tjeret vendosen buzen ne gaz.
-Rakise i vjen anash.-shkundi koken Argenti e u cua per te sjelle tre gota.
-Kete rakine e ke patur perhere si maloket o Gent.- kujtoi kohet e vjetra Klausi.
-Xhoni ma futi ne qejf per here te pare kur me solli nje raki nga fshati. O tritol po te them. Nuk e ndieje per ca sekond te mira. Mirepo pastaj aq te digjte saqe te behej te kerceje pupthi.
-Ti si idiot e ktheve e gjysmen e shishes pernjehere se nuk po ndieje gje si fillim. Nuk e harroj si fillove ti bije me grusht kraharorit pas disa sekondash. Flake u bere.-shkundi koken duke qeshur Xhoni. -E prape, te mbeti fiksim.
-Ore , ishte emocion i gjalle. Asgje edhe pastaj buuum, shperthim. Nuk me kishte emocionuar jeta sa me emocionoi ajo raki asokohe.( Edhe mua Gent, edhe mua. Prandaj jemi shpirtra binjak ne.)
- Emocionin e hengra une se pasi perfundova duke vjedh gjithe bidonin e madh. Me nxorri plaku jashte ate nate. Q*ja robt, me mire vrite sesa preki rakine.
- He o burre se te hoteli i punes fjete. E me ca me thane te puna ne mengjes, nuk kishe fjet vetem. -u hodh Genti e Xhoni qeshi me te madhe.
-Kohe te bukura.-tha me njafere nostalgjie te trishte.
-Kohe te bukura.-perseriti Genti me te njejten nostalgji.
-Epo kjo jete qenka mut.-plasi Klausi me revolte.- Te mbajme kujtimet se te tashmen nuk e kemi gje.-hapi shishen e vodkes dhe i mbushi te treja gotat.
-Me mire do behet.-ngriti goten Genti.
-Hajt ishalla.-e toku Klausi.
-Zakonisht, me mut behet.-doli kundravajtje Xhoni e dy te tjeret ulen gotat menjehere, duke refuzuar ta rroknin me te tijen.
- Vallai une nuk e perballoj dot po u be me keq se kaq.-solli nepermend edhe njehere tjeter shkaterrimin qe kishte qene kjo dite.
-O Klaus...ca ke ne dore, je tu e bo.
-Nuk po mjafton o Gent.-perplasi goten e mbaruar ne tavoline.
-Me m'pyt mu, shko drejtoja iher pistoleten ne lule te ballit me doktor e infermier. Mbase bejne mrekulli. Krejt bejne mrekulli kur i thua se do i cosh ke te shumtet. -serioziteti me te cilat i tha ato fjale, beri qe Klausi dhe Genti te shperthenin me te qeshura.
-E ke thene nje fjale dikur mor Gent. Robt me serioze te shkrijne duke qesh. -tha mes te qeshurash.
- Orti, ti ndash shkrihu, ndash ngrihu. Une seriozisht e kam. Nejse. Heren tjeter Klaus , kur te futemi me vjedh, vish ndonje perparese doktori. Ndihesh i ndershem, edhe humanitar per ma teper kur vjedh me perparese te bardhe. -ne forme tallje ama ja kishte dale te plaste nje te vertete te fuqishme.
- Bote hajdutash. Titullin e mbajme une dhe ti ama Xhono.-mblodhi supet.
-Per ne Shqiperi, mu ma mire te me thone skifter se doktor e gjykates. Uff, e kam krenari skifterizmin une para atyre. -tha me nje bindje qe nuk e luante topi.
- Aman , te me thone ca te duan. Te sherohet ajo pa...-mbushi serish goten.
-Hajt o burre se Zoti eshte i madh.-keto fjale prej Gentit bene qe Xhoni te derdhte vodken qe kishte ne goje nga e qeshura.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...