-Mos me rente ne dore!-bertiti duke turfulluar si i cmendur nderkohe qe bente ecjake.-Po burre eshte ai? Ai po fut femijen ne pazaret e veta. Po e meriton ti thuash burre atij?-perseriti serish, duke ngrene grushtin me dhembe.
-Klaus...-i terhoqi vemendjen por me kot. Ai nuk kishte te qetesuar.
- Po ai varika*si tjeter? Me telefonata e gjen nusen ai shkerdhata? Ate ngordhsin do e bej pilaf, nuk ka Zot qe e shpeton prej dores time. Ore, kam per ti q* robt, do ja nxjerr shpirtin per hundesh. Qe ta kuptoje mire se nusen e kujt do te marre me force. Se do ja fal atij une vajzen qe kam kaq kohe qe e dua si i cmendur. Jojo, merre me mend...-qeshi pa asnje humor e i ra ballit me shpulle.-...une ketu duke pa enderra me sy hapur se kur do martohemi bashke e na del ai si bukurosh me i bo punet per dy dite. Ore, kam dy vite une pas teje e nuk po gezoj si meritoj femren qe dua me kete mut largesie. E cohet ai si gjel, hajde se po i kerkoj doren une, vejme unazat. Ja kepus te dyja duart une atij, ta veje unazen ku ti ngelet gisht mbrapa.-nxorri ne te njemijten e sekondit, pa kontrolluar as pak se cfare po nxirrte e cfare nuk po nxirrte nga goja. Fjalet banale perpera femrave nuk kishin qene asnjehere ne tipin e tij. Mirepo, ku dreqin kishte tru per te menduar ai per fjalor e edukate me keto qe i kishin degjuar veshet. Le qe Xhoni e fjalori i tij kishin bere te veten njehere.
-O Klaus...-i terhoqi vemendjen serish. Serish pa vlere. Ai as po degjonte me. Thjesht po nxirrte tym.
-Ti rri e qete. Neser me ke aty. Edhe thuaji atij...atij mutit qe ke per baba...-nuk arriti te permbahej dot per ta quajtur ne ate menyre. Realisht donte te thoshte gjera 100 here me te shemtuara se kaq. -...thuaji qe do vij une neser. Edhe ti lajmeroje dhe ata qe do ta fejoje vajzen me dike tjeter. Se po nuk desh ai, i lajmeroj une bukur. Edhe per te miren e tij...PER. TE. MIREN. E. TIJ...-i theksoi dhe i ndau mire keto fjale.-...mos te ta preke fijen e flokut me dore se nuk pyes me se eshte babai yt. Erdha e pashe se ke qofte edhe nje gervishtje, le te te te kete gervishtur macja ty...une ate e shqyej. -asnjehere nuk do e kishte besuar qe syte e tij te embel e capkene mund te erreshin ne nje menyre te tille e te dukeshin kaq kercenues.
Disa lote te tjere i rrodhen vetvetiu. Sa turperohej perballe tij. Kaq e dobet dhe e pavlere, nuk kishte per tu dukur me kurre ne syte e tij. Per kete ishte e bindur. E dhimbshme sesi pikerisht gjaku e mishi saj, kembengulnin ta zhysnin ne kete menyre. A nuk supozohet te te ngreje gjaku yt? Te mos te te lere kurre te rrezohesh?
-Viola , ca ke?-zbuti zerin me te vene re gjendjen e saj. Dukej aq e thyer, aq e trishtuar. E ai nuk ishte prane saj qofte edhe per ti dhene nje perqafim ngushellues.
-Thjesht...thjesht...-shtrengoi syte mbyllur e shkundi koken.
-O Lejla...-i dha nje buzeqeshje te vertete.- Mos e ndiej ti turpin e te tjereve. E di qe je shpirt njeriu, ama mos u turpero ti se kjo bote eshte plot me kafshe. Po te pyesesh babin tat, ai as ndien nje fije turp. Po ti ca ke?-tha lehtshem, duke lene pas ate nervozizmin e tij e duke i kushtuar rendesi asaj.
-Ore...popo...-ju dridh buza.-Eshte e frikshme te mos kesh asgje ne dore. Dua te them...ja ku do ishe ti dikush me i keq, ose qe me do me pak e nuk do vije? Po atehere ca do beja une? Ore, me dhemb te di qe veten nuk e shpetoj dot. Jo se do e pranoja une...asnjehere ne bote. Mirepo...ufffff.-shfryu e lodhur duke menduar gjithcka. Ishte Flavio ne mes. Flavio i saj i vogel qe nuk e dinte fare qe babai i tij po luante edhe me jeten e tij, edhe me jeten e te motres per egoizmin e tij. E per Flavion e saj, ajo do te kishte bere gjithcka.
-Nuk eshte faji yt. Hajde tani, mos qaj. Ne do fejoheshim se do fejoheshim. Hajt mo, e bejme me sherr kete pune. Pune e madhe fort. Vecse nje gje po ta them ama...une vajzat e mia nuk i le te rrine me ate gjysh. Jojo, keq mos te te vije. Nuk ka pune ai me femijet tane. -tha me sy te zmadhuar e ajo buzeqeshi permes loteve.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...