Akoma nuk kishte zbardhur kur djemte u nisen per rruge. I qe dashur lufte te zgjonte Xhonin nga gjumi. Ky i fundit si rrallehere, shume e kishte dashur gjumin e tij ne kete dite. E ato te sharat qe i kishte perhere ne maje te gjuhes, nuk ja kishte kursyer. Sidomos kur i qe dashur te dilte nga shtepia, pa pire edhe nje kafe per te hapur syte. Rezultati; ishte me i nervozuar e me grenjar se kurre. Qe pa dale dielli. Ishte i lumtur qe nuk do te ishte me te per pjesen e mbetur te dites.
Nuk do te udhetonin bashke. Xhoni do ti binte gjate. Do shkonte me makine ne Shqiperi, duke i rene nga Kroacia. Ne makine kishin shume para e florinj te vjedhur e per shkak te manipulimeve qe ishin bere me vulat e pashaportave , ishte veprim idioti te futej ne kontrollet e aeroporteve.
-E ja q*fsha robt kesaj pune! Ca nuk kam bere per bythen tate.-i gjuajti pas qafe.- C'do me q*het kocka ne timon tani.
-He mor burre se ta ben Zoti mbare.-nuk ja kurseu edhe te talluren per me teper.
-Mos ma permend edhe ate robshin se te zbrita nga makina, futja vrapit per ne aeroport pastaj. Edhe lartmadheria e budallenjve me duhej per sot. -i ra ballit me shpulle.
-He Xhono, gjallerohu se nuk do ja shohesh me bojen ketij shteti.
-E the nje gje me mend. -pastaj hapi xhamin e makines e nxorri koken jashte. Rriti shpejtesine e bertiti me sa i dha fyti.-UOOO SHTET KURVE, U FALA ME TY.-me pas riktheu vemendjen ne timon e fishkelleu fort. Klausi shkundi koken duke qeshur. E cuditshme sesi ndiente qe do ti mungonte ky maloku per te cilin kishte ndjere nje antipati te fuqishme qe naten e pare kur e kishte takuar. Por kishin ndodhur pafund gjera dhe Xhon Gega e kishte deshmuar te ishte burre me parime te forta, nga ata qe nuk e kane problem te vdesin per besimet e tyre. Dhe ai terbimi i tij, ajo adrenalina e euforia e tij e cmendur...kishin qene pikerisht keto qe ja kishin shpetuar lekuren ne me shume se nje rast. Do ta respektonte perjete kete njeri se per te kishte bere shume.
-Kur me qahesh per Italine, as nuk dua ta imagjinoj si do ndihesh per Angline. Hic nuk me terheq ai vend. Shume monoton e depresiv. -komentoi me supe te mbledhura.
-Po si te shkeli Xhon Gega ne te, del monotonia per dritareje mor shok.-u krekos, dukshem ne ne humor se qepare.
-Do e terbosh edhe Londren, nuk ta qaj hallin. -tha me siguri.
-Jah. Kam ndermend te behem i urte.-tha me ton serioz e Klausi qeshi me te madhe. Cdo gje mund te imagjinonte, por vec nje Xhon te urte, kurre.
-Vec ruhu se po na bie ne biruce aman. Se nuk ka kush me hedh leke fuqishem ne dasem.
-Jam knaq boll me burgun per kete jete.-tha me nje emocion te padeshifrueshem ne zerin e tij.
-Sa ke bere fiks?-u ndje me kurioz se kurre per jeten e tij.
-4 vite e gjysem. Isha 20 e gjysem kur hyra. 25 i mbusha atje. Eh, vitet me te bukura te jetes ne burg. Pune muti.- shkundi koken. Ndjeu nje keqardhje te thelle per te. Nuk duhej te kishte me keq per nje djale te ri, te ngryste ne qeli vitet me te bukura te jetes.
-Po a nuk te dhimbset vetja qe nuk le lloj-lloj ngaterrese pa bere? Ja ku shkon prape atje?
-Or shok...ta kesh prej Xhonit. Ne kete jete e ha me shume kur je budall sesa kur je i keq. Mua vitet me te bukura te jetes mu dogjen per budalla, jo per i keq. Nejse, i keqi vetes isha une.-as nuk e ktheu shikim nga ai kur tha keto fjale.
- Dukesh qe e ke kaluar keq ate pjese.-tundi koken bindshem. Mbase prandaj ishte ky burri i ashper qe njihte sot.
-O vari lesht burgut se per burra eshte. Mu dhembi sedra me shume. Jojo, asnjehere nuk ka per te me dhembur sedra ndonjehere me shume. Te besh 4 vite e gjysem per nje budallallek te tille. Nxija jeten. -fishkelleu serish.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...