Itali
Ktheu goten me fund dhe e perplasi fort ne banak. Nuk dinte te thoshte se e sata ishte per kete mbremje. Numerimin e kishte humbur e megjithate, alkooli nuk kishte qene kurre kaq i padobishem sa sonte. Shfryu rende e shtrengoi syte mbyllur, duke dashur te hiqte ate imazh qe kishte dite qe e semurte.
-Eshte fillimi akoma, ja nxifsha jeten.-peshperiti me veten.
Mirepo, fillimi nuk kishte qene kurre aq i veshtire sa tani. Gjithcka po shkonte tatepjete ne familjen e tij. Dhe kjo gje po e vriste. Ledia po e vriste me trishtimin e friken e saj para cdo seance kimioterapie. Po e vriste ngjyra e semure e fytyres se saj. Po e vriste dobesia e saj. Dhe mbi te gjitha po e vriste tmerri semos ajo nuk do ja dilte.
Prinderit e tij ishin shkaterruar. Koka ju vlonte per cdo gje. Pervec shkaterrimit qe ndienin per Ledian, kishin hallin e punes, hallin e Beltit qe e kishin lene ne Durres tek xhaxhai. E mbi te gjitha, nuk e zhduknin dot nje sekonde nga koka mendimin se u duhej te gjenin nje shume marramendese parash, se nga ku, nuk e dinin.
E per here te pare ne jeten e tij, nuk ishte me i sigurte per asgje. Per here te pare ne jeten e tij, po i rezultonte e veshtire te ruante pozitivitetin e optimizmin. Te shikonte vete shpirtin e tij te vuante neper ato seancat e shemtuara te kimioterapise e te humbiste fuqi dita-dites, vertet qe po rezultonte derrmuese per te. Ama prape, ishte aty per ti shtrenguar doren Ledias, per ti dhene force e moral, per te mos e lene vetem ne ato momente. Nuk do lejonte kurrsesi qe trishtimi i tij ta privonte Ledian nga mbeshtetja e te vellait. Ajo ja thoshte perdite teksa i shtrengonte doren. Fale Zotit qe je ti ketu me mua. Dhe me pas i buzeqeshte. Ajo buzeqeshte me force e vendosmeri ne syte e saj e papritur, bota behej serish e Klausit. Asnjehere nuk kishin qene kaq te cmueshme buzeqeshjet e dikujt per te. Ai ndiente se mund ti vinte flaken botes , thjesht per te bere nje spektakel dritash qe Ledia e tij te buzeqeshte.
Mirepo pastaj i dhimbte koka per tjetren. Qe i duheshin para e i duheshin shpejt. E ai thjesht nuk kishte as kohe, as energji dhe as koke per te menduar per to, nderkohe qe nuk donte qe Ledia te ndihej vetem ose me motivimin e rene pertoke qofte edhe nje minute per sa kohe ishte zgjuar. Babait i duhej te kthehej ne Durres te nesermen. Punen nuk e hidhnin dot ne kosh familjarisht e ai nuk kishte mundur te merrte me shume se 2 jave leje.
Nuk e kishte perjetuar kurre kete lloj ndjesie. Nje deshperim i thelle ne qenien e tij. E mbi te gjitha, as Violen nuk e kishte prane. Se ajo ja dilte perhere ta bente te mendonte per gjera te bukura me pastertine e ciltersine e saj. Ajo ja dilte ti jepte mje mbeshtetje te madhe vetem duke qene aty, vetem duke buzeqeshur. Bisedat me te ishin pjesa me e bukur e dites se tij ose me sakte, e vetmja gje e bukur.
Ashtu, i perhumbur e i dallsdisur ne boten e tij te mendimeve, thjesht shikonte nga gota e tij e zbrazur, duke pyetur veten nese duhej te kerkonte nje tjeter apo ta linte me kaq. Sapo u be gati te porosiste nje tjeter, ndjeu nje te rrahur dore ne supin e tij e u kthye te shikonte me vetullat e mbledhura ne konfuzion.
-O Klaus djali!-qene keto fjale e nje buzeqeshje e ngrohte qe arriten te mbillnin nje buzeqeshje te sinqerte ne fytyren e tij. Perballe qendronte pikerisht nje nga miqte e tij me te mire.
-O kush doli. Ishim bere per mall mor Argent. U be ca, u be.-u cua nga stoli i tij e shkembyen nje perqafim mes tyre.
-Ore, kam njefare kohe qe te shikoj nga larg po nuk po me mbushej mendja qe ishe ti. Cne ketej ti? -u duk konfuz tjetri.
-Te kisha thene kur ike qe edhe njeri nga xhaxhat e mi jeton ketu. Nejse, pune te gjata. Po ti cne ne nje klub njehere? A duhej te vije ne Itali qe te kujtoheshe se je i ri ee?-ngriti zerin e me pas vendosi buzen ne gaz teksa kujtoi tere heret qe ai i kishte kembengulur te shkonin neper klube dikur por Genti rralle ja kishte bere qejfin.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...