26

2.2K 155 98
                                    

Durres , qershor 2015

Vapa kishte filluar tmerrshem ne qytetin e Durresit. Sa nuk po i binte te fiket pasi doli nga urbani ate dite. Perdreq, ishte dhe ora 3 e drekes edhe urbani kishte qene thjesht i paperballueshem.

Ndaloi per pak ne krye te ktheses se saj, mori fryme thelle e i fryu fytyres me te dyja duart. Dielli i kishte rene ne koke dhe ishte e sigurte qe faqet i qene bere si domate. E urrente vapen me gjithe shpirt.

Si e mblodhi pak veten, u kthye vrikthi per ne anen tjeter, teresisht e shkujdesur per te pare nese kishte patur njeri afer. Dhe ne fakt, kishte patur. U perplas fort me dike, me nje mashkull me sakte e shtrengoi syte mbyllur nga turpi per nje moment. Pse dreqin nuk i hapte syte ne rruge?

-Uoo...je mire e?-degjoi ate te fliste e ndjeu duart e tij tek krahet e saj, si per ti ruajtur balancin.

Menjehere beri tutje dhe tentoi te shikonte ne fytyre te panjohurin. Por rrezet e diellit qe i binin ne sy, sikur e pengonin. Reflektivisht, mbylli njehere njerin sy e me pas tjetrin derisa me pas vendosi doren siper syve, si nje hije per to. Kur me ne fund pa nga ai qe kishte perballe, vuri re nje shprehi te argetuar fytyre nga gjestet e saj.

Ishte i ri, diku ne mes ose ne fund te te njezetave. Me nje pale sy blu te thelle, me floke bjonde ne geshtenje e me tipare te pjekura si dhe me gjatesine e tij, nuk kishte te mohuar qe ishte i pashem. Te shumta do te ishin femrat qe do e pelqenin per nga pamja. Mirepo, jo ajo. Viola mbaronte pas tipareve zeshkane, syve te karamelte, buzeqeshjeve rrezellitese. Asgje tjeter perpos ketyre nuk i hynte ne sy.

-Me fal se nuk e kisha mendjen.-tha sjellsjem pa e pare me gjate.

- Nuk ka problem.- e veshtroi pak me gjate sec Violes do ti kishte pelqyer.

Vec e qasi me nje tundje te vockel koke e nxitoi larg tij. Ata syte e tij analizues sec i jepnin nje parehati ne fund te stomakut. Mbi vete nuk i donte me gjate. Rrudhi vetullat tere rruges. Ajo mund te betohej se ai ishte fytyre e pare. Diku duhet ta kishte pare. Por se ku, nuk dinte te thoshte. Mbase ishte thjesht ndonje banor i lagjes.

Erensi vec pa nga vajza qe thuajse po ja fuste vrapit larg nga aty. Shkundi koken me nje nenqeshje. Asnje shenje njohjeje nuk kishte pare ne fytyren e saj. Por ai e kishte njohur menjehere, sigurisht qe po. Kishte patur endrra te medha djaloshare me ate vajze dikur.

-Sa nuk paske ndryshuar fare moj Viola.-murmuriti me mosbesim.

Kishin kaluar me shume se 6 vite ama. Dhe njeriu priret te mendoje se me kalimin e viteve, pafajesia zhduket nga ata. Por Viola vazhdonte te kishte te njejten bukuri engjellore e rrezellitese, te njejtet sy te shkruar , gjithe pasterti e ciltersi, te njejtat faqe te kuqe si atehere kur kishte qene 15 vjece. Pastaj edhe ato gjestet e saj feminore qe e jepnin qarte mungesen e saj te djallezise. Serish e njome e delikate ama nuk mund te mohohej qe tiparet i ishin pjekur e kishte marre vertet hijen e nje femre qe do arrinte te bente edhe me te fortin mashkull te marrosej me nje shikim. Ajo aura e saj sikur te ftonte ta perqafoje ngushtesisht e mos ta lije te ikte kurre .

Tani po kuptonte kembenguljen e nenes se tij per ta sjelle sa me pare ne Shqiperi. Qeshi me kete fakt. Si dukej, edhe asaj i kishin ardhur ne mendje ato endrrat e te birit me tu kthyer ne Shqiperi 2 muaj me pare.

Nese nuk do ishte larguar per ne Gjermani ne moshen 22 vjecare, do te ishte i martuar me Violen tashme. Mbase do te kishte edhe ndonje femije. Fundja, ai kishte qene duke pritur vetem sa ajo te rritej fare pak per ti kerkuar doren tek i ati. Dhe ky i fundit do te ja kishte dhene. Sigurisht qe do ta kishte bere. Behej fjale per djalin e shokut te tij te ngushte fundja.

Por gjerat kishin rrjedhur si kishin rrjedhur. Ata ishin larguar familjarisht per ne Gjermani e familja e Violes kishte ardhur ne Durres. E gjithcka kish mbetur si nje delir djaloshar qe as nuk ishte kujtuar. E megjithate, tani, pas perballjes me te, Erensit ju kujtua fare mire ajo vajza qe dikur e studionte me kujdes cdo dite sapo dilte nga shkolla. Akoma i kujtoheshin ato gershetet e saj te gjate, gershete qe ajo i mbante tere kohes deri ne klase te nente.

Kureshtja ju zgjua se tepermi. Gjithmone kishte besuar qe babai i saj duhet ta kishte fejuar tashme. Koka i dihej atij burri. Por e ema nuk pushonte ne telefon duke i thene qe vajza ishte akoma e lire e se ishte yll drite, me tera te mirat e nje sere romanesh te tjera.

Gjithsesi, pikepyetjet do merrnin pergjigje me rradhe. Nuk kishte pse e vriste mendjen. Fundja, per nja dy muaj te mire, nuk kishte pune tjeter. Pastaj, jo me larg se te nesermen do te ishte per vizite ne shtepine e saj.

******

-Shhh, me kujdes Viola. Ka ardhur Petriti . Hyr brenda e pershendeti, bej dy llafe muhabet e me pas shko ne dhomen tende. Kujdes ca thua e ca ben. Ruhu mos bie ne sy per keq me ndonje veprim. -e porositi e ema para se te shkelte kemben ne pragun e deres.

U fut ne dhomen e ndenjes me nje gjysembuzeqeshje te sjellshme. Xhaxhi Petritin e gruan e tij i kishte takuar edhe me heret keto 2 muaj. Si kuptonte te gjitha keshillat e te emes.

Nuk ishte pergatitur te shikonte nje person te trete ne dhomen e ndenjes. Aq me pak te shikonte tipin me te cilin ishte perplasur diten e kaluar. Me ta pare te ulur ne divan, duke biseduar me dy burrat me te medhenj ne moshe, kuptoi se pse i ishte dukur fytyre e pare. Ishte djali i xhaxhi Petritit. Ata kishin jetuar ne nje fshat dikur. Por ai dukej ndryshe nga ai imazhi i vagullt qe asaj i kishte mbetur ne kujtese.

-Mire se erdhet!- i dha doren xhaxhi Petritit njehere, gruas se tij e me pas djalit te tyre. Ky i fundit ja shtrengoi pak me gjate se c'duhej, gje qe asaj nuk i pelqeu. Viola nuk dinte te thoshte pse ama nuk kishte aspak ndjesi te mira per kete person.

- Mire se ju gjetem.-e pershendeten ne kembim.

Gjate gjithe kohes ndjeu shikimin e te atit mbi veten. Nje ndjesi ankthi e pushtoi e nuk deshi gje tjeter vecse te zhdukej per ne dhomen e saj nje sekond e me pare.

Fatmiresisht, e ema i kishte shtruar kafet e te gjitha qerasjet e tjera e nuk do i mbetej asaj ajo detyre.

Thjesht i pyeti perciptasi per shendetin, punet e gjera te tjera te pergjithshme e kur u bind se ishte mjaftueshem e mund te largohej, pa nga e ema qe i dha nje shikim konfirmues. Sa nuk vrapoi per ne dhomen e saj me justifikimin se kishte per te studiuar. Syte e tij i ndjeu mbi veten teksa largohej. Por koken nuk e ktheu. Sigurisht qe jo.

Nxorri nje fryme te cliruar sapo mbylli deren pas vetes. U hodh ne krevat e nxorri celularin e saj.

Buzeqeshi kur pa se kishte nje mesazh nga Klausi. Gjithe ato ndjesite e keqija e mbytese sikur u larguan si me magji e filloi te shkruante me te. Ajo nuk do donte gje tjeter ne kete bote , vec ta perqafonte fort ne kete moment e te shikonte buzeqeshjen e tij unike. Njeriut sesi i lindte nje gezim i brendshem kur shikonte Klausin te qeshte.

Donte aq shume qe ky makth te perfundonte sa me pare per te gjithe. Te mund ti ktheheshin serish diteve te tyre te lumtura.

*****

Deren e dhomes se saj e hapi vetem per te shkuar ne tualet. Deshiroi te mos e kishte bere. Ne korridor u ndesh pikerisht me te.

- As me mbaje mbaje mend fare apo jo?-nuk hezitoi te fliste tjetri, duke gjetur rastin perfekt tani qe ajo ishte vetem.

-Jo. Nuk e kam gje kujtesen.-genjeu aty per aty.

15 vjece kishte qene kur e kishte takuar edhe Klausin per here te pare. E ajo mbante mend cdo detaj te atij takimi, cdo fjale qe kishte lene buzet e tij. Mbante mend cdo ndjesi qe ajo perballje i kishte lene.

- Une te kujtova sapo te pashe ama. Nuk ke ndryshuar shume.-komentoi por ajo shkundi koken.

-Jo, ashtu duket. Te gjithe ndryshojme. -kroi koken ne siklet. -Nejse se...-beri me dore nga dhoma perballe qe ishte ajo e prinderve.

-Se do studiosh.-perfundoi me buzen ne gaz tjetri e pergjigje ne kembim nuk priti por u largua per ne dhomen e ndenjes.

Kafshoi buzen e kroi koken pareshtur. Njeri i cuditshem. Gje e mire qe xhaxhi Petriti sec kishte permendur se nuk do rrinte gjate ne Shqiperi se kishte nje kontrate pune ne Gjermani.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now