15

2.6K 176 104
                                    



Leucemi akute.

Qe pikerisht kjo fjala qe e shembi pertoke familjen Hysa ate paradite. Dyshuar kishin qe ne momentin kur doktoret nuk e kishin lejuar Ledian te kthehej ne shtepi. Qe aty kishte nisur te jetonte mes tyre tmerri per shendetin e vajzes se vetme te familjes. Kishin kembengulur per nje sere analizash me specifike, per qene te afte te jepnin nje diagnoze te sakte. Mund te behet fjale per nje problem te thjeshte, mund te jete serioze...nuk mund ta themi pa bere analizat. Kishin qene keto fjalet e doktorit pergjegjes. Kishin shpresuar pafund. Qe te mos goditeshin aty ku me shume u dhimbtte.

E megjithate, kishin mjaftuar vetem keto dy fjale, per te rrezuar pa meshire te gjitha shpresat e tyre. Arta shpertheu ne te qara te pangushellueshme, Viktori plasi grushtet ne koke e Klausi mbeti ne vend, pa asnje fjale, pa asnje reagim.

-Ca do behet qe te sherohet?-kishte qene pikerisht ai qe kishte marre guximin te bente ate pyetje, duke e marre te mireqene se ajo do sherohej. Nuk do pranonte kurre gje tjeter. Ledia do sherohej edhe benin mire mos ti thonin ndryshe.

-Semundja eshte e eger, duke qene se zhvillohet me ritme te shpejta. Mire do ishte te ishte kapur akoma me heret. Ideja eshte qe do jete e veshtire. Nuk mund te garantohet asgje. Sepse varet nga shume faktore. Cdo organizem eshte ndryshe edhe reagon ndryshe ndaj semundjes apo trajtimit.

-A ka shpresa te pakten?-pyeti me zerin qe i dridhej Arta.

-Duhet te nise menjehere trajtimin. Ne fillim duhet ndjekur kimioterapia. Duhet shikuar si reagon trupi , a shfaq permiresime. Nese jo, lind nevoja per transplant te palces. Pas transplanit, vazhdohet me kimioterapine. Sherimi nuk eshte i garantuar.

- Mjafton te kesh te njejtin grup gjaku per te qene donator apo jo?-pyeti Klausi dhe doktori shkundi koken ne mohim.

- Nuk mjafton thjesht grupi i gjakut. Procesi eshte me i nderlikuar se kaq. Nevojitet perputhje e 'cell stem'. Edhe brenda familjes, shanset e perputhjes deri ne 35% jane. Sidoqofte, ne fillim duhet nisur me kimion. Mbase nuk do jete nevoja per te shkuar deri tek operacioni, ndonese frike kam se do jete i paevitueshem. Problemi eshte se Shqiperia nuk i ofron kushtet e duhura.

- Ta dergojme ne Itali. Kemi te aferm atje.-propozoi Agroni e Arta tundi koken pareshtur.

- Do jete shume e veshtire, per vajzen edhe per ju. Per te sepse duhet te pergatitet per nje lufte te vertete, te pakten per nje vit e mbase me shume. Do jete vertet konsumuese per te, edhe per ju si familjare ta shikoni. Do bjere nga gjendja fizike e nga ajo shpirterore e psikologjike. Por per ju...trajtimi eshte vertet i kushtueshem, shuma eshte cmenduri po te marrim parasysh nje familje normale shqiptare. -tha me keqardhje doktori , duke bere qe edhe njehere tjeter, te mbanin frymen si familje.

-Sa mund te shkoje?-pyeti Agroni.

-Shume. Sidomos nese behet operacioni. Mbi 100 mije euro eshte e sigurte. Shkon edhe me shume. Edhe 200 mije euroshin e kap nese haset ne veshtiresi e komplikime.

-Nuk ka problem. Do i gjejme diku.-as u thye aspak nga shuma marramendese Klausi. Asnje shume nuk ishte mjaftueshem e larte sa jeta e motres se tij per te.

-Jemi ne lufte me kohen. Duhet filluar sa me shpejt me procedurat e dergimit jashte. Thjesht pergatituni mire. Edhe njehere tjeter po e them; Ka per te qene e veshtire per pacienten. I nevojitet me shume se kurre mbeshtetja juaj, ne te gjitha menyrat e mundshme.

*****

-E keqja me e madhe eshte se do behesh qerose. -tha humorshem e i shtrengoi fort doren.

Ledia thjesht shikonte nga muri, me nje shprehi te fikur ne fytyre. Shokuese kishte qene per te te zbulonte se ishte dignostikuar me kancer. Kishte aq shume frike. E cuditshme sesi njeriu priret te mendoje se jeten e ka te garantuar. Shkaterruese kur gjendet perballe situatave qe i vertetojne se jeta eshte thjesht nje iluzion e se e vetmja gje realisht e garantuar ne kete jete, eshte vdekja.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now