Berlin, Gjermani.
Hodhi uje te ftohte ne fytyre, disa here. Por me kot. Nuk arrinte ta shuante kurrsesi zjarrin e loteve. Viole donte te ndalnin. Me nuk donte te qante. Por per dreq, nuk kishin te pushuar. Ajo sa nuk po mbytej. Donte te qante me ze. E nuk e kuptonte. A nuk lodhet valle njeriu duke qare?
Preku buzet lehte me dore e me pas, ashper me grusht. 2 muaj qe jetonte me te ne Berlin e ajo nuk kishte mundur te mesohej me prekjen e tij. Mbante mend heren e pare qe e kishte puthur. Kushedi pas sa shmangieve nga ana e saj, atehere e kishte lejuar. Se therritur trurit i kishte e lufta ishte e kote. Ishte i fejuari i saj. Ishte gjeja me elementare e nje cifti. Ajo thjesht kishte mundur te qendronte aty, pa bere asgje, duke qendruar komplet e ngurte teksa Erensi e puthte. Kishte luftuar me tere qenien e saj qe te mos e shtynte tutje, gje qe aq shume kishte dashur te bente. Me gjithe sforcon e shpirtit te saj, ja kishte arritur te qendronte deri ne fund te asaj puthje. Nuk e vinte me dyshim qe atij i ish kenaqur egoja ne maksimum qe e fejuara e tij nuk dinte te puthte. Nuk e dinte qe nuk ishte ky rasti. Se ajo te puthte, shume mire kishte mesuar. Nga me i miri. Por vetem mesuesin e saj dinte te puthte e asnje tjeter.
Klausin qe i shikohej ne sy sa here behej gati per ta puthur. Klausin qe e bente te ndiente emocionet e puthjes, pa ja prekur akoma buzet. Klausin qe e bente te treste tere boten me puthjet e tij, qe i priste frymen vetem per ti dhene nga e vetja. Klausin me ate shikimin camarroķ e ato budallalleqet perverse qe i peshperiste ne vesh pasi e puthte. Klausin qe tallej kur ajo dukej si domate ne fund te cdo puthje. Klausin qe pavaresisht se ne ato pune ishte mjeshter , ne sy i shkelqenin perhere disa shkendija te forta , sikur te ishte duke provuar edhe ai per here te pare ndjesine e nje puthjeje.
Viola ndiente se fare mire mund te vdiste nga gjithe kjo torture qe po kalonte shpirti i saj. Kishte arritur ne nje pike qe denonte gjithcka. E mbi te gjitha veten. Veten qe kishte guxuar te dilte pertej kufinjve te realitetit. Veten qe kishte guxuar te dashuronte nje personazh plot ngjyra si Klausi nderkohe qe vete kishte qene perhere personazh i nje filmi bardhe e zi. E ne kete moment, vetes i bente vec nje pyetje.
Kush ishte gabimi ne kete rast? Erensi apo Klausi? Nese nuk do te kishte kete te fundit aq thelle ne zemer e ne mendje, me te lehte do e kishte te mesohej me te parin. Madje edhe mund te arrinte ta donte. Fundja, ajo perhere kishte qene e paralajmeruar se fati i saj do te ishte ndonje Erens.
Ama, dreqi e marrte, ku kishte zemer ajo te quante gabim gjene me te bukur, me emocionuese, me pushtuese e me shperthyese qe kishte ndjere? Ku kishte zemer te quante gabim djalin me te bukur, karizmatik e camarrok qe kishte njohur? Ku kishte zemer te quante gabim njeriun me shpirtmire qe kishte njohur? Zemra refuzonte te quante gabim ate qe aq cmendurisht e kishte bere te rrihte.
Po nje gabim duhej te ishte ne kete mes, me patjeter. Se nese vuajtja e saj, nuk ishte nje denim, atehere cfare ishte? Per cfare po denohej valle? Mbase sepse e donte ne nje menyre te tille qe ne kete bote egoistash, nuk duhej dashur. Mbase prandaj po denohej me prekjen e padeshiruar te nje tjetri, qe e bente te ndihej tradhetare e atij qe vertet donte, pa qene e tille.
Pa reflektimin e saj ne pasqyre. Te gjithe e quanin 'e bukur si nje engjell' e Viola nuk arrinte te shikonte ate cfare ata shikonin. E ku dreqin ishte e bukura ne syte e saj te fshikur e ne buzen qe kishte harruar te buzeqeshte? Kaq siperfaqesore te ishin njerezit ne perceptimin e te bukures valle?
-E ta dinin njerezit se ne boten tende, te jesh e bukur eshte mallkim, mbase nuk do e lakmonin aq shume ate te shkrete bukuri.-i peshperiti vajzes ne pasqyre, vajzes me syte me te trishtuar te mundshem.
Keshtu i qe pergjigjur Erensi kur e kishte pyetur. Qe kishte zgjedhur ate se ishte e bukur. Keshtu i ishte pergjigjur edhe e ema kur sapo kishte hyre ne vit te pare, e kishte pyetur se pse ishin aq te ashper me te e nuk i jepnin asnjelloj lirie. Sepse je shume e bukur e te kemi merak se e dime qe nuk te lene djemte rehat. E gabon me ta po pate shume liri. Kishte qene kjo nje pergjigje qe e kishte lene aq pa fjale, saqe kishte stakuar ne vend. Edhe ato kerkesat e njepasnjeshme ne shtepine e saj...se vajza ishte e bukur si yll drite e flori nga sjellja. Dhe realisht... realisht asnje nuk e kishte njohur ne te vertete. As nena e saj. Vec ai po. Edhe ai si te tere njerezit, me sy kishte pare njehere. Ama ai nuk ishte mjaftuar me nje perceptim aq te ceket. Ai i kishte pare tere shpirtin.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...