48

2.4K 169 287
                                    

Familja Hysa ishte mbledhur ne tavolinen e ngrenies. Per here te pare pas 2 vitesh, te gjithe se bashku. Mirepo, mungonte ajo hareja e dikushme. Ledia, Klausi dhe Belti nuk po grriceshin mes tyre. Prinderit nuk kishin me cfare te qeshnin apo ku te nderhynin.

Ledia thjesht luante me ushqimin ne pjaten e saj, me shikimin e fiksuar vec tek ajo. Belti shikonte nga ajo dhe Klausi here pas here e me pas thjesht ulte koken. Klausi po hante normalisht, mirepo pa nxjerre qofte edhe nje gjysem fjale nga goja. Viktori dhe Arta shkembyen nje shikim mes tyre. Ishte Arta qe vendosi ta nderpriste ate cast heshtjeje.

- Ka qene e veshtire gjithe kjo periudhe per familjen tone. Por do e marrim veten. Me e keqja kaloi.-i buzeqeshi Ledias qe kishte aty prane.

-Po o mam.-vajza tundi koken duke u munduar ti jepte nje buzeqeshje ne kembim. Deshtoi mjerisht.

-Edhe ti more bir.-nderhyri Viktori e sikur ju njomen syte kur pa nga Klausi.-te na falesh o bir se te ra e gjithe barra ty ne supe. Nuk te takonte ty te rrezikoje aq shume.-ne kushte normale, Viktori do te kishte vdekur e djalin e vet nuk do e kishte lejuar te bente dicka te tille. Por ne ate situate qe ishin ndodhur, kishte qene Klausi i pari qe nuk njihte pengese e me pas nje prind i deshperuar per jeten e femijes.

-Eshte palidhje ky muhabet. Situata ishte e tille e u be me e mira. Ledian e kemi mire shyqyr, le ti leme keto te folura. -foli gjithe seriozitet.

-Mire, more bir, mire. Po ti dukesh qe je i lodhur, i tretur. Edhe per ne eshte e rende ti shohim femijet keshtu. Ke 3 4 dite qe ke ardhur e nuk ke ardhur ne shtepi. Nga ke qene more Klaus?-foli e ema kesaj rradhe. Se te mos vinte te familjaret qe kushedi sa kishte pa i pare, nuk kishte qene kurre ne tipin e Klausit. Burre e grua ishin shokuar nga ky veprim i tille. Ata, sikur nuk po shihnin djalin e tyre te perhershem ne kete tryeze.

-Verdalle. -mblodhi supet por kur u perball me shikimet e cuditura te tyre prej pergjigjes qe kishin marre, u detyrua te shtonte dicka tjeter.- Kam qene pak pa qejf e nuk doja tu dilja perballe me thene te drejten. Nuk doja qe te beheshe merak o ma.-tha disi me bindshem kete here.

-Po si mor bir? Po nuk erdhe ne shtepine tende kur te jesh keq, kur do vish? Budalla. Hajde te te puthe mami pak se sa nuk kam vdekur nga meraku i ju te dyve.-u cua ne kembe gruaja dhe shkoi prane tij. E perqafoi nga pas e filloi ta puthte ne koke ngado.

-O plake se na bone me vaj.-vendosi buzen ne gaz Klausi.

-Ua, cke ti? Nuk kam prekur akoma ushqim me dore.-vazhdoi ta puthte serish.-O i bukuri dheut ti, drita mamit, nuk ka kush femije me te mire se une. Njeri me i bukur se tjetri, jua merr pak Klausi po hajt se ska gje. Pastaj , shih sa te mire e kam, le koken per familjen. -filloi duke folur tere mallengjim, saqe edhe te tjeret filluan te qeshnin nga dramatizimet e saj.

-Boll e plake se na shtive ne dhe.-tha merzitshem. -E hengrem edhe embelsiren per sot.

-Mos u merzit ti se te ben mami ty te hash ca te duash, do me shendoshesh se po vdes ne kembe. Edhe ti, edhe Ledia. Do ju beje mami qiqerr per 1 muaj.-u ul ne vendin e saj Arta.

-Do e marrim veten shpejt, cdo gje do kthehet si me pare, fale Zotit.-mbeshteti Viktori gruan e tij.-Tera keto do mbeten kujtime te hidhura.

-Ashtu eshte o ba po na nderroni muhabet se na plaset.-tha merzitshem Belti.

-Tamam. Femija me mend ky djale.-tundi koken Klausi e Belti uli koken e desh ja plasi te qarit. Ky nuk ishte aspak vellai i tij i madh.

-Aman, edhe ju. Nuk te le femija te marresh fryme. E ka mall njeriu te beje nje muhabet nga zemra.-shkundi koken ne qortim Arta.

-Po le o plake se na fusin ne depresion muhabetet nga zemra. Nuk jemi per kshu ne, e di ti. -tha humorshem Klausi dhe e ema rrotulloi syte merzitshem.

-Epo mire...uuuu, ca do thoja une.-shpertheu entuziaste. Si nuk vonohej qofte edhe nje sekonde per te gjetur temen e rradhes.-Ishte martuar Viola more. E pashe nga larg. Apapap, marshalla, ne jeten time nuk kam pare nuse me te bukur.-tha gjithe admirim gruaja. Klausit i ra piruni nga dora e i ngriu ajo buzeqeshja ne fytyre. Edhe ne shtepine e tij nuk mund te rrinte i qete. Edhe ketu e perndiqte ajo. I duheshin valle me shume arsye per tu larguar?

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now