- Nuk do me fuse zysha ne provim. Per fajin tend.-akuzoi duke ngritur gishtin tregues.
- Heuu, do thoja mos eshte xheloze zysha mirepo e kemi dhe si sekret mes nesh kete pune. Ku eshte faji im domethene?-kroi koken si per ti dhene sens fjaleve te saj por ajo thjesht e pa sikur do e shqyente.
-Po ti nuk me le te futem ne mesim ore. Postobllok ne shkolle perdite. Edhe pyet se ku eshte faji yt. -i gjuajti me qortim ne krah.
-Te futa ne rruge te keqe domethene? O sa qejf. Jam krenar per veten. Pse, vec ti do me fusesh ne rrugen e Zotit mua? Ncuq goce. Fifty -fifty kjo pune. -e ktheu si perhere ne shaka.
-Se ca desha une me ty. Notat ne pikjate . Sot nuk dal me ty edhe te me vrasesh se duhet te mesoj per nje provim.Keshtu qe me ler diku afer stacionit.-tha e prere, a thua se Klausi zbrapsej nga provimet.
-Robt jo. Edhe une po i bej bisht punes per ty, hee. Pse te jem une i diskriminuari ne kete raport?-tha me ton dramatik e vajza e pa merzitshem per nje cope here.
- Ti punes, shkolles, cdo gjeje serioze, bisht i ke bere perhere. Se keshtu eshte koka jote. -kryqezoi duart ne kraharor.
-Ty nuk te kam bere bisht asnjehere pershembull...si i bie kjo pune?-ngriti vetullat me nje gjysembuzeqeshje.
-Mos u bej i mire. Sot mos u bej i mire.-kerkoi autoritare e ai qeshi me te madhe. - He se me duhet te mesoj sot...bej si i mire neser.-e pa me sy lutes, duke i dhene imazhin e nje koteleje te vockel.
-E leme keshtu. Hajde ikim te vendi.-ju referua lokalit ku kishin dale bashke heren e pare. Ai llogaritej si vendi i tyre tashme, dukeqenese ishte destinacioni ku me shpesh shkonin.- Ti meso, une nuk te bezdis. -keto fjale thjesht shkaktuan nje te qeshur ironike tek Viola.
-Poooosi. Lere se te besuam. -tha me ze teresisht mosbesues.-Ti te zhduk librat nga dora. E kemi pare kete pune.
- Avash mi avash se nuk vdiqa per ty. Maje mend, nuk ti prek librat. Edhe a do ti them a jo dy fjali gjithsej. Semos perfundon duke i lene vete librat pastaj. -mblodhi supet me nje shikim te pafajshem.
-Une nuk te besoj ty.-picerroi syte.
-E veme bast me ca te duash? -u hodh i sigurte e ajo shkundi prape koken.
- Une nuk ve bast me shejtanin. Zot na ruaj, nuk dua ta imagjinoj ca do kerkoje po te fitoje.-puliti disa here qepallat si te deshironte te shkundtte mendimet horroristike, duke bere keshtu qe tjetri te qeshte me te madhe.
-Ne fakt , ne fakt...e di ca do kerkoja? Do ker...
-Jo, nuk dua ta di. Qepe tani.-u hodh perpjete.
-Po prit moj. Qe po thoja...
-Dakord...erdha, erdha. Vec mos fol me.-i vendosi doren tek goja per nje moment e kur e hoqi, thjesht shkaktoi nje vale tjeter te qeshurash.
-Uii ca frikacakeje. Edhe qe ta dish, asgje perverse nuk do kerkoja. Ja fute vetes domethene.
-E di, e di.-rrotulloi syte.
******
Ja jepte kreditet kesaj femre per perqendrimin e saj te jashtezakonshem. Megjithate, egoja i lendohej ndjeshem kur mendonte se ajo kishte zgjedhur perpara shenimet e saj te shemtuara e te merzitshme sesa ate. Nuk i besohej dot sesi nuk tundohej as per te cuar koken. Mbase duhej te kishte frike se po ta conte njehere koken nga studimi, nuk do mundej ta ulte serish. Eh, ku e kishte cuar jeta. Kushedi sa femra e kishin lakmuar vemendjen e tij te plote, ate vemendje qe vetem Violes ja kishte dhuruar. Dhe kjo e fundit ja jepte vemendjen e saj pikerisht studimit. Nenqeshi duke luajtur koken nga keto mendime. Vertet qe jeta ishte e befasishme. E per Klausin, befasite e saj nuk kishin qene kurre kaq te bukura.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...