43

2K 171 71
                                    


Itali, mars, 2016

Shfryu rende kur i thane qe kishte vizita. Nuk ndihej aspak ne humor per nje seri tjeter te qarash nga e ema apo fjalime te pafundme sesi familja e tyre kishte kaluar neper tere ate stuhi. Ju kishte kerkuar heren e fundit qe te mos e benin kaq tragjike se nuk do te rrinte 1 jete brenda e se nuk kishin pse i zmadhonin gjerat kot. I ati vinte shpesh ne Itali tek Ledia e perhere vizitonin edhe ate ,bashke me te shoqen. Kur nuk ishte ai, e ema vinte me ke te mundej nga familjaret qe kishin ketu, duke ja bere nervat tel. Tashme e kishte humbur ate aftesine e te ngushelluarit te tjeret, e te kaluarit gjerave me humor. Me Klausin e dikurshem, ndiente se nuk kishte asgje te perbashket pervec emrit. Keto muaj brenda vertet qe ja kishin konsumuar shpirtin nga te tera anet. E cmendur nuk ishte akoma, cuditerisht. Si dukej, ishte me i forte nga c'e kishte pandehur veten.

Tek bente rrugen per ne sallen e vizitave, vrau mendjen se si dreqin do e kalonte kete ore me familjaret e tij. Nuk kishte nerva te fliste, as ti degjonte, as te bente ndonje shaka, as te qanin ndonje hall. Ai thjesht donte te ulej te ai krevati i tij cope cope e te rrinte aty duke pare murin. Nuk i duronte dot njerezit perreth. Ishte Xhoni por ai nuk behej asnjehere i bezdisshem.

Mirepo , kur pa personin qe po e priste ulur ne karrige, mbuloi fytyren me duart qe sapo i kishin liruar. Ndjeu syte ti perloteshin ne moment zemren ti rrihte fort nga gezimi. U ndje i gjalle serish. Keshtu e kishte te gjallen Klausi tashme. Me te perlotur. Sikur te mos kishte ekzistuar kurre djali qe vec qeshte pafund.

-O Ledia ime.-shkoi me vrap drejt saj dhe e ngriti peshe.

-Oooo Klaus, sa me kishte marre malli , o jeta motres ti.-e puthi ne te gjithe fytyren vajza. Kur u shkeput nga ai, shpertheu ne te qara e nuk kishte te pushuar.

-Ca ke o budallaqe?-buzeqeshi ndritshem.- Ej, paske ardh ne vida ri. E ke parasysh qe beja te mirin une e? Robt, sa u shemtove , cudi qe nuk te la ai Enisi. Jo , tani marshalla. -e kundroi gjithe adhurim. Nuk eshte se ishte ne ndonje gjendje kushedi se cfare. Serish ishte e dobet e ne koke mbante nje shami, mirepo syte i kishte te shendritshem serish e me e bukura, lekura e saj nuk kishte me ate ngjyren e zbehte e te semure. Jete kishte serish tek Ledia. Rrezellente jeta aq bukur sa dikur. Ajo ja kishte dale. Motra e tij kishte shpetuar. E kishin informuar edhe prinderit. Qe ajo vec vinte duke u permiresuar. Ja kishte hedhur leucemise.

-O Klaus...-ju drodh buza ne te qara serish por ai e nderpreu.

-E di pse ke ardhur. Te me qortosh qe jam nje vella leshi apo jo? Se te lashe vetem kur me shume kishe nevoje per mua?-tha me nje humor qe tashme nuk e kishte, por per hir te Ledias, do shtirej.

- Une...une...me vjen keq qe prej meje , je ketu.-uli koken e trishtuar e Klausi rrotulloi syte merzitshem.

-Na me na ti. Se nuk ke as floke. Ti kisha shkul njehere.-terhoqi karrigen qe kishte prane e u ul. Ledia beri te njejten gje, duke u ulur ngjitur me te.

- Je vellai me i mire ne bote, me i miri, me i miri.-rrethoi krahet tek ai.

-Shyqyr qe na erdhe ne takim te vecante se do kisha vdek pa te perqafu. Me kishte marre malli o dreq. Na e ktheve shpirtin ne vend. -ai nuk po e ngopej dot duke e pare. Perfundimisht qe ja fashiti imazhin e dhimbshem te asaj Ledias se sfilitur deri ne pikat e fundit, thuajse te mbaruar.

-Me pyet mua ti. Donin te vinin e babi me mamin ketu. Po gjalle nuk i lashe. Te dua terin pervete.-u llastua, si dikur, duke e bere te besonte per nje fragment te stuhishem momenti se ai mund te kthehej ne ate 'dikur'.

-E pashe kete dite moj Ledia.-tundi koken nderkohe qe kujtonte cdo gje qe kishte hequr shpirti i tij ne ate periudhe. Nje uragan kishte kaluar ne te. E te njejte, nuk i kishte lene asgje.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now