11

2.7K 194 94
                                    

Per nje cope te mire kohe, nuk arriti te nxirrte qofte edhe nje fjale nga goja. Thjesht mbeti e shushatur, duke e pare si te ishte me 3 koka.

-Po tallesh apo jo?-rrudhi vetullat. Thjesht e kishte te pamundur te besonte se ato fjale kishin dale pikerisht nga goja e tij.

-Pse, momenti per tu tallur eshte ky?-serioziteti vishte cdo fjale te tij e Viola mbeti serish gojehapur.

-Jo Klaus. Nuk do me kerkosh doren tek familja.-tha e prere ne vendimin e saj.

-Epo, une nuk te lej me ate njeri.-shkundi koken.- Ti ndac ji dakord e ndac jo. Mua nuk me rri shpirti rehat duke ditur se nga momenti ne moment mund te ndodhe e njejta gje.-ngriti zerin teksa tha keto fjale.

-O Klaus...-nisi te kundershtonte por ai vec nxorri doren perpara duke e ndalur.

-Oj ti goce...si te behet kjo pune? Ne darke te te rrahe ai e ne mengjes te te puth une pastaj? Kete te bej une? Kaq domethene? E ti je e lumtur ne kete menyre? -shpertheu edhe njehere tjeter. Viola vec mori fryme thelle pasi perthithi tere fjalet e tij.

-Te thashe qe nuk eshte dicka qe ndodh shpesh Klaus. Gjithsesi, mendoj qe eshte me mire ta nderpresim me kaq kete...-beri me dore nga hapesira midis te dyve. -...kete qe kemi.-kafshoi buzen teksa tha ato fjale.

Se realisht nuk donte. Ajo ndihej sikur ato momentet e vjedhura me te, ishin e vetmja ngjyre e jetes se saj. Sikur vetem Klausi me idiotsite e tij arrinte ta bente te qeshte sinqerisht. Vetem emocioni qe i pushtonte tere qenien nga mendimi i tij, i kujtonte se ajo ishte e re, e gjalle e plot jete. Ishte vertet e trishte se sa shpesh ajo e harronte kete fakt. Aq ishte edhe e bukur sesa shpesh Klausi ja rikujtonte.

Me te degjuar ato fjale, tjetri ja keputi nje te qeshure te forte, aspak humoristike. Kjo vajze ishte lufte me vete, gje qe njeriut nuk do ja merrte kurre mendja po te gjykonte butesine embelsine apo edhe qetesine me te cilen bente cdo gje.

- Pse aman se shume kureshtar u bera?-ngriti te dyja vetullat Klausi ne pritje te nje pergjigje.

-Sepse nuk ecen keshtu Klaus. Nuk mund te ekzistojne dy njerez me te kundert me mendime e me bote sesa ne te dy. Une po ta shikoj ne sy tani. Ndjen keqardhje per mua. Sepse nuk je mesuar me gjera te tilla. Prandaj edhe do qe te vish te familja ime. Mirepo, mua me vret kjo gje. Se une cdo gje mund te dua, vetem keqardhjen tende nuk e dua kurre. Nuk eshte gje e bukur.-ju pre zeri ne fund e syte ju mbushen edhe njehere tjeter me lote. Asnjehere me pare nuk e kishte vrare sinqeriteti kaq shume. Aq e kishin lenduar edhe fjalet e veta saqe vertet nuk donte ta shikonte me ne sy kete njeri. Ndihej teper e turperuar sa per ta bere.

-Nuk eshte ashtu si e mendon...-nisi te kundershtonte menjehere. Vertet qe trishtohej tek shikonte nje njeri aq te bukur te turperohej e te ulte koken, te ndihej e ulur per fajet e tjeterkujt.

-Ashtu fiks eshte o Klaus.-bertiti ato fjale, e lodhur tashme. Thjesht donte ta mbaronte sa me pare ate bisede.-Ashtu eshte dhe mos genje. Ne jemi akoma ne fillim. Akoma nuk njohim njeri-tjetrin si duhet. Akoma nuk kemi mesuar te duam njeri-tjetrin. Ti nuk e ke kurrsesi ne plan te martohesh kaq heret e as une jo. Mirepo te vjen keq per mua e me tenden, do te me shpetosh. Por, ja ku nuk ecen o Klaus? Te jemi te dy te palumtur sepse nxituam? Une nuk dua ti ngec njeriu me zor ne dere. Pavaresisht gjithckaje, une prape synoj qe njeriu me te cilin te lidh jeten, te me doje e ta dua. Nuk dua ndjenja te tilla si keqardhja ne mes. Per mua, keto lloj ndjenjash e vrasin cdo gje te bukur. Ndaj po te kerkoj ta nderpresim ketu cdo gje.

Klausi shtangu per pak. Thjesht pa ne syte e saj. E per here te pare qekur e kishte njohur, nuk ju duken thjesht te bukur, te sinqerte , te pafajshem e transparente. Kete here ju duken edhe te zjarrte, plot me force. Kushdo qe e njihte perciptas ishte i predispozuar te mendonte se ajo ishte nje vajze e brishte dhe e dobet. Mirepo, kush kishte fatin te futej me thelle ne qenien e saj, do te kuptonte qe ne butesine e brishtesine e saj, force te pamase kishte. Force per te luftuar pavaresisht gjithckaje. Force per te mbajtur krenarine e saj edhe pse jeta synonte t'ja thyente. Mbase Viola vertet nuk kishte nje karakter te forte e te ashper, ama shpirtin padyshim qe e kishte te celikte.

-Ti je budallaqe vajze. Se ti meriton boten. E prape ndihesh e turperuar perballe meje. -nenqeshi me ironi.-Nuk po te shikoj me keqardhje Viol. -vetem ashtu qe nuk po e shikonte.

-Po me shikon ndryshe Klaus.-tha e bindur. Ata lloj intensiteti e emocioni nuk e kishte pare deri me sot ne syte e tij te karamelte.

-E di. Por nuk eshte keqardhje. Jo per ty te pakten.-buzeqeshi lehte ne fund edhe ajo e pa konfuze.

Ne kete moment, Klausit po i vinte keq vetem per veten e tij, nese mund te flitej per keqardhje ne rradhe te pare. Sepse, si asnjehere me pare ne jeten e tij, e ndjeu veten te zhytej thelle per dike. Dhe me e cuditshmja e gjithe kesaj, ishte se me heret ne kete dite, nuk kishte qene kaq i zhytur.

Disa gjera mesohen vetem duke i jetuar. Dhe ne ate moment, Klausi mesoi se ndonjehere mund te harxhosh nje jete e serish nuk ja del dot te ndjesh dicka e ndonjehere mjafton vetem nje fragment sekondi per te ndjere nje shperthim te vertete. Ai ndjeu ne ate moment. Teksa degjonte ato fjale krenare , per here te pare kishte pare me syte e tij sesi brendesia e bente njeriun te rrezellente edhe nga jashte.

Sikur Viola te arrinte ti lexonte me mire syte e tij, ajo do e kuptonte. Qe kishte arritur ta zhyste te terin ne boten e saj te thelle. Popo, Klausi ishte i bindur qe ne kete moment, ne kete sekonde, ai kishte rene ne dashuri me naiven faqekuqe, me pafajesine e saj, me butesine e saj te karakterit e forcen e shpirtit qe krijonin nje paradoks mrekullisht te bukur. Kishte rene brenda e i qe dashur vetem nje moment. Tashme ai ishte i bindur. Qe si sot, si ne kete sekonde, sic ndihej perballe kesaj femre, nuk kishte per tu ndjere me kurre per askend tjeter. Fundja kjo bindje forcohej nga pafund eksperienca te meparshme qe nuk e kishin bere te ndiente asgje.

-E di cke? E leme kete muhabet. Nuk po nxjerrim gje ne d...-fjaline nuk arriti ta mbaronte dot, pasi ne sekondin tjeter, Klausi sa nuk e ngriti peshe qe aty dhe e afroi drejt vetes, duke e hipur ne preher.

E puthi sic nuk e kishte puthur asnjehere deri tani. E puthi me nje ndjenje te re. E puthi ne nje menyre qe nuk kuptohej ne po ja priste frymen a ne po i jepte fryme.

Kur u shkeput prej tij, thjesht e pa me sy te zmadhuar. Ndjeu faqet ti merrnin flake kur mendoi se c'puthje kishte qene e se vazhdonte te ishte e ulur ne prehrin e tij.

-Ate te ndaren harroje ti. A budall jam une me te lene ty?-tha pasi buzeqeshi njehere i vetekenaqur me shprehine e fytyres se saj.

-Po ti perhere thua qe je budall.-foli pafajesisht , duke bere qe ai te qeshte me te madhe.

-Te te them nje sekret Manushaqe bukuroshe...une jam budall kur me leverdis te jem.-u ngerdhesh dinakerisht e vajza e pa me inat.

-Mos me thuaj Manushaqe.-kerkoi prej tij.

-Mire Vjollca.-tha kinse serioz.

-O Klaus, pse ben si kalama?

-Mire moj mire. Lejla. U kenaqe?-i ngaterroi floket por ajo vec shfryu e deshperuar.

-Sa mire po me thoje Viola qepare.-i kujtoi por Klausi vec mblodhi supet.

-Isha i mencem atehere. Tani u bera prape budall.

-Zgjuarsohu prape ose te lashe.-shpalli inatcore por ai vec qeshi duke shkundur koken.

-Asnjehere nuk kam per te te lene me ik.-premtoi gjithe zjarr, duke bere qe edhe vajza ta ndiente seriozitetin e atyre fjaleve.

- Epo mire, shume bukur.-tha disi ne siklet.- Te babi nuk do vish ama. Une nuk jam dakord.-i rikujtoi e tjetri shfryu rende.

-Kete here po ta bej qejfin edhe pse me vjen te ha veten me dhembe. Ama, nese ai te prek edhe njehere tjeter , qofte edhe me gisht, une jo vetem qe ty te marr nga ajo shtepi po edhe ate rob, pa e gjujt nuk e lej. Perplasi kembet sa te duash. Timen e thashe.-nuk la vend per diskutim me keto fjale.

-Uh, na dole i mire fort ti mor.-beri shaka ajo, duke i quajtur si te pranuara fjalet e tij.

-E moj. Jam i omel, jam i omel... jam i omel si sherbet...cun si une moj, cun si une...cun si une nuk ke me gjet.-i kapi fort faqet teksa kendonte ato vargje e ajo i gjuajti duarve.

-Karagjoz. Nuk rri dot me shume se 5 minuta serioz ti jo, e te vdesesh.

-Me perpara e kisha 2 minuta maksimumin. Po ti do me nxjerresh nga vetja me duket.

-Shume bukur. Ka lezet.-buzeqeshi ndritshem.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now