5

2.9K 206 162
                                    

Hodhi syte perreth. Nuk e kishte patur idene per ekzistencen e ketij lokali ne Durres. Ndonese ndodhej ne nje zone te mire, ishte i strukur ne mes te nje hyrjeje e disa zyrash noterie. Madje edhe kur futeshe brenda, duhet te ecje pak e te merrje ashensorin per tek lokali. Ambjenti ishte i thjeshte por i kendshem. Tavolina te drunjta te zeza, karrige te kuqe. Dhe ne cdo tavoline, ishte nje vazo delikate xhami me disa lloj lulesh qe nuk i kishte pare ndonjehere e tamam lule mbase nuk mund te quheshin. Ishin thjesht disa kercenj te kafte me disa toptha te lejlajte neper gjithe gjatesine e tyre. I jepnin vertet hijeshi tavolinave. Nje muzike e lehte luhej gjate gjithe kohes. Ne hyrje ishin dhe disa shkalle te drunjta per ne gjysemkatin e dyte. I vetmi ndryshim ishte se tavolinat ishin te tera te kuqe. Nuk ishte si lokalet e tjera te tejmbushura te Durresit qe gelonin me te qeshura e me fytyra te njohura. Ketu ishte me qete, kishte hapesire e te pranishmit dukeshin sikur ishin te tere njerez punetore, qe shikonin punen e tyre.

-Hajde se do ulemi ne tavolinen time.-beri me koke nga dera qe te nxirrte ne ballkon.

Tavolina e Klausit ishte thuajse e fshehur. Ne qoshe te ballkonit. Qe aty mund te shihnin nje pjese te bukur te qytetit te Durresit, mund te shihnin rruget plot njerez e megjithate, ata nuk mund te shiheshin prej tyre, per shkak te bredhave te larta qe ndodheshin ne ate zone. Viola u mbush me njefare qetesie te pashpjegueshme. E adhuroi me shikim te pare ate vend. Sikur nuk i perkiste kesaj epoke moderniste. E gjente te habitshem faktin sesi Klausit nuk i dukej si lokal gjyshash ky.

- Qe ta shohesh qe mendoj per ty e per fiksimin tat per te mos u pare me mua. -sqaroi e ajo tundi koken.

-Qenka lezetshem. -pranoi.

-Padyshim nuk eshte si lulishtja plot gjysbuksha. Ketu vijne me shume durrsake te vjeter, njerez punetore. Pine kafen gjysem ore edhe shikojne punet e tyre. -i tha ate qe ajo kishte pikasur edhe vete.

-Po ti per ca vjen?-rrudhi vetullat e ai qeshi lehte.

-Une e kam lokal te preferuar qe nga periudha e gjimnazit. Vija ketu, pija ndonje cigare me nje gote vodka pjeper. E dija qe nuk do me kapte plaku.

-Vetem?- pyeti pasi i dhane porosine kamarierit.

-Po moj.

-Cne? Apo doje te sqaroje mendimet per jeten ne vetmi?-tha disi ironikisht.

-Mendimet e leshit. I kisha tere ne lagje shoket, kisha merak mos me spiunonin te plaku. -shkundi koken.

- Shyqyr se desh na cudite.

Si erdhi kakaoja e saj, ajo thjesht i hodhi sheqer e filloi te perzjente , duke u harruar fare ne ate veprim.

-Avash mi se ja more mendtte.-i terhoqi vemendjen Klausi.

- Kur do ma japesh telefonin?-doli ne temen e saj. Ja kishte thene mbi 20 here deri tani. Ai vec qeshte e shkundtte koken.

-Kur te me teket mua te cohem nga ketu.-tha si pa te keq.

-Mire, me thuaj kur te te teket te cohesh.-me te thene kete, nxorri nje liber nga canta e saj.

-A mos ja fut kot.-shkundi koken i argetuar Klausi. -Po turp nuk te vjen? Gjithe kete king ketu e nxjerr librin?-tha me mosbesim.

Cudirat nuk kishin te mbaruar me kete femer. Ajo thjesht ishte indiferente e papare kur vinte puna tek ai. Ku e kishte imagjinuar ndonjehere ai qe duhej te presiononte nje femer per te dale ne kafe me te e per me teper qe do te injorohej per disa faqe te merzitshme libri. Mbase ishte budalla por nuk po kuptonte as pse po i pelqente kaq shume gjithe kjo ftohtesi e saj. Mbase sepse e bente te ndihej i sfiduar.

- Kohen time nuk ma vjedh dot Klausen. Keshtu qe ne vend qe te mesoj ne shtepi, po mesoj ketu. -tha thjesht, me nje mbledhje te supeve.

I leverdiste kjo. Te dukej ekstremsisht e merzitshme, studioze, aspak interesante, e ftohte dhe e rezervuar. Keshtu mbase ky djale do kuptonte sesa pa sens ishte ky interesimi i tij ndaj saj. Dy tipa si ata, nuk kishin kurrefare kombinimi se bashku.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now