- Ore ti...ku e ke bllokun tim ? -ju shkrep ta pyeste nje dite. As vete se kuptonte sesi e kishte shtyre kaq gjate pa e marre mbrapsht ate bllok. Ajo sikur kishte derdhur gjysmen e shpirtit ne te.
-Car blloku mi?-rrudhi vetullat tjetri. As qe e mbante mend fare.
-O skleroze e gjalle, e mban mend kur dolem bashke per here te pare pasi me kishe marre celularin? Qe me pas me more edhe bllokun se je budall? -hapi duart prane kokes.
-Uuu...po moj, ne makine e kam. Ne mos e paca hedhur. Po ti, pas nje shekulli kujtohesh?
-Po te le tru te kujtohesh ti? Ne cdo sekond do e nxjerresh ndonje budallallek te ri. Une mire qe nuk harroj emrin tim aq me cakerdojne budalliqet e tua.
- Po moj po, budalliqet e mia. Thuaj me mire qe nuk te punon truri kur me ke afer mua. Nuk ke faj, te kuptoj. Ma merr mendja se duhet te jete e veshtire te kesh tere kete yll afer. Cudi si nuk me hidhesh ne qafe, te me hash me rroba veshur. -u krekos me egon ne kulm e vajza rrotulloi syte.
- Sa e don veten mor aman. Pastaj, gjynah per rrobat. I ke dhe te bukura. Vishesh per te impresionuar vajzat me duket.-ngriti nje vetull e tjetri vec u ngerdhesh ironikisht. Kjo vajze ja bente gropen vetes. T'ja mbante tani muhabetin qe kishte nisur padashje.
-Jo mi Lejla, rrobat i kam per te impresionu mamin e Ledian. Ne raste tjera, zhvishem per te impresionuar.-se ndaloi dot ate komentin e tij pervers. Viola i gjuajti me shpulle mbrapa qafes.
-Qepe me mire. Majmun. E ke mall te besh nje muhabet me ty. Do e plasesh budallikun diku me patjeter.-ktheu koken nga deti. U perpoq ti kujtonte vetes se deti ishte me i bukur se Klausi. Me mire te shikonte ate.
-Po muhabet serioz po bej mi. A di sa ishe impresionu dhe ti po te filloja te beja striptizem tani? Po kot ti, mbaj komplekset maloke. Ama kthehu e shiko ca po humbet. Qe ta dish ti, une do te te kisha kenaq me shume se ato fiksimet e tua. -e ngacmoi pa meshire dhe do te vazhdonte edhe me tej. Ishte nje nder argetimet kryesore te tij.
- Uaa, qepe o idiot.-plasi doren ne fytyre tjetra.- Nuk e kuptoj pse vazhdoj akoma me ty.-e mendoi dhe vete seriozisht kete pune. Ky njeri nuk bente gje tjeter pervecese e turperonte ne cdo sekond qe kalonin bashke.
- Po te mban mendimi qe nje dite do e shijosh kete.-drejtoi doren me krenati nga vetja. - Ti me qaj hallin mua. Se me virgjerove me zor.-shpertheu disi me te larte e Viola kafshoi buzen edhe mbylli syte fort.
-Ka njerez o ty...ty te befte Zoti sic di vete.-tha gati e deshperuar.
-Sic di vete me beri. Prit, sa muaj u bene...-filloi te numeronte mendueshem. Shiko tani, 4 muaj i virgjer. -perplasi doren ne kraharor me njefare krenarie. -Sesi ndihem. E sheh ate shiun qe po bie?-beri me gisht nga xhami. -Nuk eshte shi, jo. Eshte uje i bekuar. Per mua.
-Si ndihesh aman?-qeshi e argetuar. I pelqente tmerresisht kjo gje. Dhe do vazhdonte ta torturonte akoma me shume. E meritonte Klausi ti paguante ne kete menyre te gjitha qejfet e shfrenuara te meparshme.
-Hmmm...ndihem...ku di une me lale. Ndihem i virgjer. Kaq. Nejse se nuk e kam shume problem une. I mora parasysh keto gjera kur vendosa te lidhem me shen Marine. Vecse dicka ta dish. Shtatzene kam per te te lene une, jo Shpirti Shenjte.
-Ca thua o idiot? Ca thua se na luajte mendesh? Ore, i ke ne maje te gjuhes budalliqet e perversitetet, as vonohesh fare per te menduar.
-Ua, po cke mi? Nuk e bejme bebin pa praktike. Para bebit; praktike ne rubriken;si te bejme nje beb. Pas bebit praktike ne rubriken; si ta beni bebin tuaj me nje moter ose vella. E sheh sa i mencem jam? Ooo meeeeenje kjo, o goce.-tha me ze qesharak e ajo kafshoi buzen duke qeshur.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...