24

2.5K 169 188
                                    



-Si i ke punet nga shpia?-e pyeti te nesermen. Nuk ishte bisede qe realisht donte te zhvillonte ne diten e fundit qe kishte me te, mirepo ishte nje bisede qe nuk duhej anashkaluar.

-Ja ashtu.-u pergjigj me nje mbledhje supesh, pa thene shume me shprehine e fytyres.

-Si ashtu?-kerkoi te dinte me teper ai.-Te ka prekur me dore me?-acarimi ishte i ndjeshem ne zerin e tij.

-Jo.-u hodh menjehere. -Te betohem qe jo.

-Atehere? -kembenguli Klausi.

-Nuk kam patur ndonje perballje me te kohet e fundit. Jo ndonje komunikim kushedi. Madje eshte edhe ne qejf. I ka ardhur nga Gjermania nje nga shoket qe ka patur qe heret edhe rrine , dalin bashke. Mire domethene.

Kohet e fundit, as pare nuk e kishte shume. Ai dilte heret ne mengjes e kthehej naten vone e meqe kthehej dhe i pire, vec shtrihej te flinte, pa bere asnje shamate. Viola nuk e priste asnjehere zgjuar gjithsesi. Ishte e ema qe ankohej larte e poshte ne shtepi me bindjen se ai luante kumar. Ne nje fare menyre, ajo ishte e bindur per kete gje sado qe kur e kishte perballur , ai ja kishte mohuar e i kishte thene ta qepte se nuk ishte manget per perrallat e saj. Viola ishte e lumtur nga nje ane. Me mire keshtu sesa me perpara qe ai vinte me heret ne shtepi e vec plaste ndonje sherr kot me kot, nga hici. Ishte e pamundur ta kenaqje ate njeri, edhe sikur te sforcoheshe per te bere te pamunduren.

-E sigurte qe nuk po fsheh ndonje gje?- kryqezoi duart ne kraharor Klausi e ajo tundi koken bindshem.

-Te kam thene pra. Qe kur te jete dicka per tu treguar, do te ta tregoj.

-Ishalla se jo. Nxija jeten, e di sa me iken truri kur ulem e mendoj se mbase ai te...te merzit e une nuk jam afer teje per te bere asgje. Por une vij me vrap edhe per gjene me te vogel. Mos e harro, a mire?-i kerkoi me nje seriozitet te forte ne syte e tij e ajo tundi koken me nje buzeqeshje premtuese.

- Mire o Klaus heroi, mire.-rrotulloi syte humorshem, duke dashur ti ikte kesaj teme.

-Heroi i leshit.-tha merzitshem tjetri.- Nje njeri me karakterin tend, nuk ka nevoje per hero. Mirepo, jane rrethanat qe ndonjehere nuk te lejojne te behesh heroi i vetes, sado i forte te jesh. Ne kete jete, ndonjehere eshte shume here me e lehte te besh heroin per te tjeret se per veten tende.

-Ore, shume filozofike ishte kjo.-vendosi buzen ne gaz. Pavaresisht trajtimit humoristik e disi mosperfilles qe po i bente situates, per hir te faktit qe kishte shume pak kohe me njeriun e zemres, fjalet e tij i ndjeu shume. E pershkruanin me se miri.

-Lere, mos e pyet. Aq filozof po behem kohet e fundit saqe me vjen turp nga vetja. Kam frike se ne fund te gjithe kesaj, do me ngelen vetem disa filozofi idiote ne xhep. -i ra ballit me shpulle.

-He se nuk jane idiote.-tha si per ngushellim.

-Kur dalin nga goja ime, idiote jane. Nuk me shkojne mua. Po ca do besh? Ulu ti ne tavoline nate per nate me Gentin e Xhonin, futi edhe ndonje gote edhe e sheh pastaj. Ata nuk bejne muhabete kalamanjsh. E cuditshme pra. Aty kam mesuar si ti them hallet pa u shprehur plotesisht e pa u dukur i dobet. -shkundi koken, i cuditur edhe vete nga ky fakt. Nga shoqeria e disa te rinjve te papjekur qe flisnin vec per ndonje feste a ndonje vajze, kishte kaluar ne nje shoqeri me burra qe kishin menyrat me interesante te mundshme e burrerore per te folur per jeten e hallet e saj.

-Jojo, e shoh une qe sikur je pjekur disi. -dhe i pelqente shume. I njejti Klaus ne sjellje e ne tip, vecse me nje ide me te pjekur per jeten.

-Une jam djeg, ti thu pjek. E urrej ate te qendruarit larg. Le qe eshte hallakat edhe shpia. Sa andej-ketej perpiqen te shkretet. Vecse po te them...si te kthehem nga Italia per tamam, vdes e nuk e marr me rrugen.-tha me ton kategorik. Disa njerez thjesht ishin per te qendruar, sado qe shume kembengulnin te largoheshin.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now