Nuk ishte dukur fare ne shtepine e prinderve 3 ditet e fundit. Kishte vendosur te rrinte ca ne shtepine qe ndante dikur me shoket ne Durres. Nuk e dinte ku e kishte koken. Celularin se nga e kishte flakur e bezdisjeve te tij u kishte shpetuar. As ngrene e pire nuk kishte sic duhej. Vec bente dy dushe ne dite, shtrihej ne divan, pinte here me shoket e here vetem kur ata nuk ishin. Nuk perfshihej aspak ne ato bisedat e tyre se me nuk e gjente veten ne ato biseda. Nuk u thoshte se ku rrihte halli i tij kur ata e pyesnin. Thjesht thoshte qe ishte i stresuar edhe kaq.
Ate pasdite, para se te shkonte ne shtepine e tij, shkoi diku tjeter. Diku ku ishte betuar qe do shkonte e kete betim do e mbante se paku. Shtrengoi fort nofullen e mblodhi doren grusht qe tek pragu i deres. Mori fryme thelle disa here para se te trokiste. Por me kot. Aspak nuk ja doli te qetesohej. Deres i ra fort me grusht, sikur te donte ta shembtte.
-Po kush i bie keshtu se e shembet?-u degjua zeri i nenes se saj.
Kur hapi deren dhe pa se kush qendronte pas saj, brofi ne vend njehere. Vendosi doren para gojes e lemeritur.
-Ti? Cfare do ketu mor djale? Ik, te lutem, ik.-tha me te ulet, ne menyre qe burri i saj te mos e degjonte.
Klausi vec e pa me nje shprehi serioze ne fytyren e tij e vendit nuk luajti.
-Neqoftese Flavio eshte brenda, nxirre perjashte.-qe gjithcka qe tha e me pas hyri brenda pavaresisht duke bere gruan menjeane.
-Po ca ben more? Mos na e trazo qetesine.Vajza ime sa u martua...lere ne rehatine e saj.-filloi te fliste Drita nga pas por ai nuk ja vuri veshin.
-Boll!-nxorri doren perpara.-Nuk kam ardhur te flas me ty.-ngriti zerin e me pas shkoi ne dhomen e ndenjes.
Paulini qendronte si burre i madh aty, i ulur rende ne divan, me kafen e goten e rakise perpara. Por u cua menjehere me te pare ate. E pa me nje pale sy te terbuar, por qe terbimit te Klausit, i vinte anash.
-Cfare do ne shtepine time ti? Nuk je i mirepritur ketu. Perjashte e mos te dukesh me as ketu e as ne ndonje vend tjeter afer familjes time. -uleriti me sa kishte ne fyt.
-Perndryshe cfare?-nenqeshi ironikisht.- He, ca do me besh?-tha me pertallje.
-Nuk guxon ti te me prishesh nderin e vajzes time se te vras.-vazhdoi e me tej e Klausi qeshi hidhur.
-Me vret? Keshtu e presionove edhe ate e?-ajo buzeqeshje ironike ju kthye ne nje buzeqeshje sadiste tashme.
Pa e menduar dy here, beri doren grusht e i gjuajti me sa fuqi pati. Normalisht, nuk do i kishte gjuajtur kurre nje burri ne moshen e babait te tij, por nuk do e vriste turpi se po i gjuante nje maskarai qe kushedi sa here kishte goditur mbi Violen. As nuk i behej vone qe po godiste qelbesiren qe ju kishte rrembyer jeten nga duart.
-Ooo...e zeza une...-vendosi Drita ne zemer gruaja kur pa te shoqin te shembej ne divan nga impakti i asaj goditjeje. Vrapoi drejt tij por Klausi nxorri doren perpara.
-Mos leviz ti. Akoma nuk kam filluar.-tha ashper e me pas shkoi drejt Paulinit. E kapi per fyti dhe e terhoqi duke e cuar ne kembe.
Oh , sa deshironte ta vriste. Kurre ne jeten e tij, nuk kishte urryer e nuk do urrente njeri me shume. Do i bente nje nder te madh tokes nese do e shpetonte nga nje njeri si ky.
-Sa here e godite? Sa here i the 'kurve'?-shtrengoi duart edhe me fort ne fytin e tij, me syte e errur. -He pra foool!-buciti zeri i tij neper shtepi. Por Paulini edhe te donte, do e kishte te pamundur te fliste per shkak te menyres sesi Klausi e kishte mberthyer.
-Po leshoje mor djale, leshoje.-bertiti Drita kur pa sesi i shoqi u be flake i kuq ne fytyre.
-Pusho ti!-bertiti. -Po ti, sa here ja ngule si thike ne zemer faktin qe ishte faji i saj qe ishte marre me dike si une? Sa here ja perplase ne fytyre se isha une fajtori qe nuk kisha ardhur? -pa dhe nga ajo me urrejtje, duke kujtuar fjalet qe kishte degjuar ti thoshte Violes ne diten e dasmes.
Gruaja nuk foli. Thjesht uli koken, me lot nder sy.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...