25

2.6K 163 209
                                    

-Ca tani...na e ben per zili e?-ju drejtua Xhonit qe se nga e kishte flakur bluzen e ishte shtrire e rehatuar perqejf ne divan .- Kur te shoh ty lale, do doja ta kisha marre me seriozisht palestren.-kishte pershtypjen se cdo djale e lakmonte nje trup si te tijin. -Ore, sa vite je marre me palester?

- Sa te duash. -tha pa e ndare shikimin nga celulari i tij.

-Ashtu mund te ishe dhe ti Klaus nese nuk do flirtoje me femrat ne palester tere kohes. -i kujtoi Genti e ai vendosi buzen ne gaz.

-Ashtu mund te ishe edhe ti Gent nese nuk do ja kishe futur gjumit tere kohes ne dhomen e zhveshjes. -u hodh menjehere, duke kujtuar kohet kur shkonin se bashku ne ate palestren e punes. -Pastaj, kush leshin ka nerva te merret me palester per vite te tera?

-Kur nuk ke me se te merresh...-la celularin ne tavoline , me i vemendshem kete here.

- Mqafsh mua, po ate shenjen gjigande ne shpatull, si e ke marre?-ishte vertet e shemtuar e atij duhet ti kishte dhimbur si dreqi.

-Sa kureshtar qe je mor Klaus , mor aman.-tha merzitshem Argenti. Vete ai nuk kujtohej ndonjehere te pyeste asnjerin , per asgje. Kjo jo vetem per faktin qe nuk ishte natyre kureshtare, por edhe sepse dinte shume per te dy.

-Po he me lale se kot se kot po rrime. Te marrim vesh ndonje skene lufte te pakten. -ai mund te linte koken se tere tregimet e Xhonit ishin me sherre.

-Kam honger nje kacavide njehere. Eshte e madhe se pasi e nguli, e levizi lart e poshte.-tregoi si te ishte duke folur per motin.

-Heuu.-vendosi doren reflektivisht tek shpatulla e tij Klausi.- Me dhembi duke e menduar. Po ti ca bere?

-Po i gjuajta te dyja shpatullat, ca me bo. 1 per barazim, 1 per ego personale se me kishte gjuajtur i pari. -si Klausi, si Genti qeshen nga shprehia e fytyres se tij tek thoshte ato fjale. Me nje krekosje te papare qe sikur perkthehej; une per sedren rroj.

-E pse nuk e bere tatuazhin ne anen ku ke shenjen por e bere ne anen tjeter?-ju referua tatuazhit te madh qe Xhoni mbante ne shpatull.

-Pse, ca jam une qe te mbuloj shenjat si pi*h i bukur? Shenjat i kam krenari une.-tha disi arrogant.

-Normal. Ne tjeret krenohemi me gjona te vogla.Se kemi tere fatin te krenohemi me sherret qe bejme.- ju kthye ironik.-Nejse, ca kuptimi ka ky tatuazhi aman?-Ishte nje kafke disi e frikshme me disa hije te zeza perreth qe hapte gojen per te zbuluar nje fytyre te bukur femre.

-Pa gjeje njehere?-ngriti vetullat.

-Epo , kafka i bie qe eshte vdekje, fund domethene. Edhe ajo fytyra e femres...Vdekja...fundi eshte femer e?-sugjeroi me vetulla te ngritura. Argenti prane tij kishte qene duke pire nje gote me uje, uje qe e nxorri nga goja ne sekondin qe degjoi fjalet e tij. Sa nuk u mbyt. Xhoni qeshi e i ra ballit me shpulle disa here.

-Ne fakt e kam vete fajin. Sa vite u bene qe te njoh e akoma nuk e kam mesuar se s'duhet te fus gje ne goje kur je duke folur ti.-pastroi disi fytyren me dore Genti.

-Q*ja robt, fundi eshte femer.-shkundi koken serish Xhoni.

-Po ti tani, me sa mend kujton se Xhoni shkon e shkarravit ate domethenie ne trup? Sikur nuk e njeh mor burre.-u hodh gjithe mosbesim Argenti.

-Po fytyre femre pra eshte.-mblodhi supet Klausi.

-Femre thjesht ne kuptimin qe eshte e bukur. Se nuk do beje surrat mashkulli per me shpreh bukurine ai. Me pak fjale; Fundi eshte vdekja. Vdekja eshte e bukur. Apo jo? -pa nga Xhoni.

-Fiks. Vdekja eshte e bukur.-tundi koken tjetri.

- He mo se aty afer isha. Vdekja e bukur. Posi. Ku leshin e ka te bukuren ajo?-aspak dakord nuk ishte me te.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now