Klausit i shikohej ne sy qe nuk ishte me i njejti. Edhe Xhoni gjate atyre ajrosjeve te te burgosjeve keto dite, e kishte vene re qe dicka nuk ishte mire me te, dicka pertej gjerave qe ai dinte tashme.
Nga ai kishte pritur ta merrte me lehtshem, me ate pozitivitetin e shakate e tij tipike feminore. Por Klausi, e kishte humbur teresisht ate lumturine feminore ne fytyre. Dukej sikur ishte rritur brenda diteve. Ne nje menyre te tille qe e kishte vene re vetem tek vetja para disa viteve.
-Ca ke mor burre?-nuk hezitoi ta pyeste ate dite. Klausi nuk foli fare. Thjesht mblodhi supet e vazhdoi te qendronte me koken drejtuar disi nga qielli, duke pare diellin drejt e ne sy.
Xhonit thjesht nuk i besohej dot se ky ishte Klaus kalamani qe njihte. Dukej sikur vec emri i kishte mbetur njesoj. Ishte dita e shtate ne kete vend e ai zor se kishte folur ndonje gje gjate ketyre diteve.
-Po he mor se nuk do rrime shume. Per burrat eshte burgu. Mund ta kishim honger shume here me keq. A per kaq po fikesh a? Ti nuk je kaq qulls. -ngrysi vetullat i cuditur.
-Se kupton o Xhon.-nuk dha ndonje reagim kushedi, as ndonje mimike fytyre.
-Ca me kuptu? E beme vete o burre. Nuk eshte se po vuajme ndonje padrejtesi. Madje do marrim me pak nga c'meritojme. Tani, e pranon kollaj robi kur eshte faji i vet. Ti prape duhet ta quash veten me fat. Se shpetove motren e ja ben hallall burgut. Tani ca mutin ke qe ben si me qene femer qe nuk duron me i has bytha ne uje?-ngriti disi zerin, duke bere qe Klausi te kthehej nga ai kete here e te nxirrte nje fryme te gjate, me nje shprehi fytyre me te lodhur se kurre.
-Kur re brenda 20 vjec , a e pranove dot kollaj? Se kam fjalen per te berit burg se e di une koken tate; per burrat eshte. E kam llafin, a e pranove te humbisje jeten qe gjithmone ja kishe ditur vetes te garantuar?-tha me nje ze te vdekur e Xhoni shkundi koken me nje nenqeshje ironike.
- Nuk besoj se ka rob te gjalle ne ket toke qe pranon ta denojne me 6 vite ne lule te rinise, packa se un 4 e gjysem bera, ne nje kohe qe ka jeten me te bukur te mundshme, per nje budallallek te tille. Ama, une e pranova. Vuajtje kalamani aman. Eha, e sa duron burri.-e nencmoi ne ekstrem ate situate e Klausi vec mundi ta shikonte per nje moment. Kjo mania e tij per te bere perhere te fortin, per ti heshtur vetes te tera vuajtjet, kishte per ta lene shume mjeran nje dite.
-Pse rren?-e pa me inat.-He Xhono, pse mutin rren? Se dicka nuk ja ke pranuar edhe sot e kesaj dite asaj pune, prandaj je ky qe je sot. Prandaj rreh dynjane me sy te errur, prandaj rrezikon koken per adrenaline. Nuk jane veprime pranuese keto. Po mbylle me mire se nje refren ke ti; jo jemi burra edhe i durojme te gjitha. Epo, ka gjera qe nuk durohen. Ka gjera qe si duron as kafsha, lene mo njeriu. -ngriti zerin i revoltuar ndaj gjithckaje.
-Mire mor shok, ke te drejte. E di ca nuk i pranova une asaj pune? E nuk do ja pranoj asnjehere. Nuk pranova dot qe ka aq njerez te flliqur ne kete bote. Aq njerez muta. Aq mashtruesa. Une i keq jam pervete, nuk po them gje. Mirepo, ja q*fsha jeten, nuk vuan kjo bote se ka njerez te kqinj. Vuan se ka mashtruese qe hiqen si te mire. E se ka naive qe i besojne. Dhe e di pse nuk ja pranova dot? Se nuk e mora hakun. Une e kisha bo ndermend me e plas gjakun vuuu. Kam pas ndermend me nis gjakmarrje edhe nuk e beja gjakmarrjen sipas rregullave se nuk kisha burra perballe. E nuk rrezikoja meshkujt e fisit tim per nje fis mutash. Po i kisha shfarros nga i pari te i fundit, kush te cohej me marr gjak. Kam qene tu e la ne gjak dynjane, po me iku duarsh kjo mundesi qe ja shkerdhefsha nenen ishalla.-ferkoi mjekren e ne sy kishte nje shikim psikopati.-Mire une se kam qene pune tjeter, po ti ca ke? He o Klaus, ca ke qe je katandis keshtu? -shpertheu dhe tjetri i acaruar.
-Nuk do e kuptoje.-tha serish. E atij thjesht i dhimbte zemra te thoshte me ze te larte gjithcka po hiqte shpirti i tij. E do ti dhimbte edhe me shume po te perballej me nje nencmim te situates nga Xhoni. Se fundja fundit, ku Xhoni e ku e vuajtura per dashurine.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...