E shtyu me sa fuqi pati nga vetja. Ishte ne prag te se qares, aq e inatosur ishte me kete njeri. Ai thjesht nuk mundej te merrte kaq shume prej saj pa leje. Nuk e kuptonte ky djale valle? Se per dike si ajo, per dike qe me ndjenjat ishte aq e huaj dhe e paprovuar, shkendijat e kesaj puthjeje ishin thjesht gremina. Ajo fare mire mund te binte ne te dhe askush nuk do e ndihmonte te dilte prej saj. As mashkulli me shikimin me capken e dinak qe kishte pare. Ai vec kerkonte ta zhyste ne ate grope, ashtu sic sa e sa te tjera kishte zhytur para saj. Vete Klausi nuk zhytej asnjehere. Te gjitha femrat perfundonin duke lene koken pas djaloshit bukurosh e karizmatik por vete ai nuk linte koken per asnje. Nje me shume nuk kishte per te qene ne listen e tij.
-Ky je ti. Je thjesht nje i paafte qe i ben gjerat me zor.-tha me zerin e paqendrueshem. -Une nuk desha. Dhe ti nuk mundesh te me puthesh kur nuk dua Klaus. -puliti qepallat disa here. Nuk do i lejonte syte te lotonin, kurrsesi. Jo per nje sederputhur qe mendonte se te gjithe duhet te binin ne gjunje para sharmit te tij te parezistueshem.
-Me ty duhet ti besh gjerat pa deshire njehere, qe pastaj te te futet deshira.-tha i pandikuar, madje madje, edhe i gezuar. Le te nervozohej sa te donte Viola, le te ishte i pavend sa te donte veprimi i tij. Klausi thjesht nuk ja dilte dot te pendohej per puthjen qe sapo i kishte rrembyer. Jo vetem qe nuk pendohej, por per me teper , nese kjo femer do vazhdonte te qendronte pak me gjate para tij me ate nervozizmin e saj te adhurueshem , prape kishte per ta puthur.
-Mu hiq sysh. Nese pak seder e fytyre ke, mos guxo te me bezdisesh me. -e shtyu akoma me shume dhe u kthye te hapte deren.
Klausi perplasi deren lehte , duke e penguar kete veprim te saj. U afrua prane saj, duke i dhunuar edhe njehere tjeter hapesiren personale. Vendosi te dyja duart lart tek dera, duke e futur vajzen ne kafazin e trupit te tij. Uli koken prane qafes se saj. Viola filloi te dihaste. Ishte ne prag te shperthimit.
-Se kam seder e fytyre, nuk zhdukem pasi puth nje vajze. Bie ndesh me parimet e mia. Aty ku jam per tu zhdukur, nuk dukem fare. -i peshperiti fare prane veshit me ate zerin e tij te qeshur, me te qeshur se zakonisht. -Pastaj, po te me lejoje ti, po te mos beje kaq rezistence, me beso qe do te te beja shume te lumtur. -shtoi me pas, me nje ze me intensiv kete here, me nenkuptimin tejet te qarte ne te.
Ajo i gjuajti me brryl ne bark. Vrikthi u kthye perpara dhe i ngjeshi edhe nje shpulle me sa fuqi pati. Te mendonte qe ajo ishte shume e qete dhe e urte. E megjithate, ishte hera e dyte qe e godiste kete mashkull. Ishte e pamundur te mos dilte nga vetja kur kishte perballe Klausin.
- O gjuaj sa te duash ti. Une nuk marr vesh. Jam budall oj goce. -levizi dhe doren prane kokes per te perforcuar fjalet e tij.
-Une timen e thashe. Nuk dua te te shoh me.-foli serish ne vesh shurdh.
-Ehaaaa, fol me murin , fol. -ja ktheu moskokecares. Ku kishte shanse te beje ate te hiqte dore kur i ngulej dicka ne koke. Me e lehte do te ishte ti hiqje koken.
Me nuk foli. Skermiti dhembet, duke kontrolluar veten per te mos e goditur me nje bresheri grushtesh. Hapi deren vrullshem kete here e doli qe aty duke marshuar si e cmendur.
-Flavio, shpejt ne shtepi.-i bertiti vogelushit sapo u fut ne dhomen ku ishin te tere. Nuk i interesoi as per gjendjen e saj, as per tonin e zerit, as pet faktin qe po ngjante si nje e shkalluar. Tanime vec donte te largohej qe aty.
-Ca pat...-nisi Flavio te kundershtonte por ajo e nderpreu duke ngritur gishtin tregues lart.
-Mos e zgjat po eja.
Te gjithe kishin mbetur duke e pare te habitur. Sjellje te tilla nuk ishin te zakonshme per Violen e qete e te edukuar. I vellai rrudhi vetullat por nuk e diskutoi me ate pjese. Thjesht thane 'mirupafshim' e u larguan qe aty.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...