20

2.5K 179 65
                                    

-Klaus...jam shume e lodhur.-e pa me nje shikim qe do ti kishte keputur zemren e do ti kishte cuar nje dritherime ne trup kujtdo. E megjithate, pa e kuptuar as vete se si, Klausi arriti te dridhej me gjithe qenien e gjithe trupin e tij, pervecese me doren e tij te djathte. Se me ate dore po shtrengonte ate te Ledias.

- E di o shpirt, e di.-uli koken dhe e puthi fort ne balle.

-Nuk mendoj...nuk mendoj se do ja dal.- vazhdoi me vrasjen e saj te pameshirshme. -Dua te them...kane kaluar muaj dhe...dhe...ndihem perdite e me keq. -i rreshqiten disa lote...lote qe ai nuk vonoi aspak t'ja fshinte nga fytyra.

- O Ledia...-tha me ze lutes.

-O Klaus...ti , ti nuk e di...nuk me kupton. Une...une...nuk kam fuqi...-lote te tjere pushtuan syte e saj. Serish ja fshiu.

-Shiko Ledia...

-Jo Klaus. Te lutem, thuaji Enisit qe nuk dua ta shikoj me. Nuk dua te vije me ketu. -tha prere.

-Por pse? Ai vertet te do e do te jete prane teje. Mos ja hiq vetes perkrahjen e tij.-i perkedheli fytyren e dobesuar e te zbehte.

- Cfare do ai? A nuk e shikon si jam?-sa nuk bertiti.- Pa floke, buza lejla, nje ngjyre te semure ne fytyre, jam bere cerek robi. Mua me dhemb kur e shikoj ate. Ai eshte si perhere, i bukur, i forte, i shendetshem e une...une...-ju drodh buza nderkohe qe lotet vazhdonin te dilnin pambarimisht. Ajo qante, ai i fshinte lotet.

Te lutem, te lutem mos qaj me se kam frike se nuk do mundem te vazhdoj te ti fshij te tera lotet.

-Edhe pastaj Ledia...nuk do jesh perhere keshtu. Dhe nese une, Enisi , dreqi e biri...patem fatin te te gezonim ne ditet e tua me te bukura, edhe ti meriton te na kesh afer ne ditet e tua te veshtira. Edhe te te them dicka...Enisi nuk do te ike. Une nuk do largohesha kurre prej Violes, edhe sikur te me bertiste e te me ulej ne gjunje duke qare qe ta beja. Kjo eshte dashuria fundja. Une mbase nuk jam i zgjuar shume mirepo te dua di. E njeriu nuk i braktis kurre ata qe do.

Ledia vec vendosi doren tek syte e filloi te qante me ngasherima. Klausi ndjeu shikimin ti turbullohej disi e i fryu fort syve. Nuk do e bente, jo. Para saj nuk do thyhej.

-Po nese...nese dorezohem? Ti a nuk do me mbash inat?-e pa me nje pale sy qenushi, me te njejat sy qe e kishte pare sa e sa here kur kerkonte qe ai ti plotesonte ndonje teke.

-Inat the? Une nuk ta fal sa te kem jete.-tha duke shkundur koken.-Pse do dorezohesh ti? A nuk te dhimbset gjithcka qe do lesh pas? Ti ke 1 milion arsye per te luftuar Ledia. E asnje per tu dorezuar. Vetem mendoje. Une qe vij duke te torturuar cdo te shtune e te diele. Ti qe perpiqesh te mos qeshesh kur une ngacmoj Beltin. Ato shantazhet e tua te qelbeta ndaj qe te kane bere te vishesh si modele perdite. Dy prinder qe te mirekuptojne per cdo gje. Enis rroten qe nxjerr jarge per ty. Edhe me thua qe e mendon te dorezohesh. Vertet e con nepermendje ti lesh te tera keto? Aq shume beson ne ate boten tjeter e? Epo qe ta dish, edhe nese ekziston qe une nuk e besoj, edhe po te shkosh ne parajse si vajze e mire qe je...ke per tu merzitur per vdekje atje. Merre me mend sa do trashesh duke ndenjur ne nje bote pa intriga, pa dallavere, pa rob te kqinj, pa thashetheme ...ihhhhhhh. Do behesh te vrasesh veten edhe pse do jesh e vdekur. Ti hajde de te shkoje ne ferr, atje edhe beje qejf. Keshtu qe moter e dashur, behu mire edhe pasi te sherohesh, te sugjeroj te braktisesh Enisin duke i thyer zemren e keshtu kur te vdesesh ne kohen e duhur, te shkosh ne ferr per kete mekat e t'ja kalosh bukur edhe ne jeten tjeter. Do jem edhe une atje. He, shih sa bukur e kam mendu une. O menje kjooooo!-tha gjithe entuziazem.

Ledia qeshi. Pavaresisht gjithckaje qeshi. Se ishte e pamundur te mos qeshje me Klausin.

-Je unik Klaus.-buzeqeshi e ai mund te betohej qe pa force e vendosmeri ne buzeqeshjen e saj te bukur.-Te betohem qe ti me vret po vdiqa. Aq keq puna domethene.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now