-Xhon...nuk eshte njesoj si me rrah nje tufe me kriminela maroken, si me rrah police te shtetit. Kam hall se do ju vihen pas.-foli menjehere Argenti, nderkohe qe policet afroheshin drejt tyre. E dinte shume mire cfare po kalonte ne koken e Xhonit.
Me e mira do te kishte qene qe te vraponin me sa tu hanin kembet qe aty, mirepo Klausi ishte plagosur me thike pikerisht ne kembe e ai nuk mund te vraponte.
-Epo, kete nuk e leme dot ketu. Me te nuk vrapojme dot.-beri me dore nga Klausi qe kishte fiksuar shikimin tek gjaku qe rridhte nga kemba e tij.
-Ndaloni aty. Mos te levize njeri.-urdheruan policet e djemte nuk levizen.
-Vallai mire ja beni me ja fut vrapit.-komentoi shkujdesur Klausi e te dy e pane si te ishte nje idiot qe nuk i merreshin parasysh mendimet.
-Mos ha mut si shume ti. -shperfilli teresisht Xhoni. -Gento, nuk ke ca ben. Na kapen tani, ne te dy jemi ne telashe. Letra nuk kemi, dreqi e di ca del me gjurmet e gishtave, ku i kemi lene e ku nuk i kemi lene dhe ky bukuroshi ketu nuk e ka luksin te bjere ne burg tani. Ne rastin me te lehte, na rrasin ca brenda e na fusin nje expulse dhe motra e ketij eshte ajo qe preket me shume ne kete rast. I rrofshin ato leket qe ka vjedh e i ka stive ne shtepi.-arsyetoi nderkohe qe shikonte nga dy policet qe sec komunikuan dicka ne radio.
Beri nje hap drejt tyre, duke bere qe njeri prej tyre te nxirrte armen e ta drejtonte drejt tij e tjetri drejr Gentit e Klausit.
-Mos leviz te thashe se qellova. -bertiti tjetri e Xhoni thjesht ngriti duart ne ajer.
-Nuk do bej asnje budallallek. Nuk kam pse. Duke qene se na sulmuan e ne thjesht u vetembrojtem, nuk kemi arsye pse t'ja mbathim. -ne cdo fjale qe thoshte, perparonte drejt policit me duart e ngritura ne ajer. - Ne jemi shume njerez bashkepunues me ligjin dhe...-me te thene kete , me syte e fiksuara tek fytyra e policit fare te ri ne moshe, mbase sapo kishte marre detyren...thjesht ngriti shkelmin e i gjuajti krahut te tij. Tjetri qelloi ne isntikt e siper por plumbi shkoi huq. Polici tjeter largoi armen nga Klausi dhe Genti dhe e drejtoi armen drejt tij por duke qene se Xhoni po levizte shpejt e gjithcka ishte e turbullt edhe prej erresires, nuk qelloi nga frika semos plumbin do e hante kolegu i tij. Xhoni i gjuajti edhe njehere tjeter me shkelm derisa arma i ra ne toke. Me shkathtesi, nxorri nga xhepi nje bicak qe e mbante perhere me vete dhe kapi per fyti policin qe kishte perballe, duke ja vene thiken kercenueshem ne fyt e duke e kthyer para vetes.
-Tani ti tjetri, ule ate armen se ja keputa zverkun ketij shokut tat. Se keq keshtu, qenkeni edhe djem te rinj. Me duket mua apo eshte nata juaj e pare ne detyre?-tha me ton te qete zeri.
Gentj thjesht ndihmoi Klausin edhe vrapuan qe aty sa me shpejt qe munden ne gjendjen qe Klausi ndodhej. Per dreq, ja kishte ngulur thiken thelle ne kofshe.
-Kam frike se po ha ndonje plumb per fajin tim.-shqetesimi per Xhonin ishte i dukshem ne zerin e tij.
-Une kam frike se po ben ndonje budallallek e po na len vdekur ndonjerin se atehere mori fund ai per kete jete.-tha me te njejtin ton zeri te shqetesuar Genti.
-Nuk eshte aq budall o burre. Plus duket i qete. Budalliqet i ben kur eshte me nerva.
Nderkohe qe ecnin, degjuan disa fjale te vaketa te Xhonit qe i bene te dy te vinin buzen ne gaz.
-Me thene te drejten, une jam qytetar i ndershem. Por nuk dua te perfundoj ne qeli se me deboni qe ketu e me ngelin femijet pa buke. Po te ishit cuna te mire, me linit te ikja pa probleme.-popo, Xhoni kishte nje sens humori te cuditshem qe godiste ne situata akoma me te cuditshme.
-Eshte i madh.-shkundi koken Klausi.
-Mire ai po ne as po ecim sic duhet.-murmuriti Genti. Ndaloi ne vend , u sforcua e me pas e ngriti peshe dhe e hodhi ne supin e tij. Me shpejt se me pare arrinte te levizte te pakten. Klausin e kapi e qeshura.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...