Argenti dhe Xhoni shkembyen nje shikim mes tyre kur pane shprehine plot dhimbje te fytyres se tij. Asnjeri nuk guxoi ta pyeste.-Me duhet te shkoj ne spital.-tha me shikim e fokusuar ne mur.
Zemra po i buciste dhimbshem ne kraharor. Nuk mbante mend te kishte ndjere ndonjehere ne keto 26 vite jete frike te tille. Shpirti sikur po i dridhej. Per here te pare ne jeten e tij, ndjeu mungese guximi.
Nuk kishte guxim per tu ngritur nga divani ku ishte ulur. Nuk kishte guxim per te bere rrugen drejt spitalit. As per te hapur deren e dhomes se saj. Nuk kishte guxim per te pare fytyren e saj te fikur, per te degjuar zerin e saj te vaket.
Klausi nuk kishte mjaftueshem guxim sa per tu dorezuar ndaj realitetit.
-Do vijme me ty.-shpalli Genti e Xhoni tundi koken. Burrave si ata nuk u shkonte te benin pyetje, pergjigjet e te cilave i dinin e aq me pak te thonin fjale ngushelluese ne nje kohe qe nuk ekzistonin fjale te tilla per kete lloj situate.
E ndihmuan te ngrihej nga aty e te ecte. Duke i kujtuar se ai tashme kishte dy shpatulla ku te mbeshtetej nese e kishte te veshtire te ecte, ne te gjitha kuptimet e fjales.
*****
Nga fillimi i korridorit mund te shikonte te emen qe ishte ulur ne nje nga stolat qe ndodheshin aty, me koken e perkulur e te zhytur mes duarve. Kur shikoi ashtu nenen e tij, ndaloi ne vend.
Papritmas i erdhen ne mendje nje mori kujtimesh te diteve te kaluara, te diteve qe nuk ndjeheshin si muaj me pare por si shekuj me pare. E cuditshme sesi koha rrjedh ndryshe ne situata te ndryshme. E dhimbshme sesi nje dite e lumtur ndihet thjesht si nje minute fluturake e nje dite e dhimbshme si nje jete agonizuese.
Kujtimi i nenes se tij qe merrte luge e pirunj e i gjuante me to tere kohes per shkak te trazovalleqeve te tij, e lendoi. Imazhi i Beltit qe shfrynte i merzitur sapo vellai i madh dukej ne deren e shtepise ne fundjave, e lendoi. I ati qe hidhte tere qetesi batutat e tij epike, e lendoi. Nje Ledia qe rrotullonte syte kur ai futej me potere ne dhomen e saj, qe i gjuante pas qafe kur ai hidhej ne krevatin e saj shkujdesur, qe i bente shantazhe tere kohes...nje Ledia qe i thoshte tere kohes sesa budalla e i papjekur ishte por qe e shikonte tere kohes me syte plot adhurim...nje Ledia rrezellitese , me syte plot jete e buzeqeshjen e ndritshme...ajo Ledia e vrau pa meshire.
-Kam frike.-nuk pati droje te pranonte.
Genti dhe Xhoni i rrahen supet ne te njejten kohe.
-Shko! Ka nevoje per ty me shume se kurre.-i tha Genti e ai tundi koken.-Thjesht kujto se ke fatin te futesh ne ate dere krenar e jo me koken ulur. Krenar se levize cdo gur per te.
- Edhe po ndodhi me e keqja, prape ajo do e dije qe ka nje vella qe nuk e ka kush.-shtoi Xhoni e ai ndjeu nevojen per te shperthyer, me shume se asnjehere nga fjalet e tyre. Se po flisnin me seriozisht se kurre qe te dy e gjithe ky seriozitet po e mbyste njeriun qe strehohej tek shakaja perhere.
Shkoi tek e ema. Gruaja i kishte syte gjak e shpertheu edhe me keq me te pare te birin.
-Eshte dorezuar mor bir.-ju hodh ne qafe e qau me ngasherima ne krahet e tij. -Ime bije po...po...iken. Drita e shtepise do na ike. Dhe...dhe...ufff o Zot, pse te femija mor Zot? Ca kam bere une per ta pare femijen tim te vuaje keshtu? Une...une...ju solla ne jete dhe bashke me babin tuaj jemi bere copash qe ju vec te qeshni. Nuk e perballoj dot mor bir. -nuk kishte te ngushelluar gruaja.
Syte ju mbushen plot lot e filloi te dridhej edhe ai ne perqafimin e saj. Nuk do te benin pune shakate e tij sonte. Nuk e kishte nder vete as te perpiqej.
-Shhh o ma...do shpresojme deri ne sekonde te fundit. Nuk kemi ca bejme.-e puthi fort ne koke dhe gruaja tundi koken pareshtur.
Perqafoi dhe per pak te emen e me pas ndaloi tek dera e saj. Mori fryme thelle. Fshiu lotet me grushtet e tij. Uli dorezen dhe u fut brenda.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...