39

2K 166 147
                                    

Trupi i dhimbte si dreqi, sidomos zona e shpatullave e brinjeve. Xhonin nuk e kishte pare keto dite. Te dy ata kishin rene ne sy si problematike te vertete dhe per ca dite, i denuan duke mos i nxjerre jashte fare. Dukej qe nuk donin qe dy sherraxhinjte te beheshin bashke e te krijonin ndonje sherr tjeter.

-He shoko, je ne humor per ndonje sherr tjeter sot e?-u ngerdhesh Xhoni me ta pare per here te pare pas asaj dite.

-Per momentin jo, te shohim si e kam qejfin derisa te futemi brenda.-tentoi te thoshte humorshem, por i doli teresisht serioze. Dukej sikur kishte harruar te bente shaka.

- Ore, ta dija qe e dashke aq shume dajakun, te kisha dhene me shumice. Paske vujt kot.-tha disi humorshem Xhoni.

-Se ke keq. A po me rreh ti njehere? Kam pershtypjen se vec dajaku jot me ben pune.-serish e njejta gje. E nisur per shaka, por vec si e tille nuk tingellonte.

-Epo q*ja robt, ke pjerdh. -shpalli Xhoni. -Thashe se e kishe prej burgut po jo. Nuk do ishe shoku im po te ishe aq qulls. Ca leshin ke atehere?

-Ca nuk kam.-shfryu rende e shkoi e u ul ne nje stol te lire aty afer.

- Shiko se mund t'ja gjejme zgjidhjen. -e ndoqi nga pas Xhoni. Asnjehere nuk kishte qene tipi qe kembengulte per te zgjidhur hallet e dikujt, perkundrazi. Atij as i behej vone zakonisht. Mirepo, per here te pare pas kaq shume vitesh, Xhonit i qe dhimbsur dikush. I qe dhimbsur Klausi qe fliste si i vdekur e qe rrihte si i terbuar, qe kerkonte te rrihej.

-Zgjidhja e vetme eshte te dal qe tani e te shkoj menjehere ne Durres. E marrte e mira, edhe te me japin telefon, nuk di ca te bej me te. Mbaj mend vec dy a tre numra shqiptare. Njeri mesiguri eshte thyer e dy te tjere nuk jane aktive se jane ne Itali.-ju referuar Violes e prinderve te tij.

-Perse duhesh ne Durres me kaq ngulm mor?-picerroi syte.

-Xhon...une deshtova mor burre.-tha me nje ze realisht te pikelluar e Xhoni rrudhi vetullat ne konfuzion. -Deshtova per here te pare ne jeten time. Dhe deshtova ne nje menyre te tille qe do me bej te vuaje tere jeten, kam frike.- foli me tej, duke e ngaterruar edhe me keq me keto fjale.

-Ku e ke deshtimin mor burre? Ti luften me te madhe e fitove. A do te behet mire motra? Ca do me?

-Xhon...Ledia ka bere nje operacion tejet te komplikuar, me mundesi te larta deshtimi. Asgje nuk ishte e garantuar. E une nuk isha aty as per ti dhene kurajo. Nuk e di as si shkoi operacioni, as nese do behet mire ...asgje nuk di. Po vdes ore. Po tretem qe te di. E ajo...ajo mesiguri e di qe dicka ka ndodhur se une nuk do e lija per asgje ne bote vetem. E kushedi eshte merzitur per mua, kujton se eshte faji i saj. E kjo nuk i ben mire. Babi e mami kushedi ca kane sajuar por ajo nuk i ka besuar, me bast qe jo. Ja ku nuk kane shkuar gjerat mire? Po me grryen ankthi.-tha me njefare deshperimi ne zerin e tij.- Po mire kjo...hajt kjo se ankthin po e durojme se e te isha aty nuk do kisha ndryshuar dot gje...por...por...-ju dridh buza ndjeshem e ju duk sikur ju pre fryma. Vendosi te dyja duart ne koke , shtrengoi syte mbyllur e vec nxorri nje fryme te gjate

-Uo njeri, thirri trurit se je tu lene nam. Ku mutin eshte faji yt ketu? A je duke nxi bythen ne plazh aa? Per ate re brenda. Edhe ajo , edhe nese eshte merzit per ty, mjafton te kujtoje qe ti per ate e bere gjithcka. E po nuk qe motiv ky qe ajo te luftoje e mos te ta coje vuajtjen kot ty, atehere nuk e di se cfare mutin eshte. E kuptoj ankthin normal. Por nuk do zgjase edhe shume. Pastaj ti ca kishe ne dore per te, e bere. Mos e torturo veten kot se je tu ja fut pordhes.-i tha me ton serioz Xhoni.

- Mire kete, mire Ledia...po Viola? Une...une i premtova qe do shkoja. Ju betova qe nuk do e lija vetem. I thashe qe do i dilja per zot. Qe askush nuk do e merziste. Dhe...dhe...padashur u bera arsyeja qe e fundosi per tamam. Une i premtova e nuk e mbajta dot premtimin tim.-uli koken e vec veshtroi poshte.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now