Te gjithe i pelqenin festat e fundvitit. Duhej ti pelqente edhe ajo. Vecanerisht Krishtlindjet. Ishte dhe ditelindja e saj ne fund te fundit.
Megjithate, Viola i urrente festat. Ishte nje tradite e shemtuar ne familjen e saj. Perhere do te plaste ndonje sherr ne shtepine e saj ne Vigjiljen e Krishtlindjeve.
Fillonte gjithmone per arsye idiote. E ema nuk gatuante asnjehere mish ne ate date duke thene qe ne naten e Krishtit duhej agjeruar e asnje produkt me origjine shtazore, nuk duhej futur ne goje. I ati pinte pafund raki e vere e me pas ja fillonte duke bertitur se pse nuk kishte mish ne tavoline, edhe per festa. Asnjehere nuk kishte per ta kuptuar fiksimin e ketij njeriu me mishin. Mund t'ja shtroje tavolinen plot, por po te mungonte mishi, ai bertiste qe nuk kishte asgje per te ngrene.
Viola vec hengri sa me shpejt qe mundi. Vete ajo e adhuronte peshkun e prodhimet e detit. Pastroi pjaten e saj e u mbyll ne dhome. Shfryu rende kur pa krevatin bosh perballe te sajit. Keto dy jave do ishin pafundesisht te gjata pa Flavion, i cili kishte ikur ti kalonte pushimet tek njera nga tezet e saj. Ajo jetonte ne Tirane. E kishte ftuar dhe Violen por i ati kishte perplasur doren ne tavoline e kishte refuzuar kategotikisht. "Nuk e coj vajzen qe ta bredhe jot moter diskove te Tiranes, sikur i bredhin te vetat." Keto kishin qene fjalet e tij, fjale qe nuk kishin habitur njeri.
Fiku driten e u shtri ne krevat . Me shikimin fiksuar ne krevat, nuk i pengoi dot britmat qe ti gervishtnin veshet. E pune e madhe se sherri i prinderve te saj po i grricte veshet ne nje nate Krishtlindjes. Njeriu mesohej me disa gjera, duke i perjetuar aq shpesh. Per Violen, kjo ishte normale.
-Per asgje nuk je ti. Kam shku e kam marre lopen. Edhe buke nuk di te besh . -bertiti i ati. I dallohej qe ne ze qe ishte tape.
-More, eshte nata Krishtit. Keshtu e kemi zakonin ne.-tha me bute e shoqja.
-Te dhjefsha zakonet e tua. Edhe punet e grave duhet ti bej une? Ty eshte te te cosh te jot eme ne kete moshe. Mbase na fillon e ti bredhjet si motrat e tua.-kjo ishte tipike. Gjithmone e ofendonte gruan e tij nga familja. Sipas babait te saj, vec ai ishte burre zakoni e traditash. E vec familja e tij ishte familje me nder e respekt.
-Motrat kane burrat e tyre qe i lejojne. Ty nuk ka ca te duhet.
-Copa mutash kane per burra. Ju bejne ligjin kurvat. -si degjoi keto fjale, ferkoi syte fort me duar e shtremberoi fytyren. Sa njeri i rende qe ishte ne ato qe thoshte e qe bente.
-Thuaj ca te duash. Ato pane jete me sy. -deshi ti lutej te emes qe te mos e zgjaste ate debat me. Gjerat vec do te degradonin me keq. Ai kishte pire shume. Kishte ardhur duke e shpeshtuar perdite e me shume pijen. Mund te thuhej padyshim qe ishte i alkoolizuar. Edhe mund ta godiste ne kete mbremje. Dhe Viola nuk e perballonte dot te degjonte ndonje renkim dhimbjeje prej se emes. Ky lloj tingulli do ti gervishte zemren e jo veshet.
-Te ka ngelur merak kurvlliku edhe ty apo jo? Ytt e rrace kurvash. Per fajin e rraces tuaj, do me ngelet vajza ne dere. -degjoi nje te perplasur grushti ne tavoline e nxorri nje fryme te gjate.
Mbuloi veshet me duar. Nuk donte te degjonte, jo. Sesi i referohej sikur te ishte nje cope mishi qe do fillonte te vinte ere nese nuk hiqej ne kohen e duhur nga shtepia. Ishte vajza e tij per hir te Zotit, jo nje barre e perkohshme. Valle , kaq pak dashuri te kishte ne zemer njeriu per gjakun e tij?
-Vajza eshte si yll drite. Po nuk vjen ai dhender i mire ne deren tende. Sa te pyese se c'burre je ti, kthen rrugen djali botes. -bertiti dhe gruaja kete here e nje e thyer gote, u degjua.
Te bertiste, deshi dhe ajo. Te uleriste se ishte vetem 20 vjece. Te gerthiste qe mos ti referoheshin me si nje objekti pa ndjenja. Te thyente edhe ajo ndonje gje.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...