Prolog

2.1K 64 37
                                    

Vjen nje moment ne jete kur gjithçka merr nje kthese te papritur. Si me magji te gjithe kujtimet me te bukura zhduken ne hapsire. Ti perpiqesh ti mbledhesh ato copeza, por nuk i arrin dot... Ti nuk mund te fluturosh ne hapsire...

Papritur e gjen veten perballe dilemes me te madhe te jetes tende. Ke ne dore jeten e dikujt qe pret ndihmen tende, por ti as nuk mund ta ndihmosh, as t'ia shpetosh jeten. Je ne nje perballje te forte midis ndenjave dhe logjikes, frikes dhe detyres. 

Nese do ishte dikush tjeter do kishte zgjedhur pa dyshim logjiken dhe detyren, por kur perballe teje ndodhet personi me i dashur i jetes tende...  Emocionet pushtojne te gjithe qenien tende dhe per pak minuta nuk mund te logjikosh. Sepse thone qe ne ne pune kurre nuk duhet te perfshish lidhjet personale dhe emocionale, sidomos kur profesioni eshte mjeksia. Ky ishte nje rast i tille.

Ti je e vetme ne ate moment. Askush nuk eshte aty per te te ndihmuar.  Mund te mallkosh fatin tend te keq, por asgje nuk ia vlen. Nuk ke zgjidhje tjeter. Ti do marresh persiper te rrezikosh, te kryesh ne ate moment operacionin e personit me te dashur, te mposhtesh friken dhe emocionet per te kryer detyren tende. Ti je mjeke, je perballe nje sfide dhe detyra jote eshte te shpetosh jete.

Por ajo qe eshte shkruar te ndodh, do te ndodh, pavaresisht cdo lloj perpjekjeje qe ti te ndermarresh.

Per pak sekonda gjithçka ndryshon. Ne sekonden e 59 je i mbushur me frymezim se do Ia dalesh. Ne sekondin e 49 ti ndermerr veprimin. Ne sekondin e 39 zemra fillon te rrah forte e me forte. Ne sekondin e 29 e ndien se dicka do shkoj keq. Ne sekondin e 19 ndodh e paparashikueshmja. Duart te mbulohen nga gjaku. Cfaredo qe ti te besh asgje nuk e ndryshon rrjedhen. Ne sekondin e 9 ai vdes dhe bashke me te vdes edhe nje pjese e jotja. Akulli mbeshtjell ne perqafim trupin e tij dhe zemren tende derisa arrin te zhduke pergjithmone melodine e saj.

Fillon te kujtosh cdo kujtim te bukur qe ke kaluar, por sa keq, jane shume te pakta ne numer. Kurse tani nuk do ekzistojne fare.

Pra per 1 minute mund te ndodhin shume gjera. Dikush vjen ne kete jete. Dikush largohet nga kjo jete. Dikush mund ta shfrytezoj per te marre nje vendim me te mire apo me drastik per veten. Por dikush nuk ka mundesi per te zgjedhur asnjeren prej ketyre, sepse dikush tjeter kishte vendosur per te...

Sepse mjafton vetem 1 minute dhe bota te shembet mbi krye. Ti nuk mund te besh asgje, vecse te veshtrosh. Te pakten kete mund ta besh apo jo?


Ja ku u riktheva serish.
Ju kisha munguar? 😂
Ju kane munguar historite ne pergjithesi?

Shpresoj ta shijoni kete histori te gjithen 😄

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now