XII

643 44 2
                                    

Angelina

Kisha 4 dite qe po studioja me imtesi çdo gje qe mund te kishte ndodhur me Stepan. Thuajse kisha arritur ne nje konkluzion, thjesht nuk mund ta besoja. Nuk mund te ishte e vertete. Si ka mundesi qe te ndodhte?

E dija se kush i kishte pergjigjet e pyetjeve te mia, por nuk e di nese do te ishte i gatshem te me ndihmonte. Madje isha teper e sigurt qe nuk do ishte aspak i gatshem te me ndihmonte, por gjithsesi do e provoja njehere.

Mendja turfullonte gjate rruges per ne zyren e tij. Nuk dija si do ti gjeja fjalet t'ia shpjegoja situaten, si do ti flisja kur ta kisha perballe, si do ti kerkoja shpjegime... Me shfaqej fytyra e Stepan dhe gjendja ne te cilen ata e çuan. Kjo situate shkaktonte qe une te dilja pak nga vetja. Kjo bote nuk pershtatet me mua, nuk pershtatet aspak me mua.

Trokita lehte ne dere. Mora fryme thelle dhe hapa deren edhe pse nuk degjova nje leje hyrje nga brenda. Pamja qe u shfaq para syve te mi nuk ishte aspak e kendshme... Nje idiote qendronte vetem me te brendshme dhe po bente striptisten duke kercyer perpara tij, kurse ai i ulur ne anen tjeter, larg nga kjo, ne karrigen e tavolines skermiste dhembet.

Ç'eshte e gjithe kjo shfaqjen ketu?

Hodha hapa brenda zyres dhe duke ferkuar qafen, i kerkova me miresjellje kesaj idiotes edhe pse e dija qe ajo nuk e dinte ç'ishte miresjellja: 'Mund te largohesh, te lutem?'

'Çfare moj? Vetem se vjen ti ketu, duhet te largohem une? Iván kush dreqin eshte kjo?'

E ndieja qe ne keto momente ai ishte duke me pare. Hodha syte drejt tij ende duke ferkuar qafen dhe kisha te drejte. Ai me shikonte ashtu si une po e shikoja ate.

'Largohu.' - i tha asaj qete duke larguar shikimin nga une.

'Çfare the ti se nuk e degjova mire?'

Ok tani po qe me acaroi. Pse nuk merr vesh ky njeri?

'Thjesht zhduku qe ketu. Cilen prej ketyre fjaleve nuk kuptove? Largohu apo zhduku?' - Ivan i foli vrazhde dhe u çua nga karrigia pas ketyre fjaleve.

'Ti ...' - ajo idiotja u kthye nga une.
'Ta mbash mend. Nuk do me shpetosh dot kollaj. Ivan nuk ka bere keshtu per asnje femer. Çfare dreqin te mire ke ti?' - ajo u afrua prane meje dhe ngriti doren duke me cekur ne faqe. Ia largova ate dore te shpifur duke ia hedhur tutje. Por ajo me duket se nuk kuptonte. Me preku serish lehte te krahet dhe aty nuk e permbajta dot me veten.

I kapa kycin e dores dhe ia sperdrodha bashke me krahun duke e bere te klithte nga dhimbja.

'Nuk me dukesh se je nga ato femra qe kupton me te mire dhe une nuk jam tipikisht ajo femra qe te bej keq, por nese do, di te bej shume mire edhe anen e kundert. Tani po te them me te mire qe te largohesh qe ketu. Nuk kam nerva te merrem me ty ose perndryshe...'

'Ose perndryshe çfare?' - insistoi ajo.

'Ose ... perfundon e plandosur ne toke dhe askush nuk te leviz as gishtin per te te ndihmuar.'

'Ti kujton se ke me shume vlere ne syte e Iván sesa une? Hemm shpirt Iván e di me mire, se ti nuk mund ta kenaqesh ate ne menyren qe une di ta bej...'

Hodha syte drejt tij i cili ndodhej tani perballe meje dhe thjesht po me veshtronte pa folur asnje fjale. Me siguri po shijonte shfaqjen, por une nuk do i jepja nje shfaqje.

'Nuk me intereson aspak se çfare beni ju te dy e dashur. Shiko me duket se je keqkuptuar. Nuk jam ashtu si mendon ti, une jam thjesht nje e aferme e tij nga familja. Ju te dy me dukeni perfekt ne syrin tim prej psikologeje. Madje mendoj se diçka e tille ju ndihmon te dy psikologjikisht. Ju sugjeroj ta praktikoni me shpesh kete gje.' - jam e sigurt qe te tilla fjale edhe pse me ze te ulet, por jo aq te ulet, ai arriti ti degjonte.

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now