Álvaro
'Angel nuk besoj se e ke seriozisht?'
'Nuk ka rrugezgjidhje tjeter. Alina dhe Oliver jane familja ime tani. Une do shkoj bashke me ta per njefare kohe te caktuar. As vete nuk e di se sa.'
'Angel po une si do ia bej pa ty?'
'Duhet te mesohesh. Duhet te gjesh nje nuse e te mbledhesh mendjen.'
'Angel kjo nuk eshte e mundur.' - perplasa doren ne tavoline dhe e pashe ne ate lloj menyre qe i tregonte mjaft qarte se kjo ishte me se e vertete dhe asnje nuk mund ta ndryshonte kete fakt.
'E pse eshte e pamundur?' - me pyeti dhe e dija shume mire qe ishte kurioze per pergjigjen time. Ndoshta edhe e dinte, por bente sikur nuk kuptonte.
Nuk e di a ishte koha e duhur apo jo, por ndoshta nuk do e kisha me kete mundesi per te vertetuar ato qe doja te dija. Dua ta di nese Angela ndien dicka per mua pas gjithe atyre viteve. Kam pritur tere kete kohe me nje shprese e cila u shfaq vetem nje here...
Flashback
" 'Dua ta vras. Si guxon ai te te lendoj ty?'
'Alvaro boll pive. E kalove cakun. Ai eshte nje hiç tani. Nuk ka rendesi.'
'Si nuk ka rendesi? Nese nuk do kishte rendesi, ti nuk do qaje per te.'
I afrohem shume prane fytyres se saj. Ajo u terhoq pas, por jo aq perderisa buzet e mia arriten te preknin te sajat.
'Te dua me shume se ai idioti.'
'Alvaro je i dehur.'
Angela mundohej te me largonte. Me shtynte me duar. Por une nuk kisha ndermend te levizja vendit. Sot ajo do zbulonte te verteten. Une do ia tregoja.
'Ti nuk me beson, por une te dua. Te dua aq shume sa nuk kam arritur dot te te puth nga frika mos prishim shoqerine tone. Ai kishte plot avantazhe, une asnje. Behu e dashura ime. Te premtoj se kurre nuk do te lendoj, te tradhetoj apo te bej te qash. Pse nuk me do dreqi ta haje?'
'Alvaro je i dehur po te them. Ti nuk di çfare po flet.'
'Jo, une kam pire, por jam i ndergjegjshem per ate qe po them.'
'Alvaro, une te dua. Ti e di kete, por si shok ama. Nuk jam ende gati per te filluar nje lidhje te re. Por jam e bindur se nese do dua te filloj nje lidhje ti do jesh kandidati i pare.'
'Vertete, me premton?'
'Te premtoj.'
I puth duart dhe syte me xixelluan porsi femije. Ate nate Angela me çoi ne shtepine time dhe qendroi aty ate nate duke fjetur ne dhomen tjeter.
Te nesermen ne mengjes i kerkova te falur per budallelleqet e mia dhe ajo e pranoi ndjesen. Brenda vetes ndihesha mire. Me ne fund i kisha shprehur ate qe mbaja brenda vetes prej kohesh. Ajo nuk me ishte larguar, por as nuk e dija nese i kishte besuar ato qe i kisha thene apo jo. Isha i dehur dhe se dija sa per baze i kishte marre ato fjale ajo. "End of flashback
'Angela dua te pyes dicka.'
Ajo pohon me koke qe te vazhdoj.
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...