XXXV

589 37 19
                                    

Angelina

Gjendem serish ne rrugen e kthimit. Nuk e di pse kete here diçka mblidhej brenda meje, por nga ana tjeter isha edhe e lumtur. Nuk e kisha menduar se nje njeri si Iván te dashurohet me mua deri ne ate pike sa te heq dore nga mafia. Me pelqen kjo ide. Me entuziazmon kjo ide. Me ben te enderroj per te ardhmen.

Por ate shtepi nuk e dua. Nuk e shoh dot ate shtepi ku ai jeton. Nuk e di a duhet ta quaj shtepi kujtimesh, mekatesh, humanesh, djajsh...?

Nuk ndihem mire ne ate shtepi edhe pse kam disa kujtime te mira memorizuese. Atje lindi diçka brenda meje ndaj tij. Atje me lindi deshira, epshi, pasioni per te ... Atje kam pare dhe kam jetuar me nje pjese tjeter njerezish te cilet nuk i kisha njohur deri tani ne 30 vitet e jetes sime. Kam pare tortura qe vetem ne filma horror mund ti shohesh. Kam pare sjellje normale te tyre. A thua se ata ishin humane e vrases ne te njejten kohe?

Ktheva koken drejt Ivanit, por ai si dukej ishte tjeterkund me mendje.

'Çfare po mendon?' - u perpoqa ti terhiqja vemendjen nga mendimet e keqija qe po i kalonin.

'Gjthçka dhe asgje.'

'Ivan...' - vendosa njeren dore mbi doren e tij dhe fillova ta ngjisja me lart, drejt parakrahut, krahut te tij ...

Ai ktheu syte drejt meje, por çuditerisht kete here syte e tij mu duken bosh, pa asnje emocion. Çfare ndodhi me kete? Deri disa ore me pare ishte shume mire, madje ishte duke me provokuar, kurse tani? Kaq shume pergjegjesi ndien mbi veten? Kaq shume e rendon situata me Davonin?

'Cila eshte ajo asgjeja dhe gjithçkaja qe po mendon?'

Ngriti doren drejt meje dhe me ceku fytyren me gishtat e tij te ashpra. I uli serish dhe i beri vend ne qafen time.

'Nuk di çfare te te them engjell. Ti nuk do me kuptoje nese une filloja te flisja tani.' - ngriti cepin e buzes per nje nenqeshje.

'Ndoshta ke te drejte. Kur ti flet per punen tende, une nuk kuptoj. Kur flas une, as ti nuk me kupton. Si do ia bejme ne te dy tani? Çfare te bej une qe te te largoj kete pamjen tende prej te merzituri?'

'Mjafton vetem te rrish prane meje çfaredo qe te ndodh. Mos harro qe une te dua dhe do te dua gjithmone.'

Kafshova buzen nga pamundesia per te thene qofte edhe nje fjale. Nuk dija si ti pergjigjesha. Nuk dija as sesi duhej te reagoja. Dija vetem qe doja ta kisha prane se me bente te ndihesha mire. Dija se duhet ti besoja, sepse sipas Xavit ishte njeri i besueshem.

'Ivan dua te bej nje pyetje. Dua te di te pakten se çfare eshte duke ndodhur. Nuk po kuptoj asgje. Xavi me kerkon te te besoj ty e jo Stepanit. Stepan nuk me duket njeri i keq. Te pakten nga sjellja qe ben me mua. Pastaj Davon ... Nuk e di domethene.'

'Angela ke shume te drejte. Gjithçka eshte lemsh dhe katrahure. Te kam thene edhe me pare qe bota jone eshte shume ndryshe nga  bota jote. Por te premtoj se sapo gjithçka te mbaroj me Davon, ti nuk do shkelesh me ne boten tone. Sapo gjithçka te mbaroj do ju jap drejtimin te gjitheve. Te gjithe presin nga une. Te gjithe me degjojne. Te gjithe ndjekin udhezimet e mia. Eshte detyra ime ti mbroj te gjithe.'

'Per kete je duke e vrare mendjen ti tani?'

'Engjell ... Se ke idene sa shume dhe se po çfare bluaj une.'

'Mund ta marr me mend. Ta pakten e di qe nje dere hap nje dhome ku ndodhem une.'

'Nje dhome? Angelaa ti ndodhesh pas portes se nje vile mbreterore. Aq dyer sa ke ti brenda viles, nuk i ka asnje tjeter.'

'Hemm ... Me pelqen. Do te thote qe une zoteroj me shume hapsire territoriale brenda territorve te tua?'

'Angelaa...' - mu afrua e me buzeqeshi embel.

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now