Me duket se ia mora doren tani. Thash se do beja vetem nje pjese me +2000 fjale, por jo. Me kapi prap frymezimi dhe tani keni nje pjese me +2300 fjale. 🤔😄😄
Angelina
'Halla si te duket?' - i vogli im me zgjati nje prej vizatimeve qe kishte bere me doren e tij qe te jepja vleresimin tim.
I buzeqesha embel nipit tim. I kisha ndjekur me kujdes çdo veprim te tij dhe mund te them qe eshte femija me i mire ne bote edhe pse eshte shume trazovaç. Ai ishte i vetmi qe jetonte ne boten e tij, luan me veten, gjen menyra te kenaq vetveten, nuk merzitet dhe ben shume pyetje. Te mos permend pastaj kur i tiposet e flet fjale qe te vene edhe ne siklet. Te vihesh ne siklet edhe nga nje femije, madje nga nje femije 6 vjeç? Jane shume inteligjent keta femijet e sotem. Fjalet qe duhet ta thone te fundit, keta ta thone qe ne fillim.
'Krahasuar me kete?' - drejtoi drejt meje nje tjeter pikture. Pikture te cilen e gjeti ne internet, e zmadhoi ne ekran te televizorit dhe i meshoi persiper formave reale.
'Pa mi afro ti shoh njehere.'
Ai erdhi shpejt e shpejt me ato hapat e vegjel, si hapat e ketrushave dhe me zgjati te dyja fletat format.
'Cila prej ketyre eshte e jotja, sepse halla nuk po e dallon dot kush eshte origjinali?' - ai e kuptoi nenkuptimin e pyetjes dhe filloi te ngerdheshej. Me bisht te syrit e pash qe keto fjale e gezuan pa mase. Mblodhi sy e supe, buzet i zgjati deri te veshet duke treguar dhembet e bardhta kristal. Sa me vjen ta ha kur ben keshtu!
'Do te thote qe...' - syte i shnderrisnin.
'E ke bere super, po super mire dhe se je talent per pikture.' - perfundova fjaline.
Ai po hidhej perpjete tani nga gezimi. Po perplaste duar e kembe dhe sperdridhej duke bere kercimin e preferuar para e mbrapa, majtas e djathtas.
Ne ate moment me kapi nje krize koke dhe mora fryme me shpejt. Ishte nga ato lloj krizash qe zgjasin disa sekonda dhe te lene içik si te turbullt me pas. Vendosa doren te temthat dhe shtrengova syte per te duruar dhimbjen.
'Halla mire je?' - u afrua i vogli im.
'Mire jam shpirt. Merri e çoji keto te tavolina.' - e largova menjihere doren nga koka dhe i zgjata fletet.
'Po ti po mban doren te koka. Te dhemb koka halla? Te dhemb shume?' - i hodhi fletet ne toke sikur te mos kishin aspak rendesi per te dhe po mundohej te ngjitej te krevati, afer meje. Ia doli te ngjitej pa ndihmen time vetem duke u kacavjerrur si ata majmunat kacavjerres.
'Me kaloi tani shpirt.'
'Te te masazhoj Oli? Kam mesuar nga mami. Mami gjithmone me masazhon para se te fle gjume.'
'Eja.' - i bera me shenje dhe ai s'pertoi hiç. U ngrit ne kembe siper krevatit dhe kaloi pas meje. Futi gishtat e vegjel te floket e mi dhe ... hidh ketej e hidh andej, hidh vertikalisht e horizontalisht... Me pak fjale i çoi ne ate gjendje qe te mos kishte kreher te kryente me punen e vet.
'Te qetesoi koka tani halla?'
'Po shpirt.' - iu pergjigja duke buzeqeshur. Kushedi se si do dukem me keto floke tani.
'Te dua shume halla.' - me puthi ne faqe.
'Edhe une te dua shume shpirt.' - e kapa prej beli dhe e hodha siper krevatit. Fillova ta gudulisja dhe ai qeshte e mblidhte trupin, me kerkonte mes te qeshurash te ndaloja, por mua me pelqente ta degjoja melodine e te qeshurave te tij, me pelqente ta shihja te lumtur.
Bota ime ne ato momente isha vetem une dhe ai, askush tjeter. Bota ime ishte kjo situata mes ne te dyve qe nuk doja te perfundonte kurre. Bota ime ne keto momente na njihte vetem ne te dy si personazhe kryesore dhe asnje tjeter. Nuk ekzistonte bota jashte kesaj dere. Brenda deres ndodhej e gjithe bota ime.
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...