XXXVII

555 36 17
                                    

Stepan

Dite e re fillon sot. Nje dite ku sekretet thuajse jane zbuluar, me sakte vetem sekretet e mia. Nuk jane zbuluar ende sekrete qe ia vlejne te zbulohen dhe te ndryshojne korsine e ngjarjeve. Nuk jane zbuluar sekretet e Ivanit. Sekrete te cilat ai nuk do ia tregoj Angeles me vetedijen e tij te plote, por do e bej une ne vend te tij.

E dija qe Iván nuk me kishte besuar per humbjen e kujteses. Ai bastard eshte teper i zgjuar, por jo edhe aq besoj. Edhe ai ka piken e dobet, piken ku une do sulmoj, Angelinen. Nuk mund ti besoj asnjerit, madje as Arlios qe u perpoq dje te me mbushte mendjen se nuk ia vlen me te shtirem. Nga nje ane me beri te reflektoja dhe te pershpejtoja planin tim. Para se Iván te vepronte, une do kisha vepruar para tij.

Flashback

'Mos e vazhdo me.'

'Cilen?'

'Shtirjen tende.'

'Per çfare shtirje e ke fjalen?'

'Stepan ...'

Syte e tij u erresuan. Ne fytyre i ndriçoi inati ... Pff inat? Me shume duket si urrejtje. Po po urrejtje eshte. Iván i ka vene te tere miqte e mi kundra, sepse keshtu i leverdis.

'Mos me acaro.' - vazhdoi me tej dhe po bente hapa drejt meje.

'Nuk e di per çfare po flet.'

'Ti e di shume mire Stepan. Nuk ia vlen ta vazhdosh me. Te gjithe e dine se ti nuk e ke humbur kujtesen. Mund te genjesh te gjithe, por jo mua, jo mikun tend me te mire.'

'Miku im ... Hee mos me bej te qesh te lutem. Ok, e pranoj. Nuk e kam humbur kujtesen.'

Nje grusht drejt nofullave me erdhi nga ana e tij. Nje grusht qe me dhimbti, por nuk e kuptova pse e beri. Jam i sigurt qe po pendohet, kur te zbuloj pse e kam bere te gjithe kete.

'Si mor je shtirur tere kete kohe? Si guxove? Pse e bere?'

'E bera sepse keshtu me deshi qejfi.'

Serish nje grusht tjeter me erdhi nga ana e tij. Mblodha duart grusht, por nuk reagova. Po mundohesha ta mbaja perbrenda inatin. Nese do guxonte serish, heren tjeter do e qelloja.

'Si te deshi qejfi?'

'Ti nuk je me miku im. Pse te te tregoj? Te gjithe me jeni vene kundra dhe keni kaluar ne anen e Ivánit.'

'Nuk kam kaluar ne anen e askujt. Jam duke mbrojtur te drejten. Ate qe ti e bere gabim.'

'Une bera gabim?'

'Po, po ti. Ti e bere. Iván me net te tera eshte mundur te shpetoje tet moter nga duart e Davon, kurse ti ... Ty te mjaftoi nje rast dhe e dorezove Angelen aq shpejt per te shpetuar b*then tende. Iván dhe asnjeri prej nesh nuk do e bente ate qe bere ti. Ti e di qe tri femra ishin dhe jane pikat tona te dobta. Jane motrat tona. Ishte Karolina, eshte Alina dhe Ángelina. Nese ai eshte perpjekur te shpetonte motren tende, duhet ta beje edhe ti. Duhet ta mbroje me jete Angelinen nese duhej. Ajo eshte motra e Xavit. Te gjithe e kishim dhe e kemi si detyre te mbrojme motrat tona. Por jo, ti e bere nga inati. E bere te merrje hak ndaj Xavit dhe Ivanit.'

'Po e shoh se vertete paske qene miku im.'

'Ti nuk e meriton miqesine time. Dikur vije te une, mbeshteteshe te une. E mban mend kur? Athere kur me thoje se e pelqeje Angelen. Athere kur Xav dhe Ivan u zemeruan me ty dhe me te drejte. Edhe Nick u dashurua me time moter, por erdhi dhe me tregoi çfare ndiente per te. Edhe Iván e pelqente Angelen dhe ia tregoi Xavit. Ti çfare bere? Shkove dhe i vure fotograf nga pas. Na ndertove nje dhome te tere me fotot e saj si maniak, madje edhe foto ... Dhe ne fund e dorezove te Davon si te mos kishte asnje vlere. Si te mos te mos e kishe dashur kurre. Aty humbe pike te Xav, Ivan dhe gjithe ne te tjeret. Sapo te falen per fotot, ti bere akoma me keq. E di sa deshire kam te ti thyej turinjte tani?'

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now