LI

477 31 7
                                    

Iván

Paska raste kur zbrazetia, boshlleku ne vetvete qenka i vlefshem. Kupton se kush je ne te vertete. Je i denuar. Je i mallkuar. Je i destinuar te jetosh vetem, sepse njerezit qe do ose vdesin ose vendosin te largohen nga ti si shkak i veprimeve te tua. Ky jam une. Sado qe perpiqem ti mbaj gjerat nenkontoll dhe ti zgjas sa me shume te mundem, do ndodh diçka sezben. Nuk do mundem dot te perdor tiranine, ti urdheroj apo ti detyroj njerezit qe dua te kthehen serish te une. Do humbas gjerat e çmuara. Do humbas vetveten. Por nuk mund te lejoj te humbas kujtimet. Ato do shfaqen para meje si déjà-vu. Ato do me kujtojne se dikur dashurova nje femer, femren e ndaluar, por qe u dashurua me mua dhe une e plagosa aq rende sa do i duhet kohe e gjate te sherohet.

Ajo krijoi pershtypjen e gabuar per mua dhe mua me duhet ta rregulloj kete gabim te sajin. Por fillimisht duhet ta shpetoj nga situata ku e futi veten per inatin tim si dhe per te marre hak nga une. E çuditshme dashuria jone. Ka pesuar ulje dhe ngritje ne kaq pak kohe. Kemi kapercyer nga nje situate ne nje tjeter. Kemi evoluar nga perjetimi i nje ndjenje ne nje ndjenje tjeter. Dashuria jone eshte zjarr pasioni, nga ai lloj zjarri qe here te ngroh zemren dhe njehere tjeter te shkrumbon shtepine.

'Ivan na kishe kerkuar?' - pyeti Jacob qe bashke me te tjeret u duken ne dere.

'Po. Ejani.'

'Gjithçka eshte gati Ivan. Ne jemi gati. Sapo te marrin vesh vendin do bejme ndonje plan.' - mori fjalen Nick.

'Ku do shkoni ju?'

'Me ty.'

'Ju kerkova gje te vinit me mua? Ne leter ishte shume e qarte qe duhet te shkoja vetem une.'

'Dhe ti pret qe ne ta besojme dhe te veprojme sipas urdherave te Stepan?'

'Pres qe te me kuptoni. Jam i sigurt qe eshte kurth, por eshte kurth i ngritur per mua. Eshte nje lufte qe na perket vetem neve, vetem mua dhe Stepan. Une do shkoj atje, jo ju. Do shkoj ti tregoj Angeles, Stepan, Alines e kushdo qofte tjeter te verteten se une kam nje vella binjak qe rastesisht qellon te kete vrare shokun tone, Xavin tone. Duhet ti tregoj Ángeles se dreqin nuk jam une vrasesi i vellait te saj. Duhet ti tregoj se dreqin e dua aq shume sa e kisha me te vertete kur i thashe se do hiqja dore nga mafia per te. Uff ... Nick ti e di sa te vret ... kur nuk e ke ate qe do prane. Dhe une jo vetem qe nuk do e kem edhe pse eshte e gjalle, por ajo do me urrej tere jeten. Do urrej momentet me te lumtura qe kemi kaluar. Do fshij nga memoria çdo kujtim me mua. Nuk do ekzistoj kurre nje Ivan per te. Dhe Iván, shefi juaj nuk do jete me si ka qene me pare. Kete here shefi juaj eshte thyer. Po dreqin eshte thyer nga nje femer. E besoni dot? Ivánov Parker te thyhet nga nje femer?'

Nuk durova dot me dhe shpertheva. Ishte hera e pare qe gjate nje fjalimi te tille, kam nxjerre lot. Kjo tregon sesa i dobet dhe i deshperuar jam apo jo? Epo le te me quajne si te duan. Jam perballe shokeve te mi me te mire. Jam perballe shokeve qe i kam pare te gjithe te shperthejne disa here dhe te qajne me te qaren mashkullore me te dhimbshme. Kete here eshte rradha e tyre te me shohin mua teksa ua kaloj te gjitheve. Patetike apo jo? Por eshte e vertete. Çdo situate e jona ishte njera ndryshe nga tjetra, kurse situata ime ... Situata ime dukej sikur ishte miks i te gjitha atyre qe miqte e mi kane kaluar. Dukej sikur ishin mbledhur te gjitha fatkeqesite e tyre dhe rane te gjitha mbi mua. Kisha friken e humbjes se njerezve te mi te dashur. Kisha friken se ata kurre nuk do arrinin te zbulonin te verteten dhe do me urrenin. Kisha friken se do largohesha nga kjo bote dhe nuk do arrija ti tregoja femres sime te verteten dhe t'ia vertetoja sesa e doja. Kisha friken se çdo gje do shkonte keq. Kisha friken se vdekja po vinte perqarkas dhe po priste momentin e duhur te sulej mbi ne. Kisha kaq shume frikera ... Dreqin! Por frika me e madhe ishte se nuk do arrija te mbaja amanetin tim. Ne fakt une e theva qe ne fillim. Solla Angelen prane meje. E perfshiva dhe e njoha me boten tone. I ngjalla frike, neveri, pasion, dashuri dhe urrejtje. I nxita enderrat per te ardhmen dhe e plagosa me thike pas shpine. Te jete ky mallkimi i thyerjes se premtimit? Po me ndodhin te gjitha keto se nuk arrita te mbaj dot premtimin e Xavit? Po me ndodhin se bera te kunderten e gjerave qe Xavi me kerkoi te beja?

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now