XXI

637 41 34
                                    

Iván

Mengjesi erdhi shume me shpejt nga sa e prisja. Syte e mi te mesuar te hapeshin çdo dite ne oren 5:30, u hapen serish ne te njejten ore edhe sot. Naten e kaluar nuk fjeta edhe aq i qete. Kjo jo per faktin se perkrah meje flinte engjelli im dhe une nuk mund te flija, por te shijoja bukurine e saj. Qendrova zgjuar sepse nuk munda. Qendrova zgjuar sepse ishte faji im qe ajo pati aq shume veshtiresi ne te fjeturin e saj. Qendrova zgjuar sepse veprimet e saj me futen friken. Goditjet e saj, e qara e saj, fjalet e saja, mankthet e saj me vrane. Mankthet e saj nuk e lane te flinte rehat. Jam i sigurt se enderrat e saj jane akoma me keq ... Pergjegjes jam une. Fajtori jam une. Ajo eshte ne kete gjendje per fajin tim. Mund ta kisha permbajtur veten per pak dhe ta vrisja ate qen diku tjeter, por jo, nuk e bera. Nuk e mbajta zemerimin dhe e qellova ne sy te saj. E bera te shoh tmerrin me sy. E bera te ishte deshmitare e nje vrasjeje dhe ajo nuk eshte mesuar te shoh diçka te tille perdite. Nuk eshte mesuar me kete lloj rreziku.

Dreq! Dreq! Dreq! Deshtova kete here. Xav me kishte lene nje amanet dhe une ç'bera? E shkela. Nuk e mbajta premtimin tim. Nuk duhet ta perfshija Angelen ne boten tone, por ajo eshte ketu tani. Nuk duhet ta lija ti ndodhte diçka, por ja ku i ndodhi. Nuk duhet qe ajo te zbulonte te verteten dhe kete nuk do ia tregoja edhe pse ajo inistonte. E shkela premtimin tim sepse nuk munda, sinqerisht nuk munda me me kete dashuri ne distance. Ekzistonte vetem nje menyre qe ajo te me njihte, qe ajo dhe une te kishim nje kujtim nga njeri-tjetri, qe une te ndieja pranine e saj dhe te ndihesha per pak i lumtur dhe kjo menyre ishte qe ajo te vinte ketu, te ndodhej ketu prane meje, perpara syve te mi. Sepse sapo gjithçka te kete mbaruar, do me duhet ta largoj nga vetja, do me duhet ta le te jetoj jeten e saj dhe une te vazhdoj timen. Sepse ajo eshte per mua nje lumturi qe zgjat fare pak dhe fundi ...

Nuk dua te vij ai fund. Dua ta zgjas kohen sa me shume deri sa te mberrij ai fund. Dua te stakoj kohen qe ne kete sekonde, ne kete minute, ne kete dite, ne kete moment ... Ajo eshte ketu. Ajo eshte duke fjetur ne nje shtrat me mua. Ajo eshte ngjitur me mua. Ajo me ka mberthyer me krahet e saj. Koka e saj gjendet ne kraharorin tim. Une mund te nuhasja aromen e saj dhe me kete arome te me zinte gjumi serish e serish. Sepse kjo femer me nxjerr nga vetja. Kam nje deshire te zjarrte ta kem timen fizikisht dhe ta memorizoj ate çast dhe shprehjet e saj te fytyres ... por nga ana tjeter edhe me frenon. Koha per ne eshte e limituar dhe kurre nuk e detyroj te bjere ne dashuri me mua. Une kam rene brenda me te dhe vazhdoj akoma te bie akoma me shume kur ajo ndihet e mbrojtur nga une, ndihet mire kur eshte prane meje, kur shoh buzeqeshjen ne fytyren e saj dhe shkaktari jam une. Sepse une zgjodha te dashuroj te femer qe ishte e ndaluar per mua. Sepse ajo eshte e vetmja qe mund te me bej te lumtur, por do shkaterroj vetveten dhe une nuk e dua kete. Dua qe ajo te jete mire dhe pse nuk dua ta pranoj ... e di qe ajo do te jete akoma me mire po te jete larg meje. Ajo do jete plage ne zemer, dashuria ime qe nuk do ta realizoj kurre. Sepse do ndihem shume mire po te di se ajo ka arritur te vleresoj ate pjese qe te tjeret nuk e paten mundesi ta njihnin. Sepse me te ndihem nje Iván me i mire, nje Iván i denje per te, nje Iván qe e sheh sikur ajo te ishte e vetmja ne kete planet ... Sepse e tille ishte per mua. Ajo eshte femra e pare dhe e fundit qe do arrij te kete zemren time dhe kur ajo te mos jete me ketu, Ivani i meperparshem do rikthehet serish. Ana ime me e keqe do arrij te dal serish ne pah dhe kur te jem vetem, do e kujtoj ate, do e kujtoj femren e vetme qe arriti te nxirrte ne pah nje ane time, nje ane qe nuk mendoja se e kisha, nje ane qe ndoshta nuk e kisha zbuluar kurre nese ajo nuk ishte bere pjese e botes sime, anen time me te mire.

Dhe kur te vij ai fundi ... Ne jemi te destinuar per te mos qene kurre bashke ... Sepse e dija qe ajo kurre nuk do me zgjidhte mua. Dua qe ajo te kete ndertuar nje imazh tjeter per mua. Dua te kete imazhin e mashkullit qe zgjodhi te dashuronte nje femer si ajo, sepse ajo ishte e vetmja qe me bente te ndihesha vetvetja. Dua ti tregoj se nje mashkull di te dashuroj edhe me shpirt, me gjithe forcen e tij. Dua te dije se qellimi im ishte te arrija te ze nje vend ne zemren e saj, nje vend ne jeten e saj. Sepse nje mashkull si une dashuron vetem nje here dhe kur dashuron, nuk e nderron femren e tij me asnje tjeter. Sepse ajo ka qene, eshte dhe do te jete e vetmja dashuri per mua. Sepse kur ajo te mos jete me ketu, dua te me mbeten ne memorie keto pak momente te lumtura me te dhe po keto kujtime do me shoqerojne deri ne momentet e fundit te jetes sime. Sepse ajo ka lene shenje ne jeten time, nga ajo lloj shenje qe nuk te hiqet nga lekura kurren e kurres. Ajo eshte per mua si nje nishan qe ne lindje ...

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now