Alina
Ndieja tension, ankth, frike dhe faj. Bera gabim. Nxitova. Nuk duhet ta kisha bere. Nuk duhet te kisha vepruar aq shpejt dhe ne ate menyre. Nuk e di si guxova ta gjuaja. Si u rebelua aq shume zemra ime dhe guxoi te bente nje veprim te tille? Si guxoi kjo dora ime te ngrihej drejt atij qe ka qene babai dhe vellai im njekohesisht?
Nuk bera gjume te qete gjithe nates. Stepan me ka dale ne çdo enderr timen. Veprimi im do e kete lenduar. Duhet ti kerkoj falje. Duhet te ndreq gabimin tim. Im vella duhet ta kuptoj se motra e tij e do shume, edhe sikur te jete me i keqi nga te gjithe. Nese ka gabuar, une do e ndryshoj, do e sjell ne vete dhe ai do me degjoj. Ai çdo gje po e ben per mua dhe une nuk dua qe ai ta bej kete. Ajo qe me acaroi dhe me nxiti te reagoja ne ate menyre ishte fakti qe ai ra dakort per te perfshire Angelen ne gjithe kete mesele. Ajo nuk duhet te ishte pjese. Une e nisa. Une do e perfundoj. Nuk do le asnje tjeter te denohet padrejtesisht. Une do e marr hakun e Xavit. Une do e vras vrasesin e tij.
Te gjithe ishim ulur ne tavoline per te ngrene mengjes. Jo ne gjithe ne fakt. Mungonte ai. Mungonte Stepan. Mungonte vellai im. Hodha syte drejt Olit qe po shkrihej se qeshuri. Mire qe s'po mbytej nderkohe qe hante. Ishte ulur ne preherin e halles se tij dhe po shijonte ushqimin qe ajo i afronte te goja. Te pakten ai eshte me i lumturi ketu. Ai nuk kupton asgje. Djali im e ka mire me te gjithe. Na nevojitet nje femije si ai, te na ngrej pak humorin nga bemat qe plasin dite per dite.
'Do edhe shume kohe te zbres Stepan? Shyqyr qe u mblodhem njehere te gjithe per te ngrene mengjes se bashku! Mos do mbahet ndonje fjalim madheshtor ketu?' - foli Ángela dhe menjihere syte i drejtova te Iván qe shtrengoi lugen duke pare te pjata e tij, me pas te ajo me nje shikim te çuditshem, te erret, te qete, te padeshifrueshem dhe te zhveshur nga çdo emocion.
'Askush nuk do mbaj nje fjalim madheshtor ketu ne tryeze te bukes e dashur doktoreshe. Nese ndodh, gje e cila do te ndodh, ti nuk do e kesh mundesine ta degjosh. Femrat jane te perjashtuara nga plani veçanerisht ato qe nuk kane asnje eskerience profesionale ne kete fushe. Ato bejne mire te mos nderhyjne fare.'- u pergjigj i qete Ivan dhe kete here ishte Angela qe shtrengoi nofullat duke pare me inat me ai.
Duhet ta ndaloja kete lufte te ftohte dhe shkaterruese. Ky acarim nuk na bente mire asnjerit prej nesh. Duhet te arsyetonim thelle dhe te mendonim nje zgjidhje rreth problemit te quajtur "DAVON".
'Ivan çfare do te ndodh tani me Davon?' - pyeta per t'ia larguar vemendjen nga fjalet e Ángeles.
'Nuk eshte koha dhe as vendi i duhur.' - u tregua i vrazhde me mua dhe nuk me dha asnje information te dobishem. Kjo pyetje po me torturonte prej ditesh. Tani jemi afer vijes se finishit. Kush do dilte i pari? Kush do fitonte? Kush do humbte?
'Mund te shkoni te therrisni Stepan? Tani nuk ka arsye te rrime menjane dhe secili te bej me koken e tij. Tani duhet te jemi te bashkuar per te sulmuar Davon. Nuk kemi kohe per hatermbetje, xhelozira dhe te tilla gjera. Fillimisht duhet te rrezojme Davon. Ai eshte armiku kryesor dhe objektivi qe duhet rektrutuar sa me shpejte te jete e mundur.'
'Do shkoj une.' - fola e vendosur dhe u ngrita nga tryeza.
Ky ishte shanci im. Duhet te pajtohesha tani me vellane tim. Ne kete kohe lufte nuk duhet te jemi te perçare, por te lidhur sa me shume. Ai nuk mund te me mbaje zemerim. Une jam motra e tij dhe ai me do. Do i kerkoj falje dhe ai do me fal per gabimin tim. Ashtu sikurse ziheshim kur ishim te vegjel. Une kerkoja falje dhe ai me falte.
Ju ndodh shpesh te mendoni ndonjehere se si duhet ta hapni temen e muhabetit qe te vazhdoni te flisni lirshem me personin qe do, kur gjerat midis jush nuk jane edhe aq mire dhe ti je e ndergjegjshme se shkaktarja je ti? E njejta gje po me ndodh edhe mua tani. Rruges po mendoja se si dhe çfare duhet te flisja me te.
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...