LIII

464 31 17
                                    

Stepan

Ka diçka qe nuk shkon me kete vend. Qetesia shurdhuese mbart nje mister te rrezikshem. Kjo godine e vjeter dhe e pabanueshme duket se do jete perfekte per kurthin qe Ivan me ka ngritur. Permend edhe faktin qe kjo godine ka vetem nje porte dhe une bashke me te mite nuk po mundem dot ta hap kete porte gjigante prej hekuri. Jam i sigurt qe kjo porte nuk eshte e vetmja, por nuk kam nga ta di diçka te tille.

'Ora eshte 21:54 Stepan.' - degjova Simonin qe mu drejtua mua.

'Dhe ende nuk dime se si do e hapim kete porte per te hyre brenda.' - foli Tobiasi.

Hodha syte verdalle. Nuk kishte drita. Vetem drita e henes ishte e vetmja drite per kete vend. Nuk kishte shenje te ndonje rojeje ne kete vend, por nuk mund te them se nuk do te kete forca te Ivánit te fshehura ne menyre qe ne te mos i shohim. Nuk kam kohe dhe forca te vertetoja nese kisha apo jo te drejte. Dy prej njerezve te mi i lashe ne makine, te qendronin aty ne rast se do na duhej te largoheshim me te shpejte nga ky vend. Dy te tjere i lash te ruanin terrenin dhe te na njoftonin per çdo gje. Simonin dhe Tobiasin i mora me vete.

'Ku po shkon?' - me pyeti Tobiasi.

'Te shikoj perreth.' - iu pergjigja dhe nuk u ndala aspak te vazhdoja ate qe kisha nisur.

Po vija perqarkas duke cekur muret e kesaj godine. Ku i dihet nese ka ndonje kalim te fshehte? Ndoshta ndonje pllake muri mund te sherbeje per te hapur diçka. Nuk prish pune nese i hidhja nje sy. Jam shume i sigurt qe njerezit e Iván nuk do me bejne asgje edhe pse e di shume mire qe do jene duke me vezhguar tani. Iván me do te gjalle dhe brenda kesaj godine.

U degjua nje zhurme dhe shqeva syte nga habia qe u shfaq para meje. Paskam pasur te drejte. Vertete ky vend paska pasur nje kalim te fshehte. Nuk ma mori aspak mendja se kjo pjese muri qe kishte te njejten ngjyre si vete muri, do ishte nje porte.

'Stepan po kjo ç'eshte?' - pyeti Simoni.

'Nje kalim i fshehte.' - iu pergjigja.

'Por sikur te jete kurth?' - pyeti Tobiasi.

Ktheva syte nga te dy per ti folur permes shikimit. Nuk e kam me shume qejf pezimizmin dhe mosbesimin e tyre.

'Nuk kemi nga ta dime eshte apo jo nje kurth. Iván pretendon se ne do te hyjme nga porta e perparme dhe me siguri do na kete ngritur nje kurth atje. Ndoshta ai nuk e ka menduar opsionin se ne do e gjenim kete porte dhe do hynim brenda permes saj.'

'Po sikur te kete menduar pikerisht kete dhe te kete ditur qe ti do e gjeje diçka te tille?' - pyeti serish Tobias dhe shfryva nga inati. Ai edhe mund te kishte te drejte, por nuk kam gje ne dore.

'Ekziston mundesia qe te mos hysh brenda athere. Une po shkoj.' - iu pergjigja nervoz.

I degjova te dy qe po grindeshin pak, por nuk ndalova te degjoja se çfare po thonin. Vazhdova rrugen perpara. E dija qe do me ndiqnin nga pas. Ketu brenda dukej se ishte akoma me shume erresire se jashte.

U degjua zhurma e mbylljes se deres dhe ktheva menjihere koken pas. Tani ndodheshim ne erresire totale. Çfare plani ka ne mendje Ivan?

'Stepan.' - ndieva te mberthyeren e Simonit ne krah.
'Shiko atje. Paska levizje.'

Ndenja ne heshtje dhe po veshtroja pikerisht ate qe ai me tregoi. Paska vertete levizje. Po kush te ishte? Çfare te jene duke bere?

'Mos beni zhurme. Avanconi ne heshtje.' - i porosita dhe ata moren rrugen perpara, kurse une ndoqa nga pas ato hijet qe diku u fshehen. Arrita ta kuptoja se ku.

Vazhdova akoma te ecja perpara drejt nje tuneli te futur brenda, te fshehte, ashtu si vete ata, por nuk munda te shkoja me tej. Nje arme e vendosur ne qafen time me terhoqi pas.

Underworld [ 1 ]Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang