IV

740 51 9
                                    

Angelina

Rruga ishte shume e gjate dhe e merzitshme. Deri tani kemi 3 ore qe ndodhemi ne kete avion dhe asgje interesante nuk kishte ndodhur. Te gjithe duken shume te prokupuar ne punet e tyre qe nje zot e di çfare jane. Alina po merrte nje sy gjume. Oliver po vizatonte ne flete. Arlio se ç'po shkruante ne telefon. E vetmja gje qe mund te beja ishte te imagjinoja dhe te sodisja pamjen jashte dritares, se si ndihesh kur je mbi re.

Kjo eshte diçka e re per mua. U nisa pa ditur destinacionin vetem duke shkuar pas kunates sime. Nuk dija ne çfare situate do e gjeja vetven. Perveç gjithe ketyre te gjesh vetveten ne nje avion privat dhe te kesh pranine e bodyguards- ve, çfare mendimesh duhet te qarkullojne?

'Çfare po mendon doktoreshe?' - me pyeti Arlio qe u ul ne ane te Alines.

'Çfare mund te mendoj veçse te di ku do shkoj dhe se çfare do me pres atje?'

'Do shkojme ne New Jersey dhe pjesen tjeter do ta tregoj Alina.'

'Çfare lidhje keni ju me Alinen?'

'Jemi te afert me njeri-tjetrin.'

Po e shikoja me dyshim. Ne çfare kuptimi 'jemi te afert me njeri-tjetrin' e kishte ky?

'Jo ne ate kuptim doktoreshe. Ne te gjithe e njohim Xavard dhe Alinen.' - me sa duket arriti ti lexoj mendimet e mia dhe me sqaroi.

'Çfare? Ti e njeh Xavin? Nga e njeh ate?'

'Kemi punuar te gjithe bashke. Xavard ka qene kolegu yne.'

'Te gjithe keni punuar te e njejta kompani?'

Pohoi me koke.

Me sa duket edhe pak edhe do zbresim nga ky avion, sepse Arlio po mundohej te zgjonte Alinen dhe ia arriti. Sapo hapi syte ajo shikoi menjihere nga Oli dhe pastaj nga une. I buzeqesha. Duke shtriqur trupin ajo me pyeti:  'Gjithcka ne rregull? Pse po me shikon keshtu?'

'Sepse po pres pergjigjet e pyetjeve te mia.'

'Aiii edhe ti si Xavi. Shtatnike keni lindur ju te dy?'

'Erdhem zonja. Do zbresim. Behuni gati.' - lajmeroi Arlio dhe ne po pregatiteshim per te zbritur.

'Kemi edhe pak rruge me makine dhe mberrijme me pas.' - Alina mu drejtua mua teksa po merrte çanten e Olit ne krah.

**

Imagjinates sime me ne fund i erdhi fundi. Ajo qe u shfaq para meje ishte me e madhe nga sa imagjinova.

Ishte vertete madheshtore pamja para syve te mi. Nuk mund te them se nuk mund te terhiqeshe nga ajo madheshti, por terheqja ime me e madhe ishte se çfare fshihej pas kesaj madheshtie. Duke pare rreth e rrotull e kuptoje se i perkisje nje bote tjeter. Nje bote ku mund te doje te ishe pjese, por nuk ishe e pershtatshme per te. Dhe une nuk e ndieja veten te pershtatshme ose ndikon fakti se jeten e kam ndertuar nga nje kendveshtrim tjeter, ana tjeter e kesaj bote. Pasuria e tepert nuk ka qene kurre pikesynimi im.

Oli ne fillim shqeu gojen nga habia. Nuk i besoi pamjes qe kishte perpara. Mbylli syte me gishtat e tij te vogla dhe i hapi serish. Filloi te bente si i lajthitur nga lumturia. Syte i shndriten, u hodh perpjete dhe perplasi duart. Te gjithe qeshem me veprimet e tij.

Arlio na beri me shenje te vazhdonim perpara dhe keshtu beme. Pamja e brendshme e kesaj vile ishte akoma me befasuese. Kishte shume hapsire, oriendi te pershtatura me te miri me ngjyren e mureve. Ishte nje pamje e mrekullueshme, e thjeshte dhe e rehatshme.

'Angela duhet te shkosh te pushosh. Jam e sigurt qe je e lodhur.' - me udhezoi Alina.

Isha shume e lodhur ne fakt. Nuk kisha fjetur mire naten. I kisha te nevojshme disa ore te tjera pushimi.

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now