V

724 47 20
                                    

Angelina

Arlio hodhi syte mbi oren e tij. Me nje buzeqeshje ngriti koken per tu ndeshur me shikimin tim qe nuk kuptova asgje prej atyre qe ai tha pak me pare.

'Ke fjetur shume me sa shoh. Besoj se ka ardhur koha per te ngrene diçka apo jo?'

Stomaku im sapo dha shenjen e vet ne ato momente. Me duket se u gezua qe dikush tjeter perveç meje i kushtoi rendesi.

'E more pergjigjen besoj.' - i thashe me shaka.

Qeshem te dy nga kjo proteste e krijuar nga stomaku im. U nisem drejt kuzhines. Arlio po bente komente rreth situates qe stomaku im krijoi, kurse une e kisha mendjen te ato fjale qe ai me tha. Jam e sigurt qe donte te me transmetonte diçka tjeter permes atyre fjaleve.

'Angelaaa.' - ngre zerin Alina duke me hedhur nje shikim mosbesues teksa qendronte e ulur ne tavolinen e ngrenies dhe sherbetoret mbushnin tryezen.

'Çfare?'- ia kthej duke buzeqeshur.

'Nuk me besohet se sa shume ke fjetur.'

'Isha shume e lodhur.'

'Kuptohet kjo nga oret qe fjete. Eja te ushqehesh tani. Duhet te marresh fuqite e humbura.' - me beri me shenje te ulesha prane saj.

'Ku eshte Oli?'

'Sapo e vura ne gjume. Deri tani ka ndenjur zgjuar mistreci. Me keputi edhe mua duke e ndjekur mbrapa neper shtepi.' - nga shprehia e fytyres se saj besoj se eshte akoma me e lodhur sesa fjalet qe sapo tha.

U ulem te gjithe tani ne tavoline. Une u ula ne ane te Alines. Perballe nesh u ul Arlio, i cili na dha shenjen qe te fillonim te hanim.

'Nuk do te zbres Ivan?' - pyeti Alina sapo kaperceu poshte kafshaten e pare.

'Ivan nuk eshte ketu.' - foli Arlio pa i ngritur syte.

'Ku ndodhet?'

'Nuk e di.'

'Kush eshte Iván?'- pyes duke pare sa nga njeri te tjetri.

'Shefi.' -  u pergjigj Arlio i cili vazhdonte te ushqehej i pashqetesuar dhe pa i ngritur aspak syte. 

'Çfare do te thote shefi? Pronari i shtepise?'- insitova e pakenaqur nga pergjigjja e tij.

Arlio leshon lugen ne pjate. Fshin buzet me pecete. Shikon drejt meje dhe me pyet:
'Seriozisht nuk ia ke aspak idene?'

E shikoj me habi. Alina i ben me shenje dhe ai nuk vazhdon me.

'Une nuk kam jetuar me Xavin dhe nuk njoh asnje nga shoqeria e tij. Eshte normale qe te mos e njoh kush eshte Ivan apo jo?'

'Ke te drejte doktoreshe. Gabimi im.'

Ai kaloi nje kafshate tjeter drejt gojes. Pasi e kishte ripertypur, me foli serish:
'Pergjigjja eshte po, ai eshte pronari i shtepse dhe lideri jone.'

'Çfare do te thote lider?'

'Ai eshte lideri qe ben planet e punes dhe na udhezon çfare duhet te bejme qe ta perfeksionojme ate.'

'Per çfare pune behet fjale?'

'Trafik armesh dhe droge.'

Ujin qe sapo e piva e zbraza te gjithe ne tavoline dhe shikova ne sy te shqyer nga habia drejt tij.

'Shaka shaka doktoreshe. Te dukemi gje si mafioze ne?'

U gelltita me veshtiresi. Po sikur ai te kishte te drejte?

'Ne fakt askush nuk e tregon hapur veten. Keshtu qe çdokush mund te jete mafioz dhe personat qe nuk ia kane haberin ketyre puneve dhe ata qe kane, nuk kane nga ta dine se kush eshte personi perballe teje.' 

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now