XL

520 34 34
                                    

Iván

Nuk mund tu besoj dot syve. Alina sot per here te pare ka ngritur zerin kunder te vellait madje edhe e qelloi ne sy te te gjitheve. Nuk e prisja kete reagim te sajin. Gjithmone kam menduar se ajo do dilte ne krah te vellait dhe do e mbronte si perhera, prandaj i kam dhene urdher te gjitheve te mos i tregohej e verteta. Na mjaftonte nje Stepan ne shtepi, nje person qe me urrente, te mos beheshin dy.

'Alina çfare do te thote e gjithe kjo? Çfare te kam fshehur?' - pyeti si i pafajshem Stepan.

'Te gjithe e dine, vetem une jo. Une i marr vesh gjithmone e fundit gjerat. Une qe duhet ti dija qe ne fillim. Te gjithe e dine se ti shtiresh sikur ke humbur kujtesen qe te mos pergjigjesh per gabimin tend qe ke bere ne te shkuaren. Si ke guxuar ta besh Stepan? Si guxove te besh kete shkembim midis meje dhe asaj?'

'Alina...'

'Te kam besuar aq shume Stepan, por ti nuk e ke merituar besimin tim. Asnjihere nuk e kam kuptuar pse Xav kishte nje sjellje te çuditshme ndaj teje sa here i permendja faktin qe ti e doje motren e tij. Tani e kuptoj arsyen. Ai e dinte arsyen dhe nuk ma tregoi. Nuk ma tregoi te mos me prishte imazhin qe une kisha krijuar per ty si vellai me i mire ne bote. Ne fakt i tille je. Per te me shpetuar mua, arrite ta beje kete. Me shpetove mua, por jo femren qe doje. Si ta beri zemra Stepan? Me lejo te te pyes diçka. A e do vertete Angelen apo jo?'

'Me gjithe zemer.' - u pergjigj Stepan dhe shtrengova dhembet dhe grushtet. Teme e bukur kjo per tu folur per te dashuren time kur une dhe ajo jemi prezent qe te dy.

Veshtrova nga ajo dhe diçka me dukej ndryshe. Ajo kishte nje sjellje te çuditshme. Nuk i ngriti syte drejt meje dhe te me buzeqeshte si zakonisht. Ajo vazhdonte te shikonte dyshemene. A thua se çfare gjeje te rendesishme kishte dyshemeja per tu pare sesa une?

Nuk ia kam ndare syte qe kur hyri. Prita qe ajo te ngrinte syte dhe te me tregonte diçka me ane te shikimit, por jo. Ajo as syte nuk i ngriti. Çfare ka ndodhur? Pse me shqeteson kjo sjellje e qete e saja? Diçka i ka thene ai Stepan. Nuk kam dyshime per kete.

'Nuk te besoj aspak.'

Alina u drejtua drejt saj.

'Angela mire je? Nuk te ka bere diçka te keqe Stepan apo jo? Me thuaj nese te ka bere gje. Ai nuk do kete mundesi te bej asgje kur te gjithe jemi ne krahun tend.'

Alina foli pikerisht ato fjale qe une doja ti thoja. Nuk e besova aspak pergjigjen e saj mohuese. Ende kisha dyshime nese ai i kishte bere diçka. Diçka ka ndodhur, e di. Dua te di çfare ka ndodhur.

'Angela duhet te dish diçka. Me siguri po pyet veten se pse une i thashe tere ato fjale Stepan. Do te te tregoj te verteten.'

'Alina. Nuk eshte koha e duhur.' - u perpoqa ta ndaloja. Ángela nuk duhet ta zbulonte te verteten ne kete menyre. Kete here do ia tregoja une te verteten. Ajo duhet ta dinte sesa te fantazonte gjerat qe Stepan i ka thene.

'Me ler Ivan. Ajo duhet te njoh fytyren e vertete te Stepan dhe te kete kujdes nga ai.'

Syte e saj te mbushura me lot u drejtuan drejt meje. Pse po qan ajo? Sa doja t'ia largoja ato lote nga syte! Sa doja ti puthja ato syte e saj! Sa doja ta perqafoja ne keto momente dhe te gezoja qe ajo ndodhej serish prane meje dhe jo ne duart e gabuara!

'Qe te me shpetonte mua, Stepan te ka dorezuar ty te Davon. Ti do behesh gruaja e tij ne vendin tim.'

Lotet e saj rrodhen tashme ne faqe. Nuk doja ta shihja ne kete menyre. Ajo duhet te dinte se une do luftoja deri ne fund dhe nuk do e dorezoja te ai. Qe ai te arrinte ta merrte, duhet te kalonte mbi trupin tim.

Ajo u largua me vrap drejt shkalleve duke qare.

'Angelaa...' - thirri Alina, por ajo nuk u kthye.

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now