Angelina
'Ti e di qe kam nevoje per ty. Gjithmone kam pasur. Tani qe Xavi nuk ndodhet me mua, me ne... Mos me ler te jetoj edhe pa ty. Te lutem Stepan. Te dua.'
Kisha inçizuar zerin e Alines qe Stepan ta degjonte. Ishte e gjashta here qe i beja play. I kisha ngritur zerin dhe ia kisha afruar shume afer tij qe ai ti degjonte me mire. Por asgje nuk po ndodh ashtu si e kisha menduar. Ai ende nuk po reagonte.
Kjo menyre thjesht nuk funksionoi. I largova aparatin duke psheretire. Çfare duhet te beja me shume? Vija verdalle ne dhome duke vrare mendjen per nje tjeter metode. Ne fakt ekzistonte nje menyre tjeter e fuqishme, por nuk e di sa te gatshem do te jene te tjeret te me ndihmojne.
U nisa per ne dhomen time, kur Jacob-in sikur ta kishte sjellur njeri me porosi u gjend para meje.
'Angelina?'
'Jacob kam nevoje per ndihmen tende. Dua qe te gjithe te mblidheni diku per te diskutuar rreth Stepan. Kam nje mendim dhe me duhet ta diskutoj nese mund te me ndihmoni te siguroj ato qe po kerkoj apo jo.'
'Pse nuk i kerkon ndihme Ivanit?'
'Sepse nuk eshte dicka qe ka te beje vetem me te, por me te gjithe ju.'
'Me bere kurioze tani. Me thuaj per çfare behet fjale.' - insistoi ai, por nuk kisha kohe per te humbur.
'Lajmero Arlion, Nick dhe Ivan. Do t'jua them kur te jemi te gjithe bashke.' - i fola shpejt e shpejt ne te ikur.
'Ne rregull ne zyren e Iván takohemi athere.'
Thjesht pohova dhe u largova. Pse pikerisht atje? Pse ne zyren e Iván? Pse duhet te me shfaqet para syve ajo qe ka ndodhur? Nuk kam kujtime dhe aq te mira ne ate vend. Madje mendoj se do filloj ta urrej ate vend, vetem nga veprimet qe ka kryer Ivan me mua pikerisht atje.
Plus kishte kaluar nje jave qe kur ai... Nuk e kam pare me qe ate dite. Nuk kisha ndonje deshire te madhe ta shihja gjithesesi, por thjesht doja te dija a ishte penduar vertete apo jo per ate qe beri. Jam e sigurt qe eshte penduar, thjesht problemi i tij eshte te kerkoj falje. Eshte heren e pare qe me kerkoi falje, mezi i nxorri ato fjale nga goja. E njejta gje duhet te jete edhe kete here. Keshtu qe le te shohim reagimin e Iván kete here.Duhet te shkoja te shihja Alinen me pare te sigurohesha qe ajo nuk do gjendej ne ate mbledhje. Por qe te shkoja atje duhet te kaloja me pare nga zyra e Iván. Ende nuk me besohet se ka kaluar nje jave dhe une e Iván nuk jemi ndeshur asnjehere neper koridore. Ndonjehere mendoj se ai me shmanget.
Gjate rruges per te Alina, ndaloj dhe mbaj vesh te zyra e Iván, dera e te cilit ishte disi e hapur, vetem nga nje pjese e vogel arrija te degjoja zera brenda. Ishin Iván dhe Nick.
'Ivan mos u mundo te me genjesh mua me kete. Te njoh me mire nga sa ti mendon.'
'Pse mendon keshtu?'
'Sepse une kam qene i dashuruar me gruan time dhe ende vazhdoj te jem.'
Aii sa me preken keto fjale te Nick. Ai ende vazhdon te dashuroj gruan e tij edhe pse ka vdekur qe prej dy vjetesh.
'Çfare dreqin duhet te bej? E kam menderosur fare tani me Angelen.'
Zemra ime filloi te gufonte me shpejt. Ata po flisnin per mua? Qetesohu Angela. Pikerisht tani duhet te mbash vesh te degjosh se çfare po flasin per ty dhe jo te drejtosh vemendjen nga ajo qe ti ndjen.
'Çfare ke bere saktesisht?'
'U perpoqa ta... ta friksoja te mos me afrohej me. Ajo... emm ajo me ben te mos e njoh veten kur e kam perballe. Nuk kam mundur nje here te vetme te mos e ndiej veten te...sa here e shoh. Me kupton çfare dua te them?'
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...