XXV

754 38 12
                                    

Angelina

Dita nisi edhe pse nuk doja te niste. Puna duhet te vazhdoj edhe pse nuk kisha aspak deshire. Sekretet doja ti zbuloja, por askush nuk po ma jep kete mundesi. Veten dhe familjen time doja te nxirrja qe ketu, por tashme kjo me duket akoma me e veshtire. Asgje nuk eshte e thjeshte dhe s'ka per te qene ndonjehere e tille. Kam ngecur ne kete dreq vendi dhe nuk di ke te besoj dhe ke nuk mund te besoj.

Nuk jam tipi qe i besoj fjaleve te te tjereve pa i vertetuar vete njehere, por kete here ... Kete here fjalet e thena qe me turbullojne mendjen i perkasin tim vellai. Gjithmone i kam besuar tim vellai. Ai gjithmone ka pasur te drejte.  Por kete here fjale te tilla me vene me dyshim nese i ka shprehur im vella qe une njoh apo im vella mafiozi? Im vella me njeh shume mire. Ai e di qe une nuk i besoj gjithkujt kaq kollaj. Ai vete ma ka mesuar kete. Tani me kerkon ti besoj Ivanit? Si dreqin ti besoj une atij? Si te kem mundesi ta njoh kur ai e mbyll vetveten dhe nuk me tregon asgje rreth tij?

E pranoj, me mua ka nje sjellje ... ndryshe nga te tjeret. Askush nuk eshte sjelle ashtu si ai sillet me mua. Nuk mund te mos e pranoj se sjelljet e tij jane pikerisht sjelljet e nje mashkulli ideal per mua. E di qe ka ndjenja te forta per mua dhe ka treguar shume here me teper respekt per mua, nga sa une mund te prisja prej tij. Ai ka karakterin, sjelljet, fjalet, provokimet, puthjet joshese, bukurine fizike qe çdo femer e terheq, perfshire ketu edhe veten, por serish une insistoj te njoh ate pjese qe te tjeret nuk e kane mundesine. Dua te njoh pjesen e brendshme te tij, ate pjese qe eshte e mbyllur ne kasaforte. Çelsin e di qe e kam une, por braven nuk po e gjej asgjekund. 

Ai eshte vertete njeri i çuditshem. Ai e ka ne gjak vrasjen. Sa here nuk eshte prane meje, e shoh gjithmone te mbuluar nga gjaku dhe nuk i ben aspak pershtypje. Nuk e di si mund te flej rehat ai njeri pas gjithe vrasjeve qe ka bere. Edhe une jam mesuar me gjakun, jam mesuar te shoh vdekje me sy, te kem mundesi te futem shume brenda trupit te njeriut dhe te shoh oragane te tyre, por serish te tilla ngjarje me kane tmerruar, me kane perndjekur nga pas, me kane zgjuar kushedi se sa here naten, me kane bere te ndihem ne ankth, me kane bere te shoh mankthe syhapur dhe symbyllur, me kane bere te behesha paranojake, me kane bere te ndihem fajtore kur nuk kam pasur mundesi ti shpetoja ... Kurse ai ... ai duket sikur fle pa asnje shqetesim. Si mund te flej njeri aq i qete? E them kete se fjeta vete nje nate me te dhe ne vend te shqetesohej ai per vrasjet qe ndodhen, u tmerrova une ngaqe pashe ato qe pashe.

Nga ana tjeter Ivan me fjalet e tij me konfuzon akoma me shume. Ça dreqin fsheh ajo e verteta? Pse eshte kaq problem qe une ta zbuloj diçka te tille? Une nuk kam ndermend ti them kujt. Kujt duhet t'ia them njehere? Nuk dua ta mendoj, por nuk kam mendim tjeter. Ivan fsheh diçka, diçka shume te keqe, diçka qe une nuk do e honeps dot, diçka qe do me bej te mos e shoh dot me me sy ... Ai e di kete, prandaj nuk ma tregon. Nuk ma tregon se me njeh. E di qe nuk do i justifikoj aktet e tij makabre, sepse kete veçori ka truri i tij. Imagjinon skena makabre, mendon gjera makabre, kryen akte makabre, çdo gje e lidh me makabritetin, sepse vete ai eshte person makaber, person i gatuar per makabritet ...

**

'Stepan?'

'Doktoreshe?'

'Me thirr Ángela te lutem.'

'Ok. Si te duash. Ángela.'

'Si ndihesh sot?'

'Mos me pyet te lutem. Si te ndihem? Ndihem bosh. Me duket koha ka kaluar per te gjithe dhe ka ngelur per mua.'

'Gjithçka eshte normale Stepan. Do behesh akoma me mire. Do te vije edhe kujtesa. E vazhdosh jeten aty ku e lene.'

'Shpresoj shume Angelea. Kam kaq shume pyetje ne koke sa me duket se ... jane thjesht pyetje kurioziteti si ato pyetje qe bejne femijet e vegjel, vetem se une jam kurioz per jeten time. Nuk mund ta besoj. E imagjinon dot te jesh kurioz per jeten tende?'

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now