Angelina
Ja ku jam serish ne kete mbledhje te dyte brenda javes per gjendjen e nje pacienti tone. Rrija ne heshtje dhe degjoja gjithçka qe ata flisnin, por kjo nuk do te thoshte se une i mbeshtesja mendimet e tyre.
'Gjendja eshte shume e renduar.'
'Pacienti mund te vdes nga momenti ne moment brenda asaj salle operacioni.'
'Bejme mire te mos e marrim kete rrezikshmeri.'
'Zonjusha Cortez?' - shefi u drejtua nga une.
'Nuk mbaj te njejten qendrim si koleget e mi.' - u shpreha pasi kisha degjuar te gjitha qendrimet e tyre dhe mund te duket e çuditshme qe nuk mbeshtesja asnjerin prej atyre qe hapen gojen per te folur budallelleqe.
U degjuan shushurimat e tyre pas ketyre fjaleve te mia. Ata nuk e pelqenin aspak faktin qe dilja kunder tyre.
'Qetesi. Ashtu si degjova dhe respektova secilin prej jush, tani eshte rradha e zonjushes Cortez. Mundeni ta respektoni ne te njejten menyre si ajo ju respektoi juve?' - fjalet e Rodrigos, shefit te spitalit kishin vertete vlere ne syte e tyre, kurse fjalet e mia, merreshin parasysh nga ai vete. Ishte e vertete qe kisha me pak kohe sesa te gjithe te tjeret qe jane pjese e ketij stafi, por te gjithe e dine sesa e suksesshme kam qene per kaq kohe qe jam bere pjese e tyre. Kete nuk mund ta mohoj asnjeri.
'Vazhdoni zonjusha Cortez.' - me dha leje shefi dhe nuk hezitova aspak te jepja mendimin tim te vertete.
'Athere te gjithe jemi koshient per gjendjen kritike te pacientit. Eshte situate e rrezikshme, e pranoj, por jo e pamundur. Kam studiuar me imtesi çdo levizje tonen dhe ka mundesi te kemi nje fare suksesi. Koha luan me ne. Pse ne te mos luajme me kohen?' - fiksimi im ishte qe nderkohe qe flisja, te levizja duart edhe trupin. Ndihesha me mire me veten time kur e beja kete gje, por nuk mund te thoja kete gje edhe per koleget e mi.
'Mund te tregoheni me e qarte?' - ja ku u shfaq i pari qe e tensinonte vetbesimi im. Toni i Raulit, doktorit me hundeperpjet nuk kishte si te mos ndihej.
'Ku e ke mbaruar shkollen Raul? Me kujto edhe njehere se e kam harruar?' - nuk do e permbaja dot veten pa ia thene keto fjale.
U degjuan te qeshura dhe fytyra e tij u skuq e gjitha. Mire le ti behet. Nese ende nuk kane mesuar te mbajne vendin e vet dhe te me respektojne, duhet te jene te bindur qe do kete shume here te tjera si keto.
'Vazhdoni zonjusha Cortez.' - mund te dalloja sesi edhe shefi po mundohej te mbante te qeshuren teksa nxorri keto fjale.
'Athere siç po thoja nese dikush ka studiuar situaten me me imtesi do kuptonte se shanci per te nxjerre zonjen Firence gjalle dhe shendoshe e mire nga ajo salle eshte pikerisht tani. Nese dikush duhet te bej ate operacion me kujdes, pa perfshire emocionet dhe friken mund t'ia dal. Nese ndonje nuk del vullnetar do e bej une.'
Tashme u ngrita ne kembe dhe shpjegova me detaje me ndihmen e vidioprojektorit se çfare duhet te benim dhe cilat ishin shancet tona kunderdrejt atij tumori.
'Mos do te dukesh sikur je me e mire se ne qe kemi me shume vite eksperince se ti?'
Fjalet e tij qe nuk e merrnin seriozisht situaten kritike ku jemi dhe çdo gje e merr per personale, nuk mund te mos me acaronte.
'Raul me degjo me kujdes. Nuk me bejne aspak pershtypje fjalet e tua ironike. E di pse? Tregon mjaft qarte se çfare tipi ke. Ketu jemi mbledhur per te folur se çfare do behet me tej me zonjen Firence, jo te degjojme sesa i zoti je ti apo dikush tjeter ne kete pune. Pyetja ime eshte: Kush eshte dakort te me mbeshtes ne kete vendim qe kam marre?' - me keto fjale u mundova ti largohem nje sherri midis meje dhe Raulit.
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...