XXIII

627 41 19
                                    

Keni nje goxha pjese!!! 👇👇👇


Angelina

U zgjova, por syte ende nuk kisha guxim ti hapja. Naten e kaluar nuk fjeta aspak mire. Mankthet e atij personi qe tentoi te me perdhunonte, i po te njejtit person qe u vra para syve te mi nga Ivan dhe te gjitha te tjerat me ndoqen nga pas. Nuk e kontollova dot veten. E çuditshme! Truri sikur mblodhi te gjitha copezat e ngjarjeve te dites bashke dhe mi shfaqi si nji xhirmin filmi me gjatesi 3 sekonda ne enderr. Mi shnderroi ne mankthe. Me beri te kisha frike. Me beri te ndihesha ne ankth. Fillova te haluçinoja me veten time dhe nese Ivan nuk do ishte aty per te me qetesuar, nuk e di çfare mund te kishte ndodhur. Kisha marre vendimin e duhur. Fale Ivanit dhe perkedheljeve nga ana e tij arrita te bej nje sy gjume. Perkedhelje prej nje mafiozi? As e kisha imagjinu ndonjihere, por ja qe ndodhi. Me e çuditshmja, ndihem mire prane tij, ndihem e sigurt duke ditur qe eshte vrases me patente.

U ktheva ne anen tjeter dhe vura re se ai nuk ndodhej ne shtrat. Nuk i ke ve asnje faj. Edhe ai do e kete pasur shume problem te fleje me dike si puna ime qe nuk beri gje tjeter veçse e shqetesoi naten e kaluar. Kushedi se si do jete ndjere dhe do jete larguar fare vetem qe te mos e besdisja me. Shfryva me keto mendime te mia qe ndoshta edhe nuk mund te vlejne per Ivanin. E mbaj mend menyren sesi ai u soll me mua. I mbaja mend te gjitha rastet deri tani dhe kohet e fundit eshte sjellur bute me mua dhe nuk eshte perpjekur te perfitoj nga une per nevojat e tij mashkullore.

Mora telefonin ne dore dhe ora shenonte 08:08. E ula serish ne vendin e vet telefonin. Kapsita disa here syte para se te çohesha prej krevatit. Ne ate moment nje zile mesazhi tringelliu. E mora serish telefonin ne dore. Ishte nje mesazh ne WhatsApp nga Alvaro. I hodha nje sy, pa e hapur mesazhin. Nuk kisha nerva edhe per te tani. E mbylla internetin fare. Do flisja me vone me te, kur ta shihja te arsyeshme qe do ndihesha me mire.

Shkova drejt deres per te shkuar ne dhomen time. Ula dorezen dhe ne te njejten kohe mberriti aty edhe Ivan. U perplasem te dy. Dukej tmerresisht i nxehur, damaret pulsonin dhe bluzja e tij ishte me cirka gjaku. Ai vendosi duart ne krahet e mi dhe me shtyu tutje. Shkoi ne drejtim te tualetit dhe e perplasi aq fort deren sa me beri te hidhesha perpjete.

Kaluan pak minuta dhe une ende nuk kisha dal prej kesaj dhome. Iu afrova deres se tualetit.

'Ivan?' - pyeta me gjysmezeri.

'Jo tani Ángela. Te lutem jo tani. Ik. Largohu.'

Me mjaftuan keto fjale per te kuptuar se gjendja e tij ishte e renduar. Duke pare gjendjen e tij, nuk besoj se keto nerva ia kisha shkaktuar une, por personat qe ai ... i kishte bere ate qe i kishte bere.

'Ok. Po largohem. Dua vetem te qetesohesh. Asgje e mire nuk do te vije nga keto nerva qe te kane kapur. Qetesohu!'

Pasi i thashe keto fjale u largova. E dija qe keto fjale ai i degjoi dhe ndoshta mund ta benin ta reagonte nese do i merrte parasysh keto fjale.

**

Gjeja e pare qe me zuri syri kur po zbrisja shkallet, ishin ngjyra e kuqe e larguar nga muret, muret e lyera, pastrueset qe ende ishin duke lare dyshemete dhe disa roje qe po sillnin objekte te reja per te zvendesuar te vjetrat. Ne kete gjendje qe ndodhet tani shtepia, mund te them se qenka bere goxha pune tere naten. Duket normale, shume here me mire ne krahasim me ate qe ishte dje.

Vendi i pare ku mberrita kete mengjes ishte dhoma e Alines, ishin familjaret e mi. Nuk i kisha pare me, pas asaj qe ndodhi. E kisha humbur komplet toruan dhe nuk doja qe asnjeri prej tyre te me shihte ne ate gjendje.

Ula dorezen per te hapur deren, por çuditerisht dera nuk u hap. Tentova serish dhe i njejti rezultat. Ndoshta Alinen e ka zene gjumi bashke me Olin brenda dhe kane mbyllur deren me çeles nga frika.

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now