Angelina
Sapo mbarova se mjekuari te gjithe te plagosurit qe arriten te na mbronin gjate tentatives per te ikur dhe na e bene realitet diçka te tille. Tani jemi te sigurt per pak kohe brenda kesaj vile te vogel, te fshehur dhe te vetmuar.
Lava duart dhe hodha syte drejt Liam, ne nuk gabohem keshtu e ka emrin. Keshtu kam degjuar qe e therrasin. Alinen kam degjuar qe i therret me kete emer. Ai i kishte syte e ngulfosur brenda ne telefon dhe nuk e kishte aspak mendjen rreth asaj qe po ndodhte rreth e perqark.
'Liam?' - e thirra dhe ai ngriti syte drejt meje vetem per nje çast dhe i zhvendosi serish drejt telefonit.
'Mbarova se mjekuari keta. Asgje serioze. Vetem disa gervishtje nga plumbat.''Ok shume mire.'
'Ndonje lajm nga Stepan?'
Ai vendosi telefonin ne xhep dhe ngriti syte drejt meje.
'Per momentin nuk kemi asnje lajm prej tij, por ka kaluar vetem nje ore e gjysme deri tani. Eshte ende heret. Ne rast se kalojne me shume ore pa marre vesh diçka per te, nuk eshte gje e mire. Duhet te levizim per diku tjeter. Do te thote se gjerat nuk jane edhe aq mire.'
'Kush ishin ata qe na sulmuan?'
'Njerezit e Iván.'
'Ivan nuk e ben kete.'
'Si mund te jesh e sigurt? Iván nuk ka per qellim te te vras ty ndoshta, por per ne te tjeret nuk ia ndjen fare edhe nese na vret.'
Shfryva me inat. Liam ka te drejte. A mund te sillet ne ate menyre nje person qe nuk ka me asgje per te humbur? Po. Sigurisht qe po. Iván e ben. Ai do bej çdo gje qe te me kete prane vetes.
'Çfare do ndodh nese nuk marrim asnje lajm prej Stepan?'
'Do ndryshojme vend. Do realizojme nje plan, por nuk ka asgje per tu shqetesuar. Stepan do kthehet. Jam shume i sigurt per kete. Arriti ti bej balle komes per aq vjet. Arriti ti bej balle Davonit dhe Ivanit. Do ia dal edhe kete here.'
'Po sikur te mos ia dal kete here?'
'Athere uroj te mos te mos plotesisht deshira jote.'
'Cila na qenka kjo deshira ime?'
'Hemm ti e di me mire. Stepan ndoshta te beson, por une nuk te te besoj.'
'Pse nuk me beson? Ti as nuk me njeh?'
'Te njoh. Sigurisht qe te njoh. Ti je ajo qe i dole krah Ivanit kur zbulove qe ai mbante te droguar Stepan. Pse nuk ia ke treguar Stepanit? E ke idene se Stepan ende nuk e di qe ka qene i droguar?'
'Pse nuk ia ke treguar ti athere meqe je shoku i tij?'
'Sepse jam duke e mbrojtur nga agresiviteti qe do lind brenda tij kunder Ivanit. Por qellimi jot nuk eshte ky dhe te betohem qe do ta zbuloj shume shpejt planin tend. Nuk do te ti ndaj syte. Me kuptove?'
Nuk me pelqeu toni i tij. Kjo e fundit ishte kercenim i hapur. Duhet te kem kujdes nga keta njerez. Duket se jane besniket e Stepanit dhe nuk me kane ne sy te mire. Nuk mund ta imagjinoj çfare mund te me ndodh ne rast se Stepanit i ndodh diçka, por e di qe asgje e mire nuk do jete.
'Hapi veshet tani e me degjo.' - me kapi prej krahu dhe me pa me nje shikimin qe te fuste friken.
'Kam nje porosi qe me duhet ta dorezoj.''Çfare porosie?'
'Diskun qe te ka permendur Stepan. E mban mend?'
Nje e dridhur deri ne shpine mu tejçua. Disku? Nuk mund te harroja ate disk. Ishte e pamundur.
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...