VI

719 48 21
                                    

Alina

Nuk dija si te reagoja kur po shihja gjendjen e Angeles pasi zbuloi te verteten. U zbeh e tera ne fytyre. Nuk mundi te fliste as edhe nje fjale te vetme.

'Mire je?' - e pyeta e shqetesuar.

'Mire.' - mu pergjigj thate. U ngrit edhe iku ne drejtim te deres. Ndaloi hapat dhe ktheu koken nga une vetem per te me thene: 'Me nevojitet pak intimitet. Mos me ndiq pas.'

'Ne rregull. Po te kesh nevoje, tashme e di ku ndodhet dhoma ime.'

Ajo u largua pa me thene asgje. E dija qe nuk ishte e lehte te zbuloje diçka te tille. Por edhe e dija qe ajo ishte e forte dhe do e perballonte kete situate. Ajo ka pare edhe gjera te tjera. Fakti qe kete here jemi bashke si familje do ta ndihmoje te ece perpara.

Shkova ne dritare te merrja pak ajer. E kisha te nevojshme. Kujtimet me kishin kaptuar serish. I ndieja lotet tek me rridhnin neper faqet e ftohta.

Degjoj deren qe hapet me furi duke shkaktuar zhurme. Arlio me sheh ku ndodhesha dhe me afrohet.

'Alin duhet te ... Ejj cfare ka ndodhur?' - ndaloi menjihere kur me pa ne kete gjendje. Kaq keq dukesha? Ai vendos duart ne faqet e mia dhe me gishtat e medhenj te te dy duarve me largon lotet.

I tregoj per situaten e krijuar pak me pare me Angelen. Pak a shume e dija gjendjen e saj emocionale. Ajo ishte lenduar dhe kerkonte te shfrynte inatin diku.

'Po shkoj ta shoh. E di se ku ndodhet.' - me thote Arlio pasi une mbarova se foluri.

'Me tha ta lija vetem.'

'Te tha ty, jo mua.' - me jep nje te buzeqeshur pas ketyre fjaleve dhe me puth ne balle si zakonisht. Leviz per ne drejtimin tjeter dhe une ende mbaj shikimin te hapat e tij qe largohet per te me lene vetem.

'Ahh harrova te thoja. Iván u kthye. Do te njoftoj vete kur te shkosh ta takosh.' - kthehet per te mi thene keto fjale dhe kete here largohet vertete.

Tani isha komplet vetem. Nuk e kisha idene se çfare do ndodhte. Doja vetem te kisha prane te afermit e mi. Doja ti shihja ata mire. Doja te sillja ne jete tim vella dhe te ruaja tim bir nga hakmarrja e Davon. A mund ti beja te gjitha vetem?

****

Angelina

Paskan ndodhur kaq shume gjera pas kraheve te mija. Nuk isha ne dieni te asnje gjeje. Si nuk e kuptova njehere te vetme? Si nuk dyshova njehere te vetme mbi qellimin qe kishte Xavi kur insistoi qe une te stervitesha per vetmbrojtje madje edhe me arme? Si do ia dal te dal qe ketu tani? Une jam ne gjirin e mafias ruse. Jam e sigurt qe nuk do me leshojne kollaj tani dhe nese e bejne do perfundoj e vdekur, e hedhur diku ku askush te mos e gjeje trupin tim dhe akoma me keq, te mos me njohin fare...  Me ishte bere koka lemsh. Nuk mund ti perballoja kaq shume ne te njejten kohe.

Pa e kuptuar kisha ecur pa ditur ku, derisa e gjeta veten ne palester. Perballe meje ndodhej thesi i boksit. E veshtrova sikur te isha duke ekzaminuar trupin e njeriut. Dukej perfekt per nje operacion me grushta. Hoqa bluzen me vrull duke qendruar vetem me recipetat vishnje qe kisha veshur pak me pare. Nuk ishin veshje per stervitje, por çfare rendesie kishte tani? Duhej me patjeter te shfryhesha diku dhe thesi i boksit ishte i duhuri.

Gjuaja, gjuaja, gjuaja dhe akoma gjuaja. Gjithmone e me forte dhe me me inat. Ndjeja djegie ne stomak, por nuk ishte asgje krahasuar me dhimbjen qe une ndieja ne shpirt.

'Hemm mund ta di se kush eshte zonjusha kaq seksi qe ka aq force te gjuaj ne kete menyre thesin?' - ndalova sapo degjova zerin e nje mashkulli. Ndieva nje hije qe po qendronte ne anen time te majte, por nuk ishte hije. Ishte dikush, ishte mashkulli qe sapo me foli. Ai kalon perpara meje dhe tani kisha mundesi te shihja fytyren e tij. Menyra se si po me shikonte teksa mbante perqafuar thesin e boksit, e bente ekstremisht terheqes. Isha duke nxjerrur avuj nga veshet, kurse ai me zgerdhihej ne fytyre dhe syte i zhvendoste sa nga gjoksi te syte e mi.

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now