XXXI

656 36 36
                                    

Arlio

'Ndonje gje e re?' - pyeti Iván.

'Asgje e re. Nuk ka asgje gjurme te tradhetareve. Tani ose ketu ka tradhetare profesionist ose ata kane genjyer.' - shpjegova.

'Vazhdoni kerkimin ju. Nese ka diçka, ajo diçkaja do dal sezben. Mos e humbni shpresen. Athere kur e humb, ajo mund te shfaqet.'

Ktheva syte drejt Jacob qe vuri buzen ne gaz. Thjesht ngriti supet dhe shtremberoi turinjte. Po me thoshte "e sheh qe te thashe ia kemi dale" me ate shikim. Dhe ndoshta mund tia kemi dale me te vertete. Iván po shkelqen nga gezimi. Dallohet nga fjalet, shpresa dhe hovi qe ka marre. Definitivisht datelindja i paska vajtur mire ketij.

'Si ka mundesi qe kur nuk je ti ne qejf, jemi ne dhe tani qe nuk jemi ne, je ti?' - e pyeta kurioz.

'Epo ne balancojme njeri-tjetrin ne kete menyre. Shpresa duhet te mbetet gjalle. Duhet te dal dikush ti jap shprese tjetrit. S'eshte ne karakterin tone te dorezohemi kaq kollaj.'

'Ore Ivan nuk do na falenderosh fare per darken qe organizuam per ty? Mos harro, ne te sollem humorin se per pak ehee ike, ike. S'po e gjeje rrugen e kthimit.' - nderhyri Jacob.

Me vinte per te qeshur me tonin dhe fytyren serioze te Jacobit. I vetmi njeri qe me raste te ben te mbash barkun me dore dhe sidomos tani, kur e di qe eshte gati per te plasur ndonje nga ato te tijat, madje do e plasi me shprehje serioze.

'Faleminderit athere meqe e paskeni me merak. Darka ishte e bukur.'

'E bukur? Vetem kaq? Nuk do thuash a ishte pak e mrekullueshme, seksi, hot e te tjera e te tjera?'

Tani po. Jacob ishte gati. Une e Nick vendosen nga nje dore te koka dhe po shijonim shfaqjen. Jacob do e bente Ivanin te pendohej qe e nxorri nga dhoma e tij dje, me sakte nga kati fare per te fjetur diku tjeter.

Ende me vjen te qesh kur me zgjoi duke me gjuajtur me jastik.

Flashback

'A te thashe qe do ia dilnim? Filluan luften ata tani. Mire qe e filluan, por e filluan rendeshem fare. Ishin armatosur deri ne dhembe. As ne dhomen time nuk fle dot. Harruan ata qe kane komshi kati. I shkreti muri im. Kushedi a do e gjej gjalle neser apo jo? A mund te fle ketu se s'kam ku te fle tjeter?' - me tha si ata kalamajte e vegjel.

'Jacob ik se te ...'

'Na mor na. Zere se e the. Mire qe e the, por une kam asnjeri more. Ke do kapesh ti?'

'Do te kap ty meqe s'ke te tjere.'

'Mos more. Une qaja hallin se ishte bere Iván gay, por me duket se ti paske problem akoma me serioz. Obobo! Ti sapo ma bere edhe deklarate te hapur fare.'

'Nuk jam gay o idiot.'

'E shyqyr! Mos u merzit na aman te keqen. Me thuaj mos ke edhe ti ndonje qe te te bashkoj. Se u pa puna. Mua me bien perpjese keto organizime.'

Ndalova ne ate moment. Ky nuk ishte fare ne rregull. Por nuk munda ti ktheja pergjigjje. Zemra ime kishte akoma me shume kohe sesa e Ivanit qe lengonte. Te pakten Iván e kishte deri diku ate mundesine ta bente te tijen femren e tij dhe ja ku eshte sot, kurse une ... Une e kisha te ndaluar qe ne fillim dhe akoma e kam te ndaluar. Jam i detyruar te mos e shfaq vetveten dhe te fshihem nen masken e te ashtuquajturit 'mik i ngushte'. Ne fakt mik isha per te, ende jam per te, por a ekzistojne miq qe te shohin ne ate sy qe une e shoh ate?

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now