XXIX

600 39 19
                                    

Iván

Te gjithe duken te emocionuar per kete mbremje qe kane organizuar per nder te 35 vjetorit tim. Nuk e di se çfare dreqin ia ka marre mendjen ketyre qe mendojne te bejne feste tani qe jemi ne prag lufte me Davon.

Oli po me terhiqte nje pjese te pantallonave dhe kerkonte te me thoshte diçka. Ula koken drejt tij qe eshte aq i vogel sa arrin deri te gjunjet e mia. U perkula dhe e mora ne krah.

'Pse rri i ngrysur ti? Sot eshte datelindja jote. Kur une kam datelindjen mami me ben shume dhurata te bukura. Edhe ti do marresh dhurata sot.'

'Bota e te rriturve funksionon  ndryshe. Ne nuk marrim dhurata. Ne vetem urojme me fjale njeri-tjetrin.'

'Vertete? Sa kot. Athere nuk dua te rritem. Dua te rri perhere i vogel. Per kete je merzitur ti? Po mos u merzit. Do te bej Oli nje dhurate shume te bukur dhe ti do e pelqesh.' - me dha nje te buzeqeshur duke nxjerrur te tere dhembet.

'Çfare eshte kjo dhurata? Kur do ma japesh?'

'Kur te dua une do te te jap. Dhe dhurata nuk tregohet çfare eshte se ndryshe nuk quhet dhurate.'

Nenqesha me fjalet e ketij çamarroku. Eshte vertete i lezetshem. I vetmi femije qe mu fut per here te pare, me perqafoi, me puthi dhe nuk ka frike nga une.

Ne momentin kur une se prita, ai me perqafoi. Me perqafoi serish. Me sa duket me dashka vertete. Ku eshte pare ndonjehere qe nje femije te me futet ne kete menyre?

U degjuan disa taka qe kercisnin dhe te gjithe kthyem syte te shihnim Angelen dhe Alinen teksa zbrisnin shkallet. Nuk mund te shkepusja syte nga ajo. She's so fucking beautiful. Fustani i kuq i ngushte pas trupit i arrinte deri te pulpat e kembeve. Ishte i hapur ne kraharor, i hapur deri ne mes te kurrizit dhe i çare ne ane te kofshes se majte. Takat e larta e benin ti dukeshin kembet e saj te gjata e te holla sa here hidhte hapa. Eshte kaq seksi. Dreqin! Nuk mund ti shkepusesh syte prej saj. Dhe eshte zbukuruar ne kete menyre per mua, per datelindjen time. Vetvetiu me mbiu nje buzeqeshje. Kur shikimi jone u kryqezua ... Elektricitet nga te dyja palet.

'Vetem halla ime te ben ty te buzeqeshesh apo jo? Ajo eshte shume e bukur apo jo?'

Nuk ia vura shume veshin Olit edhe pse e degjova çfare me tha. Eshte vetem nje femije. Nje femije qe flet me shume se ç'duhet per moshen e tij. Nje femije qe do te nderhyje kudo. Nje femije trazovaç qe mund te kthej çdo gje permbys. Por çuditersisht nje femije qe kap gjera ne ajer me shpejt se te tjeret.

'Te pelqen halla ime ore?' - me gjuajti ne kraharor qe te me terhiqte tamam vemendjen dhe ti ktheja pergjigjje.

'Pse kjo pyetje?'

'Me kthe pergjigje.' - me kerkoi serioz.

'Jo.'

'Genjeshtar. Ti e do hallen time. Ti buzeqesh sa here shikon hallen time.'

'Nga e ke kuptuar ti kete?'

'Sekreti im.' - filloi si ngerdheshej si djall i vogel. Femije trazovaç.

E leshova ngadale ne toke dhe menjihere vrapoi drejt te emes. Hodha shikimin mbi Stepan qe doli perpara Angeles. Nuk me shpetoi ai shikimi i tij. Ai po e zhvishte me shikim. Me erdhi ta vrisja, kur i vendosi duart ne krahet e saj dhe flirtonte kaq hapur. Supozohet te jete datelindja ime, jo festa e zgjimit te Stepan.

Ne ate moment ajo hodhi shikimin mbi mua. Pse dreqin me shikon mua teksa jane aq afer njeri-tjetrit? Ka ndermend te me tregoje se ajo ka zgjedhur ate ne vendin tim?

'Do nisemi apo po rrime ketu?' - nuk mund te duroja ta shihja kete lloj skene para syve te mi.

Isha i pari qe dola nga shtepia drejt makines sime. Nick erdhi bashke me mua ne te njejten makine. Arlio iu bashkua Jacobit. Kurse ajo vendosi te shkonte me Stepan. Te pakten ndodhet edhe Alina me Olin ne ate makine bashke me to, se vertete do me ishin bere nervat kaçurrel nese do ishte vetem per vetem me te ne makine. Nuk i kam besim atij idiotit.

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now