Angelina
U ngrita heret kete mengjes. Jo per te shkuar drejt insituticionit ku une punoja, por drejt nje vendi teper te qete, qetesine e te cilit zor se e ke mundesine ta gjesh ne jeten tende te perditshme. Eshte nje lloj vendi ku edhe hapat e tua degjohen kur hidhen dhe muzika e vetme qe shoqeron sfondin eshte melodia e kenduar prej disa zogjve shtegtare.
U perkula dhe preka ate mermer akull te ftohte. Mbylla syte dhe ftohtesia e tij arriti te me pershkronte tere trupin dhe te me dritheronte. Syte i hapa serish dhe u ula diku aty ne ane. Fillova te flas me te, me shpirtin qe ndodhej brenda ketij mermeri, fytyra e te cilit qendronte vetem pak metra larg meje dhe me buzeqeshte.
Nisa ti rrefej te gjithe ndodhite e fundit, madje edhe realizimin ne sukses te operacionit te nje dite me pare. Ai me degjonte me kujdes. Gjithmone me ka degjuar. Ende vazhdonte te me degjonte. Por me perpara shkembente disa fjale me mua, kurse tani... ka vetem qetesi.
'Me vjen shume keq Xav. Me vjen keq shpirt. Nuk mundem dot te harroj. Te betohem se po perpiqem por thjesht nuk mundem... Nuk eshte aq e lehte. Nuk ishte e lehte per mua. Ti me le te vetme. Ti nuk mendove per mua. Nuk mendove per gruan dhe femijen tend. Nuk mendove per asnjerin prej nesh. Djali yt eshte rritur Xav dhe ti nuk pate mundesine ta shihje. As une nuk e kam pare qe prej dy vjetesh. Por tani duhet te gezohesh. Familja jote po bashkohet pas kaq shume kohesh. Kam marre vendimin te shkoj te jetoj me ta, por serish nuk e di... Duhet te ekzistoje nje arsye qe ajo u largua nga une. Po sikur ajo te mos me doje prane vetes? Po sikur te doje te ... Une nuk rri dot larg Olit Xav. E kam te pamundur. Ai femije me kujton ty...'
Nje dore e vendosur ne supin tim me beri te trembesha, por u qetesova menjihere kur prane meje nuk qendronte askush tjeter perveç Alines.
'Kush ta ka mbushur mendjen me te tilla mendime? Kush te ka thene se une nuk te dua prane vetes?' - ajo shtrengoi duart e saj me te mijat dhe u gjunjezua perpara meje.
'Une kam nevoje per ty Angela. Ishte thjesht nje çeshtje qe me beri te largohesha prej teje per aq kohe. Do te te tregoj, por jo tani.' - fill ketyre fjaleve filloi te me buzeqeshte embel.'Çfare?' - e pyeta kur e pashe qe nuk po mi ndante syte.
'E vertete eshte ajo qe degjova, qe ke vendosur te vish me mua?' - me pyeti e emocionuar.
'Nuk kam rruge tjeter. Ti edhe Oli jeni familja ime e vetme. Do te vij me ju deri ne fund te botes, ne rast ju vertete deshironi te me keni prane.' - iu pergjigja duke buzeqeshur me lot ne sy.
'Dua qe ti heqesh keto mendime. Alina te betohet qe ka ekzistuar nje arsye teper e forte qe me shtyu te beja ate qe bera per aq kohe. Te lutem mund te me falesh per veprimin tim?'
'Vetem se me the te lutem do te te fal.' - i thashe me ton humoristik dhe ajo me buzeqeshi me gjithe shpirt. Zgjati krahet dhe me perqafoi. Une e shtrengova pas vetes. Me kishte munguar ajo. Me kishte munguar kunata ime, qe ishte shume me teper me kaq...
'Kete here eshte koha te mbahet premtimi Xav. Erdhi ajo kohe. Ángela do behet pjese e jona tani. Ajo do jetoje me ne dhe ne te gjithe do kujdesemi per njeri-tjetrin.' - lemoi me duart e saj foton e te shoqit dhe e puthi pasionisht. Ajo ende e donte. Ende nuk e kishte harruar. Asaj i mungonte ai. E lashe te zbrazte veten prane tij. E kishte te nevojshme ta bente kete, prandaj nuk nderhyra.
Pasi mbaroi erdhi dhe u ul prane meje.
'Neser eshte koha te largohemi. Je gati?'
'Gati jam. Kam vetem disa pune te vogla qe i mbaroj brenda dites dhe neser do nisemi.'
U pershendetem per te fundit here me Xav dhe secila prej nesh mori rrugen e vet. Neser do ritakoheshim serish. Nuk e pyeta per asgje. Nuk e pyeta se ku do te shkonim. Nuk e pyeta pse do te shkonim. Per mua kishte rendesi te isha prane tyre, prane kunates sime dhe nipit tim, prane familjes sime te mbetur pas vdekjes se tim vellai.
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...