Ju del dhe ju tepron kjo pjese per sot 😂😂
Iván
'Stepan u zgjua.'
'E di. E mora vesh.'
'Edhe?'
'Edhe çfare?'
'Nuk ke asgje per te thene?'
'Ça dreqin te them Jacob?'
'Nuk e di. Diçka. Çfare do bejme tani e tutje?'
Sinqerisht nuk e dija çfare do ndodhte tani e tutje. Kisha 4 vite e gjysme po mundohesha te zbertheja disa kode fjalesh dhe nuk ia kisha arritur. Nuk kam lene gur pa levizur ne çdo cep dhe asgje. Xav ka shkuar shume larg, thuajse do kete mberritur aty ku duhet, ka arritur ta zbuloj sekretin dhe prandaj Davon e hoqi qafe. Eshte detyra ime ta gjej ate te vertete dhe ta çoj punen deri ne fund.
'Ne fillim dyshova per humbjen e kujteses se tij, por me vone ... Nuk e di mor Ivan, por ai duket shume real. Duket sikur e ka humb vertete kujtesen nga reagimet qe ben.'
'Stepan eshte aktor i mire.'
'Nuk kam dyshim, por serish ... nuk e di kete here. Kemi rene ne bela.'
'8 vjet eee? Jane shume 8 vjet.'
'Çfare po mendon Ivan?'
'Steven me tha se mund te humb kujtesen, por jo me shume se 5 vjet dhe fakti se ai ka qene ne koma ... nuk ka pasur ngjarje te reja. Ne mendjen e tij vertiteshin ngjarje te se shkuares. Keshtu qe eshte e pamundur te harroj ngjarje qe e ndryshuan teresisht ate njeri. Por edhe mundet. Nuk e di ça te te them. Duhet ta vendosim ne prove per te vertetuar te verteten. Nuk duhet te flasim keshtu kot se koti, ne ajer.'
'Ta vendosim ne prove? Ok jam dakort, por kur?'
'Jo tani. Te kaloj pak kohe. Ta leme te mendoj se ka fituar. Ndoshta kujtimet i kthehen pak nga pak dhe ... perfekt per te pare sa shtiret. Dua te bjere vete me kembet e tija brenda.'
'Ke ndonje plan Iván?'
'Per momentin halli im eshte Davon. Merruni ju me Stepan. Duhet ta gjej ate te vertete medoemos, por se di ku dreqin ta kerkoj me.'
'Je vertete i sigurt qe i ke interpretuar ashtu si duhet fjalet e Xavit? Jo per gje, por po na lodh kjo gjeagjeze dhe nuk do me zej shpirti rehat as ne varr nese Davon fiton serish edhe kete here.'
'Jam shume i sigurt. Ai e ka gjetur Jacob, e ka gjetur menyren sesi te rrezonim Davon. I ka rene pikes ku duhet. Pse mendon se Davon insitoi derisa e hoqi qafe? Ne rame dakort per tjeter marreveshje per te lene Alinen rehat dhe ai si dukej e kishte mjaft me qejf? U kujtua se duhet te hakmerrej ai se iu thye zemra nga dashuria per Alinen? Nah, nah, nah Jacob.'
'Mund te kesh te drejte. Truri im ka ngecur Ivan. Nuk punon fare per momentin. Mire qe te kemi ty qe i merr gjerat avash avash e qete se ne ... do kishim shkalluar tere keto vite duke ndjekur nje piste qe duket sa reale aq edhe irreale ne te njejten kohe.'
Nuk ia vura shume veshin fjaleve te tij edhe pse i degjova. Mendja fluturonte ne destinacione kerkimi per te verteten. Duhet te ulem e ti shoh edhe njehere me kujdes te gjitha pikat. Diku duhet te jete. Ndoshta edhe nje pike qe mund ta kem kaluar pa i kushtuar shume rendesi. Ndoshta nje pike e re qe se kam hasur. Ose ndoshta eshte akoma me afer dhe nuk jam ne dieni per kete. Po kerkoj diçka te pamundur, por kam besim, kam besim te Xav. Ai ishte i bindur. Duhet te ulem me qetesi dhe ti rishikoj edhe njehere nga e para. Nuk ka rruge tjeter. Nuk mund te pres me. Duhet te bej edhe njehere perpjekje. Nese rezulton e kunderta ... Davon fiton serish dhe kurren e kurres nuk mund ta lejoj kete.
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...