XXXVI

602 37 30
                                    

Iván

'Çfare ka ndodhur Iván? Çfare zbulove?'

'Çfare nuk zbulova thuaj.'

'Epo fol pra. Mos na ler te presim me shume.'

'Duhet te beheni gati per nje bomb.'

'Çfare bombe?'

Nxorra fleten nga xhepi. E mbajta per pak ne dore para se t'ia dorezoja atyre ta lexonin. Hodha syte drejt tyre dhe po i shikoja. Si do reagonin ata? A do shokoheshin aq shume sa une? Sepse ishte e pamundur te mos shokoheshin. Ishte e pamundur te mos vrisje mendjen se çfare do ndodhte tani e tutje. Jemi vertete ne telashe kete here.

'Lexojeni kete. Do flasim me pas.'

Ia drejtova letren te parit Nickut. Me pas ai do e dorezonte edhe te te tjeret qe ta lexonin.

'E vertete eshte kjo Iván? Eshte e pabesueshme. Bastardi m*tit. Jemi keq kete here. Te betohem. Nuk shoh asnje rrugedalje.' - qe reagimi i Nick pasi perfundoi letren i cili filloi te dridhte kemben e djathte nga nervozizmi.

E mbeshtesja mendimin e tij. Tashme situata jo qe eshte keq, por eshte akoma me keq seç ka qene me pare. Dhe ndoshta mund te perkeqesohet akoma me keq. Jemi te gjithe ne rrezik.

'ÇFARE? Nuk mund ta besoj. Fuck it all. Huh! Ivan ... Si ka mundesi qe ai eshte ...? U dogjem kete here! Nuk mund ta besoj se ky qenka fundi. Çfare m*t fundi qenka ky?' - reagoi Jacob akoma me i tensionuar se Nick.

Arlio nga ana tjeter, kur pa edhe kete veprim te Jacobit, u çua prej vendit dhe ia mori letren nga dora. Filloi ta lexonte me kembe. Nuk u ul per asnje moment. Po prisja edhe reagimin e tij qe te pyesja ç'mund te benim.

'Arlio?' - e pyeta, kur ai reagoi, vetem shfryu me te madhe dhe i dha nje grusht ajrit.

'E vertete eshte kjo?' - mu drejtua.

'Do doja te mos ishte, por siç e shihni Xav nuk mund te genjej.'

'Do te thuash qe ne te gjithe paskemi qene lolo? Na rrofte ne qe jemi marr tere qejf kohet e fundit me koke ne punet tona. Ia kemi futur vetes. Kemi groposur akoma me shume veten. Ai di çdo gje. Absolutisht çdo gje. Dreqin! Sa e urrej! Sa do doja t'ia thyeja turinjte atje ku eshte.' - Jacob shfrynte inatin me keto fjale, por tashme keto fjale nuk na ndihmonin me. Duhet te mendonim diçka shpejt, para se Davon te vepronte.

'Diçka nuk kuptoj une.' - shprehu Nick dhe ktheva syte drejt tij.
'Nese tere kete kohe ... ka pasur mundesi te veproj, pse nuk ka vepruar? Çfare ka pritur akoma? Çfare plani te kete bere ndermend?'

'Ka planin si te na fusi plumbin ne b*th qe te gjitheve ne.' - u pergjigj i acaruar Jacob.

'Me e çuditshme nese eshte ky person, ky qe eshte, çfare ka dashur prej Alines dhe Angelines? Nese synimi i tij jemi ne, çfare problemi ka me to?' - shtoi Arlio.

'Ndoshta ka menduar se eshte duke i mbrojtur nga ne. Fundja ne jemi te keqinjte per te. Ketu ai del me i miri.' - u pergjigja pa asnje emocion. Çdo gje ishte zhdukur tani. Çdo emocion ka humbur, por shpresoj te mos kete humbur pergjithmone.

'Çfare do te thuash Iván? Qe do dorezosh Angelinen ne vend te Stepan meqe qenka kaq i mire, apo akoma me mire, dorezoi edhe Alinen me Olin bashke me te. Davon do kujdeset mire per te tre ata? Keshtu Iván?'

'Nuk thashe kete Arlio. Me degjove gje qe une ta thoja kete?'

'Tani ky Davon cili prej te dyve eshte i verteti?' - pyeti Jacob. Te njejten pyetje qe edhe une i beja vetes.

'Une them se i ka te dy karakteret. Nese ai ka dashur te mbroj Alinen dhe Angelinen prej nesh, pse duhet te vriste Karolinen? Çfare i kishte bere Karolina? Nese ai do ishte vetem ai qe do ishte, nuk do e kishe vrare ate. Mund ta kishte rrembyer, por nuk do e kishte vrare.'

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now