Angelina
Kishin kaluar 2 ore dhe ende kisha ne mendje traumen me perpara. Ende nuk e kisha harruar, asnje sekond te sajin.
Ndodhesha e ulur aty ne pllakat e ftohta dhe nuk me behej vone aspak. Iván ndodhej ne karrigen ngjitur me mua. Nuk guxoja te ngrija syte. Nuk guxoja ta beja. Nuk dija ç'te mendoja. Ai qelloi dike perpara syve te mi. Kurre nuk kisha qene deshmitare e nje situate kaq te shpifur, por Iván ma siguroi heren e pare. Pastaj me mbrojti duke pranuar plumbat ne vendin tim. Me beri te qaja e te bertisja se mos ikte dhe me linte vetem si Xavi, kur ne mendje ai kishte tjeter gje. Kam filluar te ndiej diçka per te, por nuk besoj se eshte dashuri. Une nuk mund te ndiej dashuri per dike si Iván. Nuk mund te ndiej per nje vrases. Eshte me teper nje nevoje shume e dobishme, nje terheqje shpirterore dhe fizike, te dyja bashke te miksuara...
Me vjen inat me veten. Para se ti binin te fiket, pandeha se do me thonte 'te dua', por ai nuk e beri. Edhe ne prag te vdekjes nuk donte te mi thoshte ato fjale. Me mire qe nuk mi tha, por edhe doja ti degjoja. Kur hapa xhaketen e tij dhe pashe qe kishte veshur antiplumb, u lehtesova. Nuk me tha ato fjale, sepse e dinte se nuk do vdiste. Tani qe eshte mire, nuk guxoj ta shoh. Dyshimet dhe paqartesite kane kaptuar koken time. Pse me mbrojti? Sepse jam motra e Xavit apo sepse me do?
Vitet kaloje dhe une ndryshoj. Nuk kam qene e tille me pare. Nuk kam pasur mendime te tilla. Nuk e kam ndjere nevojen e dikujt qe te me kuptonte dhe te kishte lidhje shpirterore me mua, por tani... Kur kalon nje fare moshe dhe kur thuajse gjithe kohen e ke kaluar e vetme e ndien te nevojshme pranine e dikujt, sidomos pranine e nje mashkulli te te perqafoj dhe te thote fjale te ngrohta.
Isha vetem 9 vjeçe kur prinderit me vdiqen ne nje aksident automobilistik. Une dhe Xav mbetem vetem. Ç'mund te benin dy femije, njeri 9 dhe tjetri 15 vjeç? Qe ate moment kujdesin tone e mori persiper gjyshja jone. Ajo me shume u kujdes per mua, sepse Xav filloi te punonte fort te siguronte pak te ardhura per vete dhe per ne. Me vinte keq qe nuk mund te ndihmoja vellane tim dhe gjyshen, por nuk ishte ne doren time. Askush nuk merrte ne pune nje femije. Ne moshen 17 vjeçare Xav u largua jashte shtetit. Me tha se kishte gjetur nje pune me te mire dhe me te ardhura me te larta. U trishtova. Edhe pse jetonim ne nje shtepi, ne shiheshim rralle, kurse tani nuk do kisha mundesi ta shihja fare. Mesova fort te beja tim vella te ndihej krenar per mua dhe ia arrita. Por vellai im nuk ishte ai qe une mendoja se ishte. Kete e zbulova shume vone. Tani ai as nuk mund ti pergjigjej dot pyetjeve te mia.
Gjyshja ime vdiq kur isha 19 vjeçe. Qe athere jetova e vetme dhe u mesova me vetmine. Por nuk eshte edhe aq e bukur qe gjate gjithe kohes te shkoje ne fakultet dhe kur te vije, te mos kishe askend qe te priste te pragu i deres. Te mos kishe dike qe te pyeste si ia kalove. Askush me mire se une nuk e kuptonte rendesine e kesaj pyetje. Me raste disa persona kur u behen te tilla pyetje nga familjaret e tyre, i duken te perditshme dhe monotone, i ben te mos i marrin seriozisht dhe te merziten. Une deshiroja te me pyesnin, kurse ata qe i pyesnin nuk ia dinin vleren. Me kane munguar njerezit qe ti kisha afer, te nderroja nje muhabet me ta, te shprehesha sesa bosh ndihesha ... Keshtu u shnderrova ne njeri te ftohte dhe problematike me shprehjen e botes sime shpirterore. Sado qe qaja me raste kur isha e mbushur plot, asnje nuk e mbushte zemren time. Xav vinte te me shihte me shpesh se me pare, me dergonte te ardhura çdo muaj, por serish nuk ka qene aty me mua ne momentet e mia me te veshtira. Me mungonte. Shpesh here i kam thene se me mungonte.
Álvaro dalengdale po behej vellai i dyte per mua. Shpesh here ka fjetur ne shtepine time qe shtepia te mos me dukej bosh, edhe pse ai kishte nje familje te veten. Me ka qendruar afer ne ditet e mia te veshtira. E vleresova shume per ate qe beri per mua, por ... e ndieja vetem me te keqe se ai. Fillova te doja me te miren per te. Nuk doja qe ai te dashurohej me dike si puna ime vetem se e ndiente veten te detyruar apo ndiente keqardhje per mua. Nuk doja te ndiente per mua aq sa te me shihte si te vetmen femer per te. Nuk doja te futej ne boten time, ne boten me te ftohte te mundshme. Ende e ndiej veten fajtore per te. Me duket sikur nga ndjenja qe ai ushqente per mua, iu fut botes se mjeksise, vetem per mua, per te qene prane meje. Nuk e pranova aspak vendimin e tij, por ai nuk me degjoi kur e kundershtova. Une kisha nevoje per dike qe ishte akoma me keq se une, jo per dike me te mire se une. Doja te kisha te beja me dike qe ishte akoma me keq se une, te me kuptonte sesa keq ndihesha shpirterisht pa ia treguar situaten, qe te dashurohej pas meje dhe te me bente ta ndieja veten me te mire. Personat e mire ishin rrezik per mua, ata e kane kete aftesi qe te bejne te ndihesh keq dhe te ndihesh sikur po i lendon ata. Doja dike qe ishte akoma me keq se une, me i djegur se une ... Doja te futesha ne boten e tyre dhe te bindja veten se ka edhe me keq.Ndoshta nuk duhet te mendoja te ndaloja me kerkimin e ketij personi. Ivan i ka keto karakteristika, por sa keq ... nuk doja qe ai person qe te bente te ndihesha mire me veten, te ishte vrases. Ai nuk me bente te ndihesha mire me veten. Ai me bente te kisha frike per veten dhe te afermit e mi.
Steven doli nga dhoma te gjthe u drejtuan drejt tij.
'Asgje serizore. Ai eshte jashte rrezikut per jeten.' - shprehu.
U qetesuam te gjithe. Secili u nis ne punen e tij, por une nuk leviza prej vendit. Afrova gjunjet afer kraharorit. Me krahet e mi i rrethova ato dhe siper tyre vendosa koken time. Ndieva dike te ulej ne anen time ashtu si une. E dija qe ishte ai. Nuk ishte e nevojshme ta shihja.
'Me vjen keq per gjithçka. Nuk doja te ishe deshmitare e gjithe kesaj. Kjo eshte ajo me te cilen rrethohemi çdo dite dhe arsyeja pse Xav te mbajti larg kesaj.'
'Sa shume te ka treguar Xavi per mua?'
'Mjaftueshem sa te di gjithçka per ty, vetem nga fjalet e tij.'
Ktheva koken drejt tij thjesht per te pasur kontakt me syte e tij nderkohe qe flisnim.
'Pse ndodhem une ketu?' - pyeta qetesisht.
'Do ishte me mire qe keto qe ndodhen, te ndodhnin ketu, ku ne kishim mundesi te mbronim, sesa te ishe e vetme dhe te mos dije si te reagoje.'
'Pse me ndodhin pikerisht tani dhe jo me pare? Xav prej vitesh ka qene si ju, ju e gjithe e dini.'
'Jo te gjithe e dinin. Ne qe e dinim nuk do tregonim kurre per ekzistencen tende. Por vitet e fundit te tjere kane zbuluar per ty dhe nuk kisha zgjidhje tjeter veçse te te sillja ketu.'
'Kaq besim ka pasur Xav qe me la amanet te ti?'
'Nuk e di. Ai ishte shoku im me i mire. Nuk e di pse e beri. Ai e njihte shume mire karakterin tim. Une di vetem te vras, te torturoj njerez pa pike meshire... Ky jam une dhe nuk ndryshoj dot sado qe te perpiqem.'
Pergjigjja e tij nuk me mjaftonte. Pergjigjja e tij nuk ishte pergjigjja qe une deshiroja.
'Nese te njihte kaq mire athere pse me la amanet te ti?'
'Ai ka qene bashke me Stepan pengje te Davon, para se te vdiste. Ndoshta sepse une isha i vetmi i gjalle.'
'Pse jo te Arlio, Jacob apo Nick? Ju te gjithe keni qene shok. Pse dreqin pikerisht te ti?' - ngrita zerin e nervozuar.
'Xav nuk eshte me gjalle te na pergjigjet. Nuk e di arsyen pse. Edhe une do doja ta dija, por ja qe nuk e kam mundesine ta di.' - u nervozua edhe ai. U ngrit qe aty me te shpejte dhe kaloi doren pas qafe i tensionuar.
'Do jem ne dhomen time nese do te duhet diçka.' - me tha pa mi hedhur syte dhe u largua me te shpejte.Njeri i çuditshem! I bera thjesht nje pyetje, nje pyetje ta haje dreqi dhe e di qe e ka nje pergjigjje, por nuk do qe te ma jap. Dashuria qe ai ndien per mua nuk eshte pergjigjja e pyetjes sime. Ka diçka tjeter ne kete mes, por askush nuk me tregon asgje.
U ngrita edhe une per tu nisur drejt dhomes sime, por jo pa pare Arlion pertej xhamit me pare. Ai ishte plagosur ashtu si Ivan, jo ne zemer, por ne krah, jo me plumb, por i çare nga nje thike e ngulur thelle qe mundej edhe ti paralizonte krahun.
Si ju duk?
Ndonje mendim çfare eshte duke ndodhur?
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...