Jacob
Kam vezhguar me kujdes gjendjen e gjithesecilit ne kete shtepi dhe asgje nuk eshte me e njejta pas zgjimit te Stepan. Asnje nuk e ka me lumturine e meperparshme. Asnje nuk duket se eshte vetvetja. Te gjithe po sforcohen per te qene dikush tjeter. Dhe nuk mund ta lejoj qe te gjithe te sillen si fantazma ne kete shtepi. Duhet te bej diçka. Diçka qe t'ua ngrej moralin. Diçka qe ti bej te kuptojne se nuk ka kthim pas, pas gjitheve ketyre qe po bejme. Pas kesaj nuk do kemi kohe mjaftueshem te ndajme me njeri-tjetrin. Askush nuk e di cili do jete fundi. Askush nuk e di se ç'rrjedhe do marr ai fund.
Nuk do shume mend te kuptosh se pas punes se palodhshme dhe kerkimit te thelle me koke te Ivanit, fshihet doktoresha. Ai gjithçka po e ben per te, po e ben per te mbajtur premtimin, por edhe sepse ka nje arsye me shume se te tjeret. Ai e dashuron ate femer dhe per ta mbrojtur ate ai eshte gati te bej çdo gje. E ndiej si detyre ta ndihmoj. Ai gjithmone na ka ndihmuar. Eshte koha qe edhe ne te bejme diçka per te dhe une do e bej.
Kur mendoj thelle thelle, ai as Stepan nuk e ka lenduar tere keto kohe. Ai e ka mbajtur gjalle, edhe pse e dinte qe per kete rrezikohej Angela. Ndihem keq per te dhe ato qe ai po kalon. Ai nuk shprehet, por e di qe ndihet fajtor per ato ç'ka ndodhur. Ndihet fajtor qe nuk mundi ta shpetonte ne kohe Xavin. Tani ndihet akoma me keq sepse amanetin e tij nuk duhet kurresesi ta thyej. Ai ka nje zgjedhje midis Stepan dhe Angeles dhe ende nuk ka zgjedhur. Eshte munduar ti shpetoj te dy dhe e ka bere. Eshte zgjedhje e veshtire per te. Te gjithe e kuptojme. Por Iván ka germuar ne çdo cep. Une e di sesa. Di çdo koordinate qe ai ka shkelur. Di sesa eshte mundur te gjej ate dreq te vertete, kuptimin e atyre dreq fjaleve ... Xav i ka fshehur shume mire dreqin ato prova. I ka fshehur qe askush te mos i gjej, me sakte Davon te mos i gjej. Por kjo po na torturon te gjitheve. Ato prova duhet te shfaqen dreqin. Duhet te jene diku. Kemi 4 vite e gjysem qe kerkojme per to. Kemi edhe shume pak kohe. Koha po mbaron. Duhet te dorezojme ose Angelen ose Stepan te Davon. Iván ende nuk eshte dorezuar dhe e admiroj tej mase ate forcen e tij qe nuk ndalon. Ende kerkon. Ende ka shprese. Nuk i lejon vetes te kaloj as kohe mjaftueshem me doktoreshen e tij. Nuk kerkon asgje qe ta shperqendroje. Kerkon te verteten. Kerkon ta gjej menyren per te mposhtur Davon. Kerkon te mos dorezoje asnje prej tyre.
Hapa deren e zyres se tij dhe u futa brenda. Kudo kishte vetem letra, letra te shperhapura gjithandej. Dokumente, foto, koordinata ... Kishte vendosur tabela ne mur dhe kishe filluar serish kerkimin. Ishte fokusuar aq shume ne ate qe po bente saqe as koken nuk e ngriti te me shihte. Mendja e tij ishte vetem pune, pune, pune ... Dreqin! Duhet te pushoj pak! Duhet te shikoj se çfare dreqin po i ben vetes!
'Ndonje gje e re?' - e pyeta dhe iu afrova tavolines.
'Ende asgje. Po kerkoj ende.' - u pergjigj i qete. Nuk kuptoj çfare durimi ka ky njeri? Nga gjithe kjo pune dikujt i iken mendja, behet agresiv, humbet durimin dhe bie ne ate depresion qe tashme asgje nuk mund te rregullohet, kurse ky ... Ky ka kaq durim. Ky ende eshte i qete. Toni i tij eshte i qete.
'Çfare ke ndermend te besh?'
'Ate qe duhet bere.'
'Sa do zgjas?'
'Aq sa kohe me duhet.'
'Ivan ... Je ne vete apo jo?'
Nuk me ktheu pergjigjje.
'Duhet te qetesohesh mor burre. E ke pare veten? Ke tri dite qe ngele siper ketyre shkresurinave dhe nuk ke kohe per veten tende. Nuk ke kohe as per Angelen tende.'
Serish nuk me ktheu pergjigje. Ahh Ivan! Ti te leviz trurin e vogel prej vendit me kete sjellje.
'Ore me degjon ti apo jo?' - u detyrova te terhiqja fleten qe ai po mbante perpara dhe ne kete menyre ai ngriti syte te me shihte. Oh syte e tij! Syte i jane skuqur dhe kane vene rrathe te zinj poshte tyre. Ai ende nuk ndalon. Duhet te bej diçka. Menjihere. Qe tani.
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...